Thaçi uron për Festën e Krishtlindjes
![Thaçi uron për Festën e Krishtlindjes](https://gdb.rferl.org/13A367DD-D175-4D1B-B13C-47B819770053_w800_h450.jpg)
President i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Ipeshkvinë e Kosovës dhe qytetarët e krishterë të vendit për Festën e Krishtlindjes.
Përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, presidenti Thaçi ka uruar që kjo festë e rëndësishme për besimtarët e krishterë dhe mbarë njerëzimin, “të sjellë sa më shumë paqe e dashuri në familjet dhe shoqërinë tonë”.
“Kremtimi i Krishtlindjes gjithmonë bart me vete mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që garantojnë një të ardhme më të begatshme për brezat e rinj. Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë e kudo që janë”, ka shkruar presidenti Thaçi.