Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31

Një gjyqtar amerikan tërhoqi ndalesat për disa refugjatë

0
Një gjyqtar amerikan tërhoqi ndalesat për disa refugjatë

Një gjyqtar federal amerikan në Sietël i ka tërhequr ndalesat ndaj refugjatëve të caktuar me lidhje të afërta në Shtetet e Bashkuara, që ishin urdhëruar nga administrata e presidentit Donald Trump.

Gjyqtari amerikan, James Robart, të shtunën mbrëma ka vendosur në favor të organizatave, Bashkimi Amerikan i Lirive Civile (ACLU) dhe Shërbimi i Familjes Hebreje (JFS), pasi ato kanë argumentuar se kjo politikë i kishte parandaluar njerëzit nga disa vende me popullatë shumicë myslimane, që të ribashkohen me familjet e tyre, të cilat jetojnë legalisht në Shtetet e Bashkuara.

Gjyqtari ka urdhëruar që qeveria federale t’i procesojë disa aplikime të refugjatëve, por tha se vendimi vlenëvetëm për njerëzit që kanë “marrëdhënie të afërta” me personin ose entitetin në Shtetet e Bashkuara.

Ndalesa e fundit ishte bërë fuqiplote më 24 tetor, pasi presidenti Trump e kishte paraqitur një urdhër ekzekutiv duke e vazhduar programin për refugjatë, por me “kapacitete të shtuara të verifikimit” duke pritur 90 ditë për rishikim të sigurisë, që është dashur të skadonte në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm.

Vendimi i gjyqtarit Robart thotë se administrata mund ta kryejë rishikimin 90 ditësh të sigurisë, por kjo nuk mund ta ndalë procedimin ose pranimin e refugjatëve, të cilët kanë lidhje në Shtetet e Bashkuara.

Organizatat ACLU dhe JFS kanë argumentuar në gjykatë më 21 dhjetor se ndalesa shkakton dëmtim të papërmirësueshëm dhe disa njerëz i vë në rrezik.

Avokatët e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara kanë pretenduar se ndalesa është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Ndalesa ishte zbatuar te bashkëshortet/bashkëshortët dhe fëmijët e vegjël të refugjatëve, të cilët tashmë janë vendosur në Shtetet e Bashkuara. Urdhri, praktikisht, e kishte pezulluar programin e refugjatëve për njerëzit nga 11 vende të kategorizuara si shtete me Vlerësim Konsultativ të Sigurisë (SAO).

Vendimi i fundit gjyqësor nuk ka të bëjë me refugjatët e rinj potencialë nga 11 vende, nëse ata, po ashtu, kanë marrëdhënie të afërta me ndonjë person ose entitet në Shtetet e Bashkuara.

Administrata nuk e ka paraqitur listën e shteteve, por mediet kanë raportuar se aty gjenden Egjipti, Irani, Iraku, Libia, Mali, Koreja Veriore, Somalia, Sudani Jugor, Sudani, Siria dhe Jemeni. Të gjitha këto vende, me përjashtim të Sudanit Jugor dhe Koresë Veriore, janë me popullatë shumicë myslimane.

Të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit tregojnë se shtetasit e 11 vendeve i përbëjnë afro 44% të 54 mijë refugjatëve, që janë pranuar në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit të fundit fiskal.

Në këtë aspekt, Iraku, Siria, Somalia dhe Irani, kanë më së shumti arritje të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat tregojnë, po ashtu, se prej 2,600 refugjatëve iranianë, që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar, shumica prej tyre ishin të krishterë.

Në vendimin e tij gjyqtari Robart i ka cituar ish-zyrtarët e Qeverisë që kanë thënë se ndalesa për anëtarët e familjeve do “ta dëmtonte sigurinë kombëtare dhe interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Gjyqtari Robart tha se vendimi i tij i ripërtërin procedurat për anëtarët e familjeve, aty ku kishin mbetur para ndalesës së muajit tetor, dhe ka theksuar se ata tashmë janë përfshirë në procesin e verifikimit të individëve.

Në deklaratën e paraqitur pas vendimit të gjyqtarit, zëdhënësja eDepartamentit Amerikan të Shtetit, Lauren Ehrsam, tha se “ne nuk pajtohemi me vendimin gjyqësor dhe aktualisht po i shqyrtojmë hapat e ardhshëm”.

Administrata Trump është përpjekur fuqishëm për vendosje të kufizimeve për imigrim, të cilat do të kishin edhe miratim nga gjykatat.

Përgatiti: Fatmir Bujupi





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Элджей

Рэпер Элджей выступил на фестивале «Черника Fest Music» в Новосибирске




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Людмила Самсонова

Самсонова поддержала Андрееску после победы над ней в финале турнира в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Сергей Собянин

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России