Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Декабрь
2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31

Kundërshtohet vendimi iranian për të dënuar me vdekje studiuesin suedezo-iranian

0
Kundërshtohet vendimi iranian për të dënuar me vdekje studiuesin suedezo-iranian

Familja e studiuesit suedezo-iranian, dënimi me vdekje ndaj të cilit është konfirmuar sërish nga autoritetet iraniane, ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke thënë se rrëfimi i tij ishte “shtrembëruar” dhe se ai nuk ishte në pozitë të tillë që të kishte qasje në sekrete shtetërore, për të cilat akuzohet se i ka shpërndarë.

Banori i përhershëm i Suedisë, Ahmadreza Djalali, i cili ka specializuar për mjekësi emergjente, është arrestuar gjatë muajit prill dhe më pas është dënuar me dënim me vdekje për spiunim tek Izraeli.

Autoritetet iraniane kanë pretenduar se Djalali i ka dhënë informacione agjencisë së Inteligjencës së Izraelit për planet e mbrojtjes dhe ato bërthamore të Iranit, të cilat më pas kanë rezultuar me vrasjen e të paktën dy shkencëtarëve.

Autoritetet po ashtu supozojnë se Djalali dhe familja e tij kanë fituar lejen për qëndrim në Suedi, në këmbim të bashkëpunimit me Mossadin.

Mirëpo pasi prokurori, Abbas Jafari Dolatabadi, ka njoftuar më 25 dhjetor në Teheran, se vendimi për dënim me vdekje është konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme, familjarët e 46 vjeçarite kanë kundërshtuar vendimin.

Përmes një letre të hapur drejt presidentit iranian, Hassan Rohani, një kopje e së cilës i është dërguar Radios Evropa e Lirë, nëna e Djalalit, Najibeh Mortazavi, ka thënë se djali i saj është i pafajshëm.

“Akuzat për dikë sikur ai, i cili është i përkushtuar për vendin e tij me anë të punës në sferën akadamike, se ka lidhje me regjimin sionist dhe ka rol në vrasjen e shkencëtarëve në shkëmbim të parave dhe lejes së qëndrimit në Suedi është shumë e padrejtë”, ka thënë përmes letrës Mortazavi, e cila banon në Iran.

Dolatabadi ka deklaruar se Djalali i ka thënë agjentëve të Mossadit emrat e punëtorëve të lartë të Organizatës së Iranit për Energji Bërthamore.

“Informacioni i dhënë nga Djalali, përfshin të dhënat për 30 anëtarë të ushtrisë iraniane, të mbrojtjes dhe ata të projekteve bërthamore, duke përfshirë dy martirët, Ali Mohammadi dhe Majid Shahriari," ka thënë ai.

Mohammadi, fizikant bërthamor ishte vrarë në janar të vitit 2010, derisa ishte duke shkuar në punë.

Shahriari, inxhinier bërthamor, ishte vrarë në nëntor të vitit 2010, pasi një motoçiklist ka vënë një bombë në veturën e tij.

Vrasjet kanë ardhur në kohën kur studimet bërthamore të Iranit ishin nën vëzhgim, pas akuzave se Teherani po synon zhvillimin e armëve bërthamore.

Televizioni shtetëror e ka transmetuar rrëfimin e Djalalit më 17 dhjetor, në të cilin ai pranon se i ka dhënë informacion shërbimeve të jashtme të inteligjencës rreth shkencëtarëve iranianë, të cilët janë vrarë më vonë.

Mirëpo më vonë Djalali ka hedhur poshtë akuzat kundër tij, duke thënë se ai i ka bërë këto deklarata nën presion psikologjik.

Nëna e Djalalit ka shkruar se djali i saj “ka kundërshtuar të gjitha akuzat kundër tij në gjykatë duke ofruar dokumente të besueshme. Djali im nuk ka pasur asnjëherë qasje në sekretet e udhëheqësisë”, ka shtuar ajo.

Dolatabadi, i cili ka thënë se është takuar në burg me Djalalin, ka pretenduar se studiuesi ka pranuar se është takuar tetë herë me agjentët e “agjencisë së jashtme për spiunim” dhe ka pranuar të holla, deklarata që përputhen me rrëfimin e tij televiziv.

Mirpëo më 26 dhjetor gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, gruaja e Djalalit, Vida Mehrannia, ka thënë se prokurori ka “shtrembëruar” komentet e burrit të saj.

Ajo po ashtu ka thënë se çifti ka fituar mundësinë e banimit në Suedi për shkaqe të studimit.

“E kam thënë disa herë se kemi arritur të sigurojmë qëndrimin për studime. Të gjitha dokumentet janë të qasshme në Agjencinë Suedeze pë Migrim”, ka thënë gruaja e Djalalit.

Organizata, Amnesty International, ka thënë më 12 dhjetor, se avokatët e Djalalit kanë thënë se gjykata është bazuar në prova të marra nën detyrim dhe nuk ka asnjë provë për të vërtetuar asgjë përveç asaj se, Djalali është një akademik që ka ndjekur profesionin e tij.

Grupi për të drejtat e njeriut me bazë të Londër, i ka bërë thirrje Iranit të largojë dënimin me vdekje për Djalalin.

Deri tash një peticion online që kërkon lirimin e shkencëtarit ka mbledhur më shumë se 270,000 nënshkrime.

Irani është një nga vendet me numrin më të madh të dënimeve me vdekje duke ekzekutuar të paktën 567 persona në vitin 2016, sipas Amnesty International.

Shumica e ekzekutimeve janë kryer për akuza rreth drogës.

Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e kanë dënuar arrestimin e Djalalit, duke thënë se Irani është duke ndjekur një proces të arrestimit të personave me shtetësi të dyfishtë, pa ndonjë procedurë të caktuar.

Përgatiti: Krenare Cubolli





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Возвращение певицы Жанны Агузаровой обернулось скандалом




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


Уимблдон

Экс-теннисист Ольховский: россияне могут хорошо выступить на Уимблдоне



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Подмосковный Роспотребнадзор напомнил о симптомах и профилактике ботулизма



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России