Kremlini: Do të hetohet thirrja e Navanyt për protesta mbarëkombëtare
![Kremlini: Do të hetohet thirrja e Navanyt për protesta mbarëkombëtare](https://gdb.rferl.org/C2567790-111D-49A2-9654-EB50C50E8CF5_cx0_cy2_cw0_w800_h450.jpg)
Kremlini ka thënë se autoritetet do të hetojnë nëse lideri opozitar, Aleksei Navalny është duke shkelur ligjin duke bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare.
Navalnyt, i cili ka bërë fushatë për presidentin gjatë gjithë vitit, i është ndaluar edhe zyrtarisht kandidimi për president nga Komisioni Zgjedhor në Rusi.
Presidenti rus, Vladimir Putin është duke garuar për mandatin e tij të katërt dhe sipas sondazheve fitorja e tij është lehtë e parashikueshme.
Navalny ka njoftuar të mërkurën për një mori të marsheve në qytetet ruse për të protestuar rreth vendimit për të, që i ndalon kandidimin për president, në zgjedhjet e marsit më 2018.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Pekov u ka thënë gazetarëve se ai “nuk ka dyshim” se thirrjet e Navalnyt për protesta do të hetohen nga autoritetet për të kuptuar nëse ato janë joligjore.
Videoja e Navalnyt në YouTube, përmes së cilës bën thirrje për protesta nuk ka qenë e qasshme në Rusi, në mëngjesin e sotëm.