Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2018

Новости за 01.06.2018

Shkalla e papunësisë në SHBA bie në nivelin më të ulët në 18 vjet

Evropaelire.org 

Shtimi i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara në maj u bë më shpejt sesa pritej, pasi punëdhënësit shtuan 223,000 pozita. Norma e papaunësisë ra në 3.8 përqind, krahasuar me 3.9 përqind në muajin paraprak, duke e sjellë atë në nivelin më të ulët në 18 vjet, tha Departamenti amerikan i Punës. Sondazhet e ekonomistëve kishin parashikuar se do të kishte një shtim prej rreth 188,000 vendeve të punës në maj. Norma e papaunësisë nuk ka qenë kaq e ulët qysh në prill të vitit 2000 dhe tashmë e ka... Читать дальше...

Malmstrom: Tarifat tregtare dobësojnë marrëdhëniet SHBA-Evropë

Evropaelire.org 

Komisionarja për Tregti e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom, tha se tarifat që iu vuri presidenti amerikan, Donlad Trump, eksporteve evropiane të çelikut dhe aluminit “do t’i dobësojnë tutje marrëdhëniet transatlantike”. “Masat e Trumpit do t’i shkaktojnë dëm të madh industrisë sonë të çelikut dhe aluminit”, tha Malmstrom. Ajo i hodhi poshtë pohimet e Trumpit se “tarifat kanë qenë të nevojshme për sigurinë kombëtare të SHBA-së”. "Siguria e brendshme nuk është relevante; është proteksionizëm i pastër", tha Malmstrom. Читать дальше...

Qeveria populiste e Italisë bën betimin

Evropaelire.org 

Giuseppe Conte, politikani i zgjedhur për të udhëhequr koalicionin qeveritar populist në Itali, bëri betimin si kryeministër, së bashku me qeverinë e tij. Koalicioni qeveritar midis Lëvizjes Pesë Yjet dhe Partisë Liga u formua pas tre muajsh bllokadë politike. Ai përmban një përzierje të ministrave anti-establishment dhe të krahut të djathtë, së bashku me disa politikanë që kanë shërbyer në qeveritë e mëparshme. Gjithsej, 18 ministra u betuan para presidentit italian, Sergio Mattarella, duke përfshirë pesë gra. Читать дальше...



Një zyrtar i Taxhikistanit shpall boksin "haram"

Evropaelire.org 

Një zyrtar i lartë në Taxhikistan i shpalli boksin dhe sportet luftarake "pa rregulla" haram, apo të ndaluara me ligjin islamik. Saidmukarram Abdulkodirzoda, kryetar i Këshillit Islamik Ulema të Taxhikistanit, tha gjatë faljes së xhumasë në Dushanbe se sportet e tilla luftarake janë të ndaluara sepse mund "të dëmtojnë" shëndetin e njeriut. "Sidomos boksi dhe sportet luftarake pa rregulla konsiderohen haram nga pikëpamja fetare, spese mund të dëmtojnë shëndetin, ta bëjnë të paaftë dikë", tha Abdulkodirzoda. Читать дальше...

Haradinaj: Presim mbështetjen e Francës për anëtarësim në INTERPOL dhe UNESCO

Evropaelire.org 

Kosova i është mirënjohëse Francës për kontributin e dhënë ndër vite, ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj. Këto komente ai i bëri gjatë takimit me Sekretaren e Shtetit pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës, Genevieve Darrieussecq. Kryeministri Haradinaj kërkoi mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me theks të posaçëm në INTERPOL dhe UNESCO. Gjatë takimit, sipas një komunikate të lëshuar për media... Читать дальше...

Bisedimet për paqe në Ukrainë rinisin më 11 qershor

Evropaelire.org 

Të dërguarit e Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë do të mblidhen në Berlin më 11 qershor, në përpjekje për të rinisur procesin e paqes në lindje të Ukrainës, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. “Gjatë javëve të kaluara, në bisedimet tona me ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Francës dhe Rusisë, kemi synuar të organizojmë një takim të ri”, tha Maas gjatë vizitës në qytetin Mariupol në lindje të Ukrainës. Maas tha se është i kënaqur që ministrat e Jashtëm të katër vendeve do të mblidhen... Читать дальше...

Mospajtimet rrezikojnë që Kosova të shkojë në dialog pa platformë

Evropaelire.org 

Mospajtimet dhe përplasjet e shpeshta ndërmjet partive politike, po e bllokojnë miratimin eventual të një platforme të Kosovës për fazën finale të bisedimeve me Serbinë. Mospajtimet fillojnë që nga kundërshtimi i opozitës për rolin prijës të presidentit Hashim Thaçi në procesin e dialogut, e deri te mënyra e përfaqësimit të palës kosovare në tavolinën e bisedimeve. Udhëheqësit e institucioneve dhe partitë në pushtet preferojnë që në fazën finale ta kenë me vete edhe opozitën në kuadër të një ekipi uniteti. Читать дальше...

Sanchez zotohet se do t'i adresojë çështjet sociale

Evropaelire.org 

Kryeministri i zgjedhur i Spanjës, Pedro Sanchez, u zotua se do t'i adresojë "urgjencat sociale" të spanjollëve, pas disa vitesh masa të ashpra kursimi nën qeverinë konservatore të Mariano Rajoyt. Sanchez e rrëzoi Rajoyn të premten, duke fituar ngushtë një votim mosbesimi në parlament. Rajoy është akuzuar për korrupsion. Sanchez tha se "është i vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe momentin e ndërlikuar politik të Spanjës". Ai u zotua se do të ndërtojë konsensus midis partive politike "për të... Читать дальше...



Assad ngre mundësinë e luftës me SHBA-në

Evropaelire.org 

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, theksoi mundësinë e një konflikti midis ushtrisë së tij dhe forcave amerikane në Siri, nëse ato nuk tërhiqen nga ky vend. Në një intervistë për televizionin RT, Assad tha se është i gatshëm të negociojë me Forcën Demokratike Siriane, milici kurde që mbështetet nga SHBA-ja, e cila aktualisht kontrollon rreth një të katërtën e territorit të Sirisë. Por, ai tha se do ta rikthejë territorin edhe me forcë, nëse është e nevojshme. Assad po ashtu tha se amerikanët... Читать дальше...

Kritika dhe lëvdata në njëvjetorin e Qeverisë Zaev

Evropaelire.org 

Qeveria e Maqedonisë ka shënuar njëvjetorin e funksionimit me vlerësimin se me gjithë problemet e trashëguara nga e kaluara, e në veçanti ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, ka arritur ta kthejë vendin në gjendjen normale. Kryeministri Zoran Zaev, duke bërë një bilanc të punës tha se kabineti i tij ka realizuar shumë premtime në sferën e ekonomisë, konsolidimin e institucioneve, pavarësinë e gjykatave, luftën kundër dukurive negative, e sfera tjera. Ai theksoi se 365 ditët e kaluara, janë karakterizuar... Читать дальше...

BE-ja me tarifa hakmarrëse mbi importet e SHBA-së

Evropaelire.org 

Evropa, Kanadaja dhe Meksika po planifikojnë masa hakmarrëse pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit në SHBA. Bashkimi Evropian lëshoi një listë prej dhjetë faqesh të tarifave mbi mallrat amerikane, nisur nga motorët Harley-Davidson deri te prodhimet e ushqimit. BE-ja po ashtu planifikon ta sfidojë vendimin e Trumpit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Trump ka thënë se tarifat do t'i mbrojnë prodhuesit amerikanë të çelikut, që janë vitalë për sigurinë kombëtare. Читать дальше...

Luanë dhe tigra ikin nga një kopsht zoologjik në Gjermani

Evropaelire.org 

Dy luanë, dy tigra dhe një jaguar kanë ikur nga një kopsht zoologjik në qytetin Lynebah të Gjermanisë, bëri të ditur policia. Autoritetet lokale i këshilluan banorët të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të thërrasin policinë nëse shohin ndonjërën prej kafshëve. Një ari po ashtu ka ikur, por është qëlluar, tha një zëdhënës i policisë, raporton BBC. Sipas mediave gjermane, kafshët kanë arritur të thyejnë rrethojat pas përmbytjeve.

Hoti: LDK e merr përsipër dialogun pasi ta fitojë mandatin nga qytetarët

Evropaelire.org 

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kritikuar platformën e Qeverisë për bisedimet me Serbinë. Kjo parti opozitare ka shprehur gatishmërinë e saj që të përfshihet në dialogun me Serbinë, por vetëm nëse do të ishte në krye të Qeverisë së Kosovës. “Kryeministri i Kosovës ka hequr dorë nga dialogu me Serbinë”, tha Hoti, duke rikujtuar se platforma e prezantuar, ia njeh rolin udhëheqës presidentit të shtetit, i cili tash për tash nga LDK po shihet si i papërshtatshëm për t’i prirë procesit final të bisedimeve me Serbinë. Читать дальше...

Rajoy largohet nga pozita e kryeministrit të Spanjës

Evropaelire.org 

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy është detyruar të largohet nga zyra, si pasojë e një votëbesimi kundër tij në parlament, transmeton BBC. Lideri socialist, Pedro Sánchez do të bëhet kryeministër i ri i Spanjës. Ai kishte nisur mocionin kundër Rajoy, meqë partia e këtij të fundit ishte përfshirë në një skandal për korrupsion. “Do të hapim një faqe të re të historisë së demokracisë në shtetin tonë”, ka thënë Sanchez para procesit të votimit të premten. Rajoy është kryeministri i parë i... Читать дальше...

Euro në rrezik

Evropaelire.org 

Italia u zhyt këtë javë në krizë të thellë politike, duke shkaktuar tronditje nga Brukseli deri te tregjet financiare në botë. Problemi zuri rrënjë në muajin mars, kur rezulatet e zgjedhjeve dolën shkatërrimtare për establishmentin politik.

A gjendet bota në prag të luftës tregtare?

Evropaelire.org 

Kanadaja dhe Meksika kanë deklaruar se do t'i kundërpërgjigjen Uashingtonit, pasi SHBA-ja ka filluar zbatimin e vendimit për tarifa prej 25 për qind në çelik dhe 10 për qind në alumin, derisa Bashkimi Evropian veçse ishte përgatitur për masa ndëshkimore, duke rritur frikën e investitorëve për nisje të luftës tregtare globale. Kongresistët republikanë u janë bashkuar kritikave të Bashkimit Evropian, Kandasë dhe Meksikës, pas këtij vendimi të SHBA-së. Të enjten, sekretari amerikan për Tregti, Wilbur Ross... Читать дальше...

Grekët do të protestojnë kundër kompromiseve për emrin me Maqedoninë

Evropaelire.org 

Grekët kanë kundërshtuar ndonjë kompromis të mundshëm në kontestin për emrin që ka shteti i tyre me Maqedoninë, duke thënë se planifikojnë mbajtjen e disa protestave në disa qytete të veri të Greqisë javën e ardhshme. Organizatori, Michalis Patsikas, ka thënë në një konferencë për media më 31 maj se ai pret zhvillimin e protestave më të mëdha në 13 qytete në territorin e Provincës greke të Maqedonisë, që gjendet në kufi me vendin e Ballkanit. Protesta mund të zhvillohen edhe në qytete tjera, ka thënë Patsikas... Читать дальше...

A është ky personi më i vjetër në botë?

Evropaelire.org 

Më 1 qershor një grua në Çeçeni ka mbushur 129 vjet. Nëse është e vërtetë, ajo është personi më i vjetër ndonjëherë në botë. Mirëpo për Radion Evropa e Lirë, gruaja ka treguar se rrugëtimi i saj nuk ka qenë i lehtë. (Shërbimi i Kaukazit i Radios Evropa e Lirë)

Talibanët kundërshtojnë deklaratat e gjeneralit amerikan rreth bisedimeve për paqe

Evropaelire.org 

Talibanët kanë thënë se “kundërshtojnë në mënyrë kategorike”, një deklaratë të komandatit amerikan, John Nicholson në Afganistan për dialog në mes të Qeverisë së Kabulit dhe kryengritësve, transmeton AP. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë përmes një deklarate se deklaratat e Nicholsonit kanë qenë “pretendime të pabaza”. Nicholson ka thënë të mërkurën se “liderë talibanë të nivelit të mesëm dhe të lartë”, janë “duke u angazhuar me afganët”, duke shtuar se në këtë proces janë të përfshirë... Читать дальше...

Lideri verikorean: Denuklearizimi duhet të zhvillohet në disa faza

Evropaelire.org 

Lideri verikorean, Kim Jong Un, i ka thënë ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se ka përkushtim për të denuklerizuar Gadishullin Korean, ka raportuar agjencia verikoreane e lajmeve KCNA. Pas takimit me Lavrovin në Phenjan më 31 maj, Kim ka thënë se shpreson në përfundimin e konfliktit SHBA-Kore Veriore derisa për denuklerizimin ka thënë se ai proces duhet të zhvillohet “në disa faza”. Këto çështje është shprehur ai, mund të zgjidhen “vetëm përmes dialogut kontruktiv dhe negociatave”. Kim... Читать дальше...

Arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë në Itali

Evropaelire.org 

Pas disa muajsh të pasigurisë politike, në Itali është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë. Mandatari për kryeministër, Giuseppe Conte, i ka prezantuar presidentit, Sergio Mattarella, listën e tij të ministrave, për herë të dytë brenda një jave, derisa qeveria e re pritet të formohet të premten. Ministrat janë zgjedhur nga partitë populliste, Pesë Yjet dhe Liga e krahut të djathtë. Presidenti Mattarella ka kundërshtuar më herët propozimin e Contes për emërimin e euroskeptikut, Pablo Savona në postin e ministrit të Ekonomisë. Читать дальше...



Москва

Попурри мелодий и дух патриотизма: военный оркестр в парке «Кузьминки» отметил День России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Объем закупок у малого бизнеса с 2024 года составил почти 227 миллиардов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

"Как в раю": Джиган и Самойлова исполнили мечту знаменитой "диско-бабушки" из Коми




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Площадь пожара в здании у метро «Динамо» в Москве составляет 400 квадратов

Пожар у станции «Динамо» в Москве потушен

ЕВРО-2024: большой футбол ждет слушателей «Авторадио»


ATP

Карен Хачанов проиграл Вукичу во втором круге турнира ATP-250 в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Алекс Анохин: возможность вместе пройти через страницы нашей истории



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России