Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2018

Новости за 05.06.2018

Erdogan: Rreth 200,000 sirianë janë kthyer në rajonet siriane të kontrolluara nga Turqia

Evropaelire.org 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të martën se 200,000 sirianë janë kthyer në rajonet veriore siriane të kontrolluara nga forcat turke. Ai i ka bërë këto deklarata pas kritikave të rivalëve të tij për milliona refugjatë në Turqi. Më shumë se 3.5 milionë refugjatë sirianë që janë larguar nga konflikti në shtetin e tyre janë duke jetuar në Turqi, mirëpo prezenca e tyre shihet nga disa turq si kërcënim për vende të punës. Tema e refugjatëve është bërë çështje diskutuese në zgjedhjet... Читать дальше...

Gjendet e vdekur disenjatorja e modës Kate Spade

Evropaelire.org 

Disenjatorja e modës, Kate Spade është gjetur e vdekur në banesën e saj në Nju Jork. Mediat amerikane kanë raportuar se Spade, 55 vjeçare ka kryer vetëvrasje. Detajet ende nuk janë bërë të qarta, mirëpo mediat lokale kanë raportuar se ajo është gjetur e vdekur nga mirëmbajtësi i banesës së saj. Disenjatorja ka qenë bashkëthemeluese e çantave nën emrin e saj më 1993, të cilat vazhdojnë të shiten në gjithë botën. Ajo ka shitur kompaninë më 2007. Kompania më pas është blerë nga kompania tjetër rivale në Nju Jork... Читать дальше...

OKB: SHBA duhet të ndalojë ndarjen e familjeve në kufi

Evropaelire.org 

Zyra për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, i ka bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Donald Trump “të ndalojë menjëherë” politikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre kur ata kalojnë kufirin amerikan me Meksikën, duke insistuar se “nuk është masë normale ndalimi i fëmijëve”. Zëdhënësja për refugjatët në OKB, Ravina Shamdasani, ka përmendur qindra raste kur fëmijët janë larguar nga prindërit që janë burgosur për të shkak të kalimit ilegal të kufirit. ”Ndalimi i... Читать дальше...



Partitë në fushatë joformale

Evropaelire.org 

Pavarësisht që zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur rreth një vjet më parë, tashmë sjelljet e partive politike dhe fjalori i tyre ngjanë në fushatë parazgjedhore joformale, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, partitë politike tashmë janë duke zhvilluar vizita në terren, janë duke u takuar me strukturat e tyre dhe kjo shpërfaqë një lloj mobilizimi të anëtarësisë së tyre. Gjithashtu, përfaqësues të partive politike, kryesisht të opozitës... Читать дальше...

Kërkohet seriozitet në zbatimin e MSA-së

Evropaelire.org 

Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka thënë sot se procesi i integrimit evropian është kompleks dhe prek gjithë shoqërinë. Hoxha në një konferencë ku është prezantuar “Mekanizmi i ri të zhvillimit të kapaciteteve për zbatimin e MSA-së”, kërkoi nga  institucionet seriozitet në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. “Qëllimi është zbatimi efikas i MSA-së në veçanti dhe agjendës së integrimit në përgjithësi në mënyrë që të jemi të gatshëm për fazat e ardhshme të integrimit. Читать дальше...

SHBA kërkon zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë

Evropaelire.org 

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara si asnjëherë më parë në zgjidhjen e kontesit që ka Maqedonia me Greqinë për çështjen e emrit, ngase kjo jo vetëm se në formë të drejtëpërdrejtë ndikon në stabilitet të Maqedonisë si shtet, por ndikon dhe në stabilitetin e Ballkanit në përgjithësi. Stevo Pendarovski, koordinator për çështje të integrimeve në NATO, për Radion Evopa e Lirë thotë se me integrimin e Maqedonisë në NATO vendoset një bllokadë... Читать дальше...

Weinstein deklarohet i pafajshëm në akuzat për dhunim

Evropaelire.org 

Regjisori i filmit, Harvey Weinstein është deklaruar i pafajshëm në akuzat për dhunim dhe ngacmim seksual. Ai është shfaqur para Gjykatës Supreme në Menhetën të martën, pasi ishte paditur javën e kaluar nga Juria e Madhe. Weinstein 66 vjeçar, ka insistuar edhe më parë përmes avokatit të tij, Benjamin Brafman, se nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale pa pajtueshmëri fillestare. Ai është akuzuar për sjellje të pahijshme nga më shumë se 70 gra. Regjisori është duke u përballur me hetime në Llos Angjelles... Читать дальше...

Dhjetë gra saudite pajisen me patentë për drejtim të automjeteve

Evropaelire.org 

Arabia Saudite u ka lëshuar grave patenta për drejtim të makinave për herë të parë në disa dekada, vetëm disa ditë pasi është larguar ndalesa shtetërore për këtë gjë. Dhjetë gra kanë zëvendësuar këtë dokument me patentat e huaja në disa qytete saudite. Sipas ligjeve të këtij shteti, gratë duhet të kërkojnë leje nga burrat e tyre për shumicën e vendimeve dhe veprimeve, duke përfshirë edhe ndalimin e drejtimit të automjetit. Më herët familjeve u është dashur të angazhojnë shofer privat për të bartur gratë nga një lokacion në tjetrin. Читать дальше...



Shoqëria civile i drejtohet BE-së: Na i hiqni vizat

Evropaelire.org 

Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe gazetarë të ndryshëm të Kosovës, i kanë shkruar një letër të hapur Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, përmes së cilës kërkojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë letër ata kanë numëruar edhe arsyet pse qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë që edhe më tutje të mbesin populli i vetëm i izoluar në rajon. Jehona Lushaku, politologe tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët e Kosovës duhet t’i tregojnë... Читать дальше...

Soltes viziton Kosovën para se të raportojë në Parlamentin Evropian

Evropaelire.org 

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, në vizitën e tij në Kosovë, është takuar me zyrtarë të lartë të institucioneve vendore duke përfshirë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. Pas takimit të tij me Thaçin, presidenti ka thënë se institucionet po punojnë që të krijohen sa më shumë argumente pozitive për Kosovën. "Jemi duke punuar që të ndërtojmë konsensus politik për dialogun me Serbinë. Mos harroni që është krijuar një perceptim që i gjithë rajoni po ndihmohet... Читать дальше...

Qeveria tërheq nga Kuvendi platformën për bisedimet me Serbinë

Evropaelire.org 

Me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Qeveria e Kosovës, ka tërhequr nga seanca e Kuvendit, platformën për bisedime me Serbinë, e cila ishte paraparë të diskutohej si një nga pikat e rendit të ditës. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në emër të Qeverisë, ka parashtruar kërkesën për ta hequr nga rendi i ditës platformën për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, projekt-platforma në fjalë kërkon debate e diskutime të brendshme politike për konsensus... Читать дальше...

Irani nis pasurimin e uraniumit, nëse marrëveshja bërthamore dështon

Evropaelire.org 

Irani tha se ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) se ka nisur procesin për rritjen e kapacitetit të tij për pasurimin e uraniumit, në rast se marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e cila frenon aktivitetin e tij bërthamor, kolapson. Nënpresidenti i Iranit, Ali Akbar Salehi, i cili kryeson Organizatën për Energji Bërthamore të Iranit, i bëri këto komente në një letër dorëzuar Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë. Por, Salehi po ashtu tha se Irani... Читать дальше...

Arifi: S’ka Asociacion pa zbatimin e marrëveshjeve tjera

Evropaelire.org 

Koordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës në muajin maj ka kërkuar nga autoritetet kompetente në Bruksel që dialogu teknik me palën nga Serbia të vazhdojë sa më shpejt. Ai tha se në kërkesën për dialog, janë dërguar disa tema mbi të cilat do të duhej të vazhdonte procesi i dialogut teknik. Arifi shpjegoi se përgjigja nga autoritet në Bruksel ishte që procesi të dialogut të vazhdojë lidhur me procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe... Читать дальше...

Vuçiq: Nëse fusim ushtrinë në Kosovë, hyjmë në konflikt me NATO-n

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se NATO e ka paralajmëruar atë kundër ndërhyrjes me ushtrinë serbe në Kosovë. “Disa herë kam marrë këtë paralajmërim, për të mos përdorur fjalë më të rëndë: Nëse përpiqeni të hyni me ushtrinë tuaj, me policinë tuaj në Kosovë, në çfarëdo mënyre, NATO do ta trajtonte këtë si akt armiqësor dhe do të ishit në konflikt me aleancën më të fuqishme në botë”, tha Vuçiq. Ai po ashtu tha se nuk është optimist për bisedimet me Kosovën, porse Beogradi nuk do të heqë dorë nga dialogu... Читать дальше...

Zaev fton Ivanovin të dekretojë Ligjin e gjuhës shqipe

Evropaelire.org 

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i ka bërë thirrje presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov që të dekretojë Ligjin për gjuhët dhe të mundësojë funksionimin e papenguar të demokracisë në shoqëri. Ligji për gjuhët me të cilët avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është miratuar më 14 mars, por presidenti Ivanov refuzon të dekretojë me arsyetimin se ai është antikushtetues. “Me këtë ai dërgon mesazhin se presidenti mund të vendos sipas dëshirës së tij për dekretimin e ligjeve. Kjo nuk është demokraci funksionale. Читать дальше...

Kuvendi miraton rezolutë për unifikim doganor me Shqipërinë

Evropaelire.org 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë rezolutë e ka propozuar Grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate, e cila është mbështetur nga 76 deputetë.     Përfaqësuesit e këtij subjekti politik kanë ftuar Qeverinë që të angazhohet sa më shpejt për realizimin e kësaj rezolute që do të lehtësojë qarkullimin e mallrave në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve. Kuvendi i Kosovës... Читать дальше...

Familjarët turq trokasin edhe te Gjykata Kushtetuese

Evropaelire.org 

Familjet e gjashtë shtetasve turq, të cilët më 29 mars të këtij viti u dëbuan nga autoritetet e Kosovës për në Turqi, janë duke përgatitur dosje për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Urim Vokshi, avokati i njërës prej gjashtë familjeve të shtetasve turq, duke shtuar se dosja ka të bëjë më shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave kushtetuese me rastin e largimit me forcë të këtyre personave. “Një periudhë kohore nuk mund të jap saktësisht... Читать дальше...

Bosnja prodhon këpucë Adidas për Kupën e Botës

Evropaelire.org 

Këpucë futbolli për referë në Kupën e Botës, që do të mbahet në Rusi, po prodhohen në fabrikën Sanino në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila në 18 vjetët e kaluar ka punuar për kompaninë gjermane Adidas. Kjo është hera e parë që gjiganti i veshjeve sportive e ka lënë gjithë procesin e prodhimit në një kompani nga Bosnja. Gjatë lojërave për Kupën e Botës, që do të zhvillohen nga 14 qershori deri më 15 korrik në disa qytete të Rusisë, 36 referë dhe 63 ndihmës të tyre do të veshin këpucë speciale të bëra në Bosnje. Читать дальше...

Mueller ngre akuza të reja kundër ish-kryetarit të fushatës së Trumpit

Evropaelire.org 

Robert Mueller, këshilltari i posaçëm amerikan që po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA më 2016, ngriti akuza të reja kundër ish-udhëheqësit të fushatës së presidentit Donald Trump, duke thënë ai ka bërë përpjekje të manipulojë me dëshmitarë. Mueller tha se Paul Manafort, në liri me kusht, në pritje të gjykimit, ka bërë vazhdimisht përpjekje të komunikojë me dy persona nga Grupi Hapsburg, një firmë me të cilën ka punar përpara vitit 2014, për të promovuar interesat e ish-presidentit pro-rus të Ukrainës... Читать дальше...

Shefi i Starbucks-it lë firmën pas 36 vjetësh

Evropaelire.org 

Biznesmeni amerikan, Howard Schultz, udhëheqës ekzekutiv i zinxhirit të dyqaneve të kafesë Starbucks, do ta largohet nga kompania pas gati katër dekadash. Schultz tha se do të japë dorëheqjen më 26 qershor. Ky veprim ka nxitur pyetje rreth ambicieve të tij politike. Në një intervistë për gazetën New York Ties, Schultz nuk e përjashtoi kandidimin për president. "Një nga gjërat që dua të bëj në kapitullin tim të ardhshëm është të kuptoj nëse ka një rol për mua", tha ai. Schultz, 64 vjeç,... Читать дальше...

SHBA arreston një ish-zyrtar që donte të spiunonte te Kina

Evropaelire.org 

Një ish-oficer i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në SHBA u arrestua pas përpjekjeve për të spiunuar te Kina për Shtetet e Bashkuara. Ron Rockwell Hansen, 58 vjeç, u arrestua në rrugën drejt aeroportit në Sietëll, nga ku do të fluturonte për në Kinë. Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se Hansen akuzohet për përpjekje për të transmetuar informacione rreth mbrojtjes kombëtare dhe për marrjen e së paku 800 mijë dollarëve për të vepruar si agjent i Kinës. Ndihmësi i prokurorit të përgjithshëm... Читать дальше...

Gjashtëdhjetedy të vdekur nga vullkani në Guatemalë

Evropaelire.org 

Ushtria po i ndihmon zjarrfikësit për të kërkuar njerëzit e zhdukur pas shpërthimit të një vullkani në Guatemalë. Rrëketë e shkëmbinjve të nxehtë, hirit dhe baltës shkatërruan disa fshatra të dielën. Shifra zyrtare e të vdekurve nga vullkani Fuego është rritur në 62, thanë autoritetet. Mijëra njerëz janë dërguar në strehimore të përkohshme. Vullkanologët raportuan se shpërthimi, i cili dërgoi hirin vullkanik deri në 10 kilometra lartësi, ka përfunduar.

Putin: Rusia nuk synon ta ndajë BE-në

Evropaelire.org 

Rusia nuk ka interes në dobësimin e Bashkimit Evropian, tha presidenti rus, Vladimir Putin, përpara vizitës së sotme në Austri – udhëtimit të parë të tij në një vend të BE-së në gati një vit. “Ne nuk synojmë ta ndajmë Bashkimin Evropian. Sa më shumë probleme që të ketë në BE, aq më të mëdha janë rreziqet dhe pasiguritë tona”, tha Putin në një intervistë për transmetuesin publik të Austrisë ORF. Ai tha se dëshiron një BE “të bashkuar dhe të begattë”, duke e cilësuar bllokun si partnerin më të rëndësishëm tregtar dhe ekonomik të Rusisë. Читать дальше...



Москва

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Созданный нейросетью Собянин выманил у заслуженного врача РФ 4 млн рублей



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Дима Билан

Дима Билан, Seville, Николай Басков, «Иванушки International», Ольга Бузова и другие гости поздравили Марину Ермошкину и Эда Барка с днем рождения




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЕВРО-2024: большой футбол ждет слушателей «Авторадио»

«Этот спорт воспитывает силу и упорство»: Вице-спикер Народного Хурала Бурятии приняла участие в открытии чемпионата России по гиревому спорту

Площадь пожара в здании у метро «Динамо» в Москве составляет 400 квадратов


Людмила Самсонова

Самсонова вышла во второй круг турнира в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

Kai Havertz’s fiancee Sophia stuns in see-through outfit on hen weekend as fans say Arsenal star is ‘so lucky’



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России