Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июнь
2018

Новости за 06.06.2018

NATO pritet të rrisë gatishmërinë e trupave

Evropaelire.org 

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s pritet t'i japin dritën jeshile një nisme të re të Shteteve të Bashkuara që do të rrisë gatishmërinë e trupave të aleancës, në rast të krizës, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. Takimi në Bruksel do të mbahet të enjten. "Pres të pajtohemi për Nismën e Gatishmërisë së NATO-s", tha Stoltenberg. "Nisma e Gatishmërisë së NATO-s do të thotë se aleatët, deri në vitin 2020, do të kenë 30 batalione të mekanizuara, 30 skuadra ajrore dhe 30 anije luftarake gati brenda 30 ditësh ose më pak", shpjegoi Stoltenberg. Читать дальше...

Trump pranon lutjen e Kim Kardashianit për mëshirë për të burgosuren

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ofroi mëshirë për 63-vjeçaren Alice Johnson, e cila është duke shërbyer dënimin me burgim të përjetshëm. Rasti doli në pah javën e kaluar, kur ylli amerikan televiziv, Kim Kardashian, u takua me presidentin Trump për të lobuar për lirimin e saj. Alice Johnson është në burg për më shumë se dy dekada, për shkelje që lidhen me drogën. Historia e Johnsonit ka kapur syrin e Kardashianit pasi ajo ka parë një video për rastin, të postuar në mediat sociale. Читать дальше...

Ish-komandanti mysliman i luftës në Bosnje përballet me rigjykim

Evropaelire.org 

Ish-komandanti mysliman i luftës në Bosnje, Naser Oriq, përballet me rigjykim për krime lufte, tha avokatja e tij. "Kemi marrë vendimin e gjykatës, i cili na informon se lirmi i Oriqit është anuluar, për shkak të shkeljeve serioze të procedurave penale", tha Lejla Çoviq. "Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës, me seli në Sarajevë, urdhëroi që Oriq, 51 vjeç, të rigjykohet", tha Çoviq. E kontaktuar nga agjencia e lajmeve AFP, gjykata e konfirmoi vendimin. Oriq është liruar në tetor të vitit 2017 nga akuzat për krime lufte kundër serbëve... Читать дальше...



Përçarjet rrezikojnë konsensusin për dialogun

Evropaelire.org 

Tërheqja nga Kuvendi i Kosovës e projekt-platformës për bisedime me Serbinë nga ana e Qeverisë së Kosovës, sërish ka nxjerrë në pah mungesën e një konsensusi të spektrit politik lidhur me qasjen që Kosova duhet ta ketë në fazën finale të dialogut të Brukselit, ku pritet arritja e një marrëveshjeje juridikisht të obligueshme për të dy vendet, vlerësojnë deputetët e partive politike në pushtet dhe opozitë. Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Demokratike të Kosovës... Читать дальше...

Putin vlerëson Trumpin dhe Kimin për "samitin e pashembullt"

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duhet të vlerësohen për vendimin e tyre për t'u takuar në Singapor, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. "Udhëheqja verikoreane ka ndërmarrë disa hapa të papritur dhe të pashembullt për të lehtësuar tensionet", tha Putin në një intervistë televizive në Moskë. Trump ka marrë "një vendim të guximshëm dhe të pjekur" me planifikimin e takimit, tha Putin. "Takimi do të ndodhë, presim rezultate pozitive", shtoi ai. Читать дальше...

Grupet ekstremiste mbeten aktive në rrjetet sociale në Kosovë

Evropaelire.org 

Në Kosovë ka një aktivitet të shtuar në rrjete sociale të grupeve ekstremiste si dhe atyre terroriste, kështu kanë thënë ekspertë të sigurisë gjatë një konferencë të mbajtur në Prishtinë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në rrjete sociale në Ballkanin Perëndimor. Përmes platformave të ndryshme të komunikimit në internet, grupet ekstremiste si dhe organizatat terroriste kanë arritur të rekrutojnë persona të ndryshëm të cilat iu bashkuan grupit militant Shteti Islamik. Përdorimi... Читать дальше...

Delawie dënon incidentet në Kosovë

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawi ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të adresojnë të gjitha rastet e sulmeve ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës miraton në shqyrtimin e parë Projekt-Kodin Penal

Evropaelire.org 

Kuvendi i Kosovës me 58 vota për miratoi në shqyrtimin e parë Projekt-Kodin Penal të Republikës se Kosovës - gjë që i hap rrugë leximit të dytë dhe votimit të tij përfundimtar. Me Kodin e ri Penal thuhet se do të ketë një qasje të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe dukurive të tjera negative. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se me Kodin e ri Penal janë paraparë dënime të ashpra për keqpërdoruesit e parasë publike. Sipas zyrtarëve në sistemin e drejtësisë... Читать дальше...



Islanda më paqësorja në botë; Kosova më jopaqësorja në Ballkan

Evropaelire.org 

Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me seli në Sidnej, publikoi të mërkurën Indeksin e Paqes Globale, duke radhitur 163 shtete dhe territore në bazë të nivelit të tyre të paqes. Lista u përpilua me matjen e gjendjes në tri fusha: siguri sociale, konflikt të brendshëm dhe ndërkombëtar dhe militarizim. Islanda mbetet vendi më paqësor në botë, një pozicion që ka që nga viti 2008, ndërsa Siria mbetet e fundit në listë për të pestin vit me radhë. Nga vendet e rajonit të Ballkanit, Kosova radhitet më së keqi - në vendin e 92-të... Читать дальше...

Delawie i shqetësuar me incidentet e drejtuara kundër pjesëtarëve të komunitetit serb

Evropaelire.org 

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie ka kërkuar nga Qeveria dhe autoritetet tjera përgjegjëse në Kosovë që të adresojnë në mënyrë adekuate të gjitha rastet e sulmeve ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë në Kosovë. Këto komente, ai i bëri për Radion Evropa e Lirë pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, me ç’rast ka shprehur edhe shqetësimin e tij për rastet, siç tha ai, në rritje kohëve të fundit të incidenteve në raport me pjesëtarët e komuniteteve pakicë. Читать дальше...

Zyrtarja që bëri shaka me sëmundjen e McCainit, largohet nga puna

Evropaelire.org 

Një ndihmëse për komunikime e Shtëpisë së Bardhë, e cila ka bërë shaka me sëmundjen e senatorit John McCain, u largua nga detyra. Muajin e kaluar, është raportuar se Kelly Sadler ka thënë se vota e McCainit nuk ka rëndësi, sepse ai "po vdes". Ajo i ka bërë këto komente në një takim për drejtoren e CIA-s, Gina Haspel, emërimin e së cilës e ka kundërshtuar McCain. McCain, 81 vjeç, vuan nga një formë e rrallë e kancerit në tru. "Kelly Sadler nuk është më e punësuar në Zyrën Ekzekutive të Presidentit"... Читать дальше...

BE, nga korriku, nis me tarifat hakmarrëse ndaj importeve të SHBA-së

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se do të nisë vënien e tarifave mbi disa prodhime amerikane, nisur nga muaji korrik. Ky veprim vjen në përgjigje të vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të vënë tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Evropa. "Kjo është një përgjigje e matur dhe proporcionale ndaj vendimit të njëanshëm dhe të paligjshëm të marrë nga Shtetet e Bashkuara", tha nënpresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç. Bashkimi Evropian tha se... Читать дальше...

Franca përjashton mundësinë e rishikimit të sanksioneve anti-Rusi

Evropaelire.org 

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se është kundër çdo rishqyrtimi të shpejtë të sanksioneve evropiane kundër Rusisë, të cilat i janë vënë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. Ai tha se heqja e tyre duhet të kushtëzohet me avancimin e procesit të paqes në Ukrainë. Le Drian i bëri këto komente të mërkurën, pasi kryeministri i ri i Italisë, Giuseppe Conte, tha se do të kërkojë rishikimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilat i janë vënë Rusisë pasi kjo e fundit ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë... Читать дальше...

Kosova dhe Mali i Zi në proces të shënjimit të kufirit në terren

Evropaelire.org 

Pas fuqizimit formal të Marrëveshjes për kufirin shtetëror midis Kosovës dhe Malit të Zi, udhëheqësi i Njësisë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në Ministrinë e Brendshme të Malit të Zi, Millan Paunoviq, tha se dy vendet, në dy vjetët e ardhshëm, duhet ta shënjojnë kufirin në terren. Më 4 qershor, ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi, i ka dorëzuar palës malazeze notën verbale të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, me të cilën është konfirmuar se Kosova i ka përfunduar procedurat... Читать дальше...

Rreth 1500 tituj të rinj në Panairin e Librit

Evropaelire.org 

Panairi i Librit që mbahet çdo vit në Prishtinë, po shënon 20 vjetorin me rreth 1500 tituj të rinj dhe 100 shtëpi botuese. Interesimi i qytetarëve këtë vit pritet të shënojë rritje edhe më të madhe. (Video: Bujar Tërstena)

Soltes: Jam optimist se liberalizimi i vizave mund të ndodhë në fund të vitit

Evropaelire.org 

Në Parlamentin Evropian ka disponim të mirë për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka deklaruar raportuesi për Kosovën, Igor Soltes. Këto komente, ai i ka bërë në Prishtinë gjatë një konference për gazetarë pas takimeve që zhvilloi me përfaqësuesit politikë dhe ata të shoqërisë civile. Aty ai është shprehur optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të mundësohet nga fundi i këtij viti. Por, me gjithë disponimin pozitiv në Parlamentin Evropian, Soltes tha se do të jetë shumë... Читать дальше...

Jiri Dienstbier Journalism Fellowship, 2018 - 2019

Evropaelire.org 

Radio Evropa e Lirë tani pranon aplikacionet për vitin 2018-2019, për bursën për gazetarë “Jiri Dienstbier Journalism Fellowship”. Ky program (bursë) zgjat nga 19 nëntori 2018 deri më 28 qershor 2019. Qëllimi i dhënies së kësaj burse është t’iu ndihmojë gazetarëve nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor ta ushtrojnë profesionin e tyre, në përkrahje të pluralizmit. Aplikacionet pranohen nga gazetarët e Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Të përzgjedhurit... Читать дальше...

FMN kundër ligjit për mësuesit e viteve 90-ta

Evropaelire.org 

Fondi Monetar Ndërkombëtar, i ka bërë thirrje Kosovës të mos vazhdojë tutje me ligjin për punëtorët e arsimit gjatë viteve 1990, sepse do të ishte një kosto shumë e lartë për një vend të varfër siç është Kosova. Qeveria e Kosovës e ka proceduar për në Kuvend, projektligjin për Statusin e Punëtorëve në Arsim të viteve të 90-ta, pas një presioni të madh nga sindikatat e arsimit pasi në të kundërtën të njëjtat kanë përmendur organizimin e grevave afatgjate. Parlamenti e ka votuar këtë ligj në parim. Читать дальше...

Irani planifikon pasurimin e uraniumit, Macron përmend "konflikt"

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar “konflikt” potencial, pasi Irani ka njoftuar për planet rreth rritjes së kapaciteteve të uranimut, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka me fuqitë botërore. Në një konferencë për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Paris më 5 qershor, lideri francez ka bërë thirrje që “secili të ndihmojë në stabilizim të situatës dhe jo në përshkallëzim që mund të drejtojë vetëm në konflikt”. Читать дальше...


Музыкальные новости
Николай Фоменко

Актер Фоменко наградил миллионного зрителя мюзикла "Ничего не бойся, я с тобой"





Rss.plus
Газпром

«Газпром-Медиа Холдинг» при поддержке ПАО «Газпром» организует мультиформатный фестиваль в честь Дня России




В Киргизии влияние санкций Минфина США против российской банковской системы ощущалось всего один день

Выборы уводят от бумаги // ЦИК удовлетворил все поданные регионами заявки на использование ДЭГ

Сенатор Карасин: Москва запомнит отказ Румынии в выдачи визы делегации РФ в ПАСЕ

Собственная котельная появится у спортивной школы в Клину в 2025 году




Irani planifikon pasurimin e uraniumit, Macron paralajmëron "konflikt"

Evropaelire.org 

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar “konflikt” potencial, pasi Irani ka njoftuar për planet rreth rritjes së kapaciteteve të uranimut, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka me fuqitë botërore. Në një konferencë për media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Paris më 5 qershor, lideri francez ka bërë thirrje që “secili të ndihmojë në stabilizim të situatës dhe jo në përshkallëzim që mund të drejtojë vetëm në konflikt”. Читать дальше...

Argjentina anulon ndeshjen miqësore të futbollit me Izraelin

Evropaelire.org 

Argjentina ka anuluar ndeshjen miqësore me Izraelin në kudër të kampionatit të futbollit për Kupën e Botës, për shkak të asaj që është cilësuar si presion politik për trajtimin e palestinezëve nga ana e Izraelit. Lojtari argjentinas, Gonzalo Higuain, i ka thënë kanalit të sportit, ESPN, se ndeshja është anuluar. “Ata më në fund kanë vepruar drejtë”, ka thënë Higuain në një intervistë. Ambasada izraelite në Argjentinë ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter se nuk do të zhvillohet ndeshja miqësore. Читать дальше...

Kryeministri italian kërkon heqjen e disa sanksioneve kundër Rusisë

Evropaelire.org 

Kryeministri popullist i Italisë, Giuseppe Conte, ka treguar se synon t’i japë fund imigrimit ilegal si dhe të forcojë lidhjet me Rusinë. “Ne do të përkujdesemi për t’u hapur ndaj Rusisë”, duke përfshirë dhënien fund të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për të cilat ai ka thënë se dëmtojnë “shoqërinë civile”. Ai i ka bërë këto deklarata para senatorëve në Romë, pasi Dhoma e Lartë e parlamentit ka votuar në favor të Contes për të formuar qeverinë e re. Dhoma e Ulët e parlamentit pritet të miratojë qeverinë e re më 6 qershor.

Samiti Trump-Kim do të zhvillohet në ishullin Sentosa

Evropaelire.org 

Takimi i shumëpritur në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong-un, do të zhvillohet në një hotel në ishullin Sentosa të Singaporit, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Samiti historik është planifikuar të mbahet më 12 qershor, mirëpo detajet tjera mbesin ende të pakonfirmuara. Ky njëherësh do të jetë takimi i parë i ndonjë lideri verikorean me një president amerikan në detyrë. Trump ka thënë të martën se planet “janë duke shkuar shumë mirë”. “Shumë marrëdhënie janë duke u krijuar... Читать дальше...

Shqyrtohet investimi prej 50 milionë euro në shëndetësi

Evropaelire.org 

Sektori publik shëndetësor prej vitesh vuan nga mungesa e pajisjeve mjekësore për punë. Si rrjedhojë, vlerësohet se edhe cilësia e shërbimeve shëndetësore për pacientët është jokualitative. Shpeshherë pacientët referohen në ordinanca private nga vetë mjekët nga institucionet publike shëndetësore, me arsyen se nuk punojnë aparatura të caktuara ekzaminuese për diagnostikim të sëmundjeve. Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka iniciuar studimin e fizibilitetit për të gjitha institucionet publike shëndetësore... Читать дальше...

Rreth 200 persona të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në Guatemalë

Evropaelire.org 

Të paktën 192 persona janë zhdukur derisa 77 të tjerë janë të vdekur si pasojë e shpërthimit të Vullkanit Fuego në Guatemalë, kanë njoftuar zyrtarët. Fshatërat në zona më të larta të malit janë djegur nga hiri vullkanik dhe llava. Ekipeve të shpëtimit u është ndalur procesi i punës, pasi të martën vullkani ka shpërthyer sërish duke nxjerr gaz të nxehtë. Më shumë se 1.7 milion persona janë prekur nga shpërthimi i vullkanit që ka nisur ditën e diel, derisa më shumë se 3,000 persona janë evakuuar. Читать дальше...



Москва

Социальные и ESG-проекты ГПМ Радио названы лучшими в России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Более пяти тысяч семей в СВАО получили новые квартиры по реновации



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Елена Волкова

Кинофестиваль «Движение по вертикали» памяти Станислава Говорухина пройдет в Тульской области




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Этот спорт воспитывает силу и упорство»: Вице-спикер Народного Хурала Бурятии приняла участие в открытии чемпионата России по гиревому спорту

Баскетболисты пойдут кругами // Единая лига ВТБ пересмотрела формат проведения чемпионата

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов 12 июня установил мировой рекорд по чеканке мяча в «Лахта Центре»


Рафаэль Надаль

Дядя Надаля назвал причину поражения Зверева в финале «Ролан Гаррос»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Киев

Зеленский: США передадут Киеву новые ЗРК Patriot и «эскадрильи истребителей»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России