Emigrantët nuk preferojnë azilin, qëndrojnë ilegalisht në Kosovë
Trendi i fluksit të azilkërkuesve në Kosovë po vazhdon të rritet, thonë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. Deri më tani, sipas shifrave zyrtare nga kjo ministri, numri i emigrantëve që kanë hyrë në Kosovës ka kaluar numrin 900 veta, vetëm gjatë dy muajve të parë këtij viti. Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në fillim të këtij viti është shënuar trend i rritjes së azilkërkuesve në krahasim me dy vjetët e kaluara. Читать дальше...