Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Новости за 23.09.2020

Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë pas dyshimeve për spiunim

Evropaelire.org 

Bullgaria ka dëbuar dy diplomatë rusë, të akuzuar për spiunim ushtarak dhe u ka kërkuar atyre që të largohen nga shteti brenda 72 orëve, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Bullgarisë më 23 shtator. “Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka shpallur dy diplomatë rusë ‘persona të padëshiruar’, dhe ka informuar ambasadën ruse përmes notës diplomatike”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme. Prokurorët shtetërorë kanë nisur rast kundër dy të dyshuarve, me kërkesë të Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare... Читать дальше...

Artistët kërkojnë hapjen e teatrove  

Evropaelire.org 

Pavarësisht se Bordi këshillues për menaxhimin e pandemisë i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të rihapë teatrot dhe kinematë, ekzekutivi ende nuk ka vendosur për një gjë të tillë. Komuniteti artistik në Kosovë po kërkon që teatrot dhe kinematë të rihapen, pasi periudhën e mbylljes prej gjashtë muajsh po e konsiderojnë “humbje shpirtërore”. Këto institucione kulturore, në Kosovë u mbyllën në muajin mars, atëherë edhe kur u regjistruan rastet e para me koronavirus në Kosovë, si masë për të frenuar përhapjen e këtij virusi. Читать дальше...

Rasti Breonna Taylor: Një zyrtar policor akuzohet për bastistjet që rezultuan me fatalitet

Evropaelire.org 

Një juri e përbërë nga një grup qytetarësh në Shtetet e Bashkuara, të cilët sipas ligjit kanë fuqi që të nisin procedura ligjore dhe të hetojnë krime potenciale penale, ka akuzuar një zyrtar policor të bardhë për të shtënat kundër të ndjerës Breonna Taylor në shtëpinë e saj në Kentaki. Taylor, afrikano-amerikane, 26-vjeçare, teknike në një dhomë të emergjencës në spital, është qëlluar disa herë gjatë një bastisjeje policore më 13 mars të këtij viti. Vdekja e saj është kthyer në një prej cështjeve... Читать дальше...



Bjellorusi: Policia shtyp protestat pas betimit të Lukashenkas

Evropaelire.org 

Zyrtarët policorë kanë hedhur topa uji kundër protestuesve të mbledhur në Minsk, pas presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, është betuar për një mandat të gjashtë, pavarësisht thirrjeve të pashembullta për javë të tëra që ai të japë dorëheqje. Inaugurimi sekret i Lukashenkas më 23 shtator është pritur me kritika nga anëtarë të opozitës, të cilët kanë refuzuar që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit. Që nga ajo kohë në protestat kundër Lukashenkas janë arrestuar shumë persona... Читать дальше...

Policia e Kosovës arreston edhe dy persona të dyshuar në rastin Karaçeva

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka arrestuar edhe dy persona tjerë, që dyshohet se janë të lidhur me rastin e njohur “Karaçeva”. Përmes një komunikate, Policia ka njoftuar se ka arrestuar këta persona pas dyshimeve se ata janë marrë me kontrabandim të mallrave në periudhën 2019-2020, nga territori i Serbisë në Kosovë. Sipas këtij institucioni, përmes këtyre veprimeve, të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të shtetit. Me vendim të prokurorit të arrestuarit do të jenë në mbajtje për 48 orë. Читать дальше...

Bëni gati pasaportën, biletën dhe testin për COVID-19

Evropaelire.org 

Një organizatë ndërkombëtare, që përfaqëson kompanitë ajrore, thotë se pasagjerët duhet ta bëjnë testin për koronavirus para se të hyjnë në aeroplan. Sipas kësaj organizate, ky test do të kushtojë vetëm 5 dollarë amerikanë dhe rezultati do të dihet brenda pesë minutave. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Ibrahim Berisha)

Shefi i shëndetësisë në Afrikë përgëzon kontinentin për menaxhim të COVID-19

Evropaelire.org 

Udhëheqësi i Qendrave të Afrikës për Kontrollin e Sëmundjeve, John Nkengasong, ka përshëndetur shtetet afrikane për menaxhim të shkallës së përhapjes së koronavirusit të ri. Prej muajit mars, Afrika ka regjistruar 1.4 milion raste të prekura me koronavirus, derisa 34,000 pacientë kanë vdekur. Këto shifra janë dukshëm më të ulëta sesa ato në Evropë, Azi apo kontinentin amerikan. Intervenimet e hershme kanë luajtur rol të rëndësishëm në uljen e shkallës së infektimit, ka thënë John Nkengasong për BBC-në. Читать дальше...

Kompromisi i 'pakalueshëm’ Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Përdorimi shprehjes “kompromis”, si veprim për arritjen e një zgjidhjeje që do të çonte te marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është shpeshtuar kohët e fundit në fjalorin e aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë dhe Serbi, Blerim Vela dhe Dushan Janjiq. Por, ndonëse ata kanë pikëvështrime të ndryshme lidhur me shpeshtimin e përdorimit të fjalës “kompromis” nga këta aktorë, në formulimet e qëndrimeve të tyre të shprehura në publik... Читать дальше...



Takimi i radhës Hoti-Vuçiq, vihet në pikëpyetje

Evropaelire.org 

Edhe pse ishte paralajmëruar se më 28 shtator, në Bruksel do të zhvillohej takimi i radhës i nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit, ku do të takoheshin kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajtja e këtij takimi është vënë në pikëpyetje. Burimet diplomatike në Bruksel, thanë për Radion Evropa e Lirë se ende nuk është e sigurt nëse do të mbahet ky takim sepse ende nuk kanë konfirmim nga palët. Arsye për moszhvillimin eventual të takimit mund... Читать дальше...

Hoti: Të shfrytëzohet momentumi pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën se Kosova dhe institucionet e saj duhet të shfrytëzojnë momentumin e ri të krijuar, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Ai ka bërë këto komente pas takimit që ka zhvilluar me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe atë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka. Përgjatë takimit, Hoti ka thënë të jetë diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike. "Mbi të gjitha... Читать дальше...

Qeveria austriake paditet rreth menaxhimit të koronavirusit në një qendër skijimi

Evropaelire.org 

Një organizatë private austriake për të drejta të konsumatorit ka dorëzuar të mërkurën katër padi civile kundër Qeverisë së Austrisë, të lidhura me shpërthimin e koronavirusit në disa zona të skijimit në rajonin Tyrol, më herët gjatë këtij viti. Asociacioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka thënë se megjithatë një padi në emër të një grupi personash do ta ketë mbajtje për një periudhë të pacaktuar. Zona turistike Ischgl, është përmendur në padinë e përbashkët të pushuesve nga 45 shtete të ndryshme të botës... Читать дальше...

Një pacient i vdekur, 62 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të mërkurën për 62 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 528 mostrave. Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë, duke e çuar në 616 numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar më 23 shtator për 85 persona që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive janë edhe 1,754. Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars... Читать дальше...

Zdravko Krivokapiq propozohet për mandatar të Qeverisë së re në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Pas verifikimit të mandatit të parlamentit të ri në Mal të Zi, shumica parlamentare e kësaj legjislature përbëhet nga tre grupe koalicioni, që drejtohen nga Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq. Aleksa Beçiq, udhëheqës i koalicionit, "Paqja është kombi ynë", është zgjedhur kryetar i Parlamentit të Malit të Zi. Me votim të fshehtë, 45 deputetë kanë votuar për Beçiqin. Përveç partive të shumicës parlamentare, ai siguruar edhe mbështetjen e disa partive kombëtare të pakicave. Një deputet ka votuar kundër... Читать дальше...

Zaev dhe Geer: Sundimi i ligjit, kriter kryesor për integrimin evropian

Evropaelire.org 

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer, vlerëson se sundimi i ligjit mbetet një nga kriteret kryesore në rrugën e këtij vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përskaj edhe kushteve tjera që kanë të bëjnë me demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe raportet e mira me shtetet fqinje. Ambasadori Geer këto komente i bëri pas takimit të parë në këtë detyrë me kryeministrin Zoran Zaev. Ai iu shmang interesimit të mediave lidhur me tensionet mes Shkupit... Читать дальше...

Vdekjet e “dyshimta” nga COVID-19   

Evropaelire.org 

Më 9 shtator, Ragip Kajtazi nga fshati Syriganë në Komunën e Istogut, mori lajmin se motra e tij vdiq në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe ishte e hospitalizuar si paciente me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Megjithatë, ai filloi të dyshojë se motra e tij 71-vjeçare kishte vdekur nga virusi, pasi që nuk kishte marrë asnjë dokument zyrtar nga mjekët që vërtetonte se ajo kishte qenë e infektuar. “Ditën e tretë në spital më kanë njoftuar që ka COVID-19... Читать дальше...

"Drejtësi për viktimat e dhunës dhe vrasjeve"

Evropaelire.org 

Një grup i qytetarëve në Prishtinë, kanë protestuar të mërkurën me thirrjet për reagim institucional me kohë ndaj rasteve kur gratë raportojnë dhunë ose keqtrajtim. Organizatorët thanë se përmes protestës kërkojnë drejtësi për gratë që janë viktima të dhunës dhe vrasjeve. Protesta u realizua me bicikleta, për shkak të pandemisë COVID-19.

Industria ajrore kërkon testimin e shpejtë të pasagjerëve

Evropaelire.org 

Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin e ri si një pandemi. Industria ajrore gjatë këtij viti u përballë me vështirësi të shumta. Shumë qeveri janë përpjekur të zhvillojnë mënyrat e tyre për t'i bërë udhëtimet ndërkombëtare më të sigurta. Në shumë vende udhëtarëve u kërkohet të vetizolohen ose të tregojnë dëshmi të një testi negativ pas mbërritjes në destinacion. Deri më tani nuk ka pasur zgjidhje universale dhe rregullat ndryshojnë nga vendi në vend. Читать дальше...

Pavarësisht protestave kundër tij, Lukashenka bën betimin si president

Evropaelire.org 

Presidenti  i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, është betuar për një mandat të gjashtë, gjatë një ceremonie të papritur, pavarësisht protestave masive kundër tij.  Agjencia zyrtare e lajmeve BelTA raportoi se "disa qindra" zyrtarë të lartë ishin ftuar në ceremoninë e 23 shtatorit, megjithëse nuk njoftoi se kush ose sa prej tyre morën pjesë. Belta tha se Lukashenka vuri dorën e djathtë mbi kushtetutën dhe u betua. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Bjellorusi më pas i paraqiti... Читать дальше...

Shefi i Huaweit i bën thirrje SHBA-së të rishikojë politikat ndaj kësaj kompanie

Evropaelire.org 

Kompania kineze e teknologjisë, Huawei tha se zinxhiri i saj global i furnizimit është nën presion nga Shtetet e Bashkuara dhe i bëri thirrje Uashingtonit të rishikojë kufizimet e tij tregtare. Huawei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit është nën trysni nga masat tregtare të SHBA-së që synojnë të pamundësojnë aktivitetin komercial të kompanisë. "Shtetet e Bashkuara kanë modifikuar sanksionet e tyre për herë të tretë dhe kjo me të vërtetë ka sjellë sfida të mëdha në prodhimin dhe operacionet tona"... Читать дальше...


Музыкальные новости
Юлия Савичева

«Прыгала, как сумасшедшая»: Юлия Савичева рассказала об исполнении давней мечты в шоу «УТРО. ТНТ»





Rss.plus
Шапка

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)




Путин попросил Володина передать теплые слова о Раиси на его похоронах

Санкции совершенно не мешают: поставки машин из Японии остались на прежнем уровне, а запчастей стали завозить гораздо больше

Руденко заявил, что не менее пяти государств намерены стать партнерами ШОС по диалогу

Глава Люберец Волков ответил на вопросы жителей округа во время личного приема




Pse vendet e Azisë Qendrore qëndrojnë të heshtura për ujgurët e Kinës?

Evropaelire.org 

Qeveritë e Azisë Qendrore janë përpjekur të qëndrojnë larg fushatës së pamëshirshme të Pekinit kundër ujgurëve dhe pakicave të tjera në rajonin Ksiniang në pjesën perëndimore të Kinës, i njohur zyrtarisht si Rajoni Autonom i Ujgurëve. Por, mospërfshirja është dëshmuar si e pamundur për Kazakistanin dhe Kirgizinë dhe mbase do të vazhdojë të jetë kështu. Rajoni, të cilin tani Kina e quan Ksiniang, dhe dy vendet tjera përtej maleve Tien-Shan të njohura si Kazakistani dhe Kirgizia, kanë lidhje tregtare dhe kulturore për shumë vite. Читать дальше...

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny lirohet nga spitali

Evropaelire.org 

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është lëshuar nga spitali në Berlin, ku ai është trajtuar pasi u sëmur muajin e kaluar gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë. Ai më pas u dërgua në Berlin derisa ishte ende në koma. "Gjendja e pacientit është përmirësuar mjaftueshëm duke mundësuar që ai të lirohet nga kujdesi spitalor", tha spitali të mërkurën. "Bazuar në përparimin e gjendjes së pacientit, mjekët besojnë se shërimi i plotë është i mundur. Megjithatë, mbetet shumë herët për të vlerësuar... Читать дальше...

Çekia sërish me numër rekord të rasteve të reja me koronavirus

Evropaelire.org 

Republika e Çekisë regjistroi 2.394 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, shifër kjo që shënon rritjen e dytë më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë së COVID-19. Numri i rasteve të reja me koronavirus është dyfishuar gjatë muajit shtator, duke shënuar shkallën e dytë më të shpejtë të përhapjes së virusit në Evropë, pas Spanjës. Që nga muaji mars, në Çeki janë regjistruar 53.158 raste të të infektuarve. Autoritetet kanë rivendosur disa masa për të parandaluar përhapjen e virusit... Читать дальше...

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ligjin e përkohshëm të financimit të qeverisë amerikane

Evropaelire.org 

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, më 22 shtator, miratoi ligjin e përkohshëm të buxhetit për të shmangur një mbyllje të qeverisë, vetëm gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Dhoma votoi 359-57 në favor të masës, pasi demokratët arritën një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë dhe ligjvënësit republikanë. "Ne kemi arritur një marrëveshje me republikanët", tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në një deklaratë pas një marrëveshjeje me Sekretarin e Thesarit... Читать дальше...

Facebook fshin një rrjet të llogarive me bazë në Kinë

Evropaelire.org 

Kompania Facebook njoftoi më 22 shtator se ka fshirë një rrjet të llogarive të rreme me bazë në Kinë që ishin krijuar për të ndërhyrë në politikën e SHBA-së dhe Azisë. Kjo është masa e parë ndaj llogarive me bazë në Kinë, të cilat ishin të angazhuara për ndërhyrjen në politikën amerikane. Llogaritë kishin përmbajte pro dhe kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Trump dhe zyrtarët e lartë të inteligjencës së SHBA-së kanë thënë se Kina po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane në favor të kandidatit demokrat... Читать дальше...

Touval: Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës 

Evropaelire.org 

Yonatan Touval, analist pranë Institutit të Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se njohja e Kosovës nga Izraeli, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen në një kohë kur pozita e palestinezëve në skenën globale është në një pikë të ulët. Shqetësimet se pavarësia e Kosovës do t’i nxiste ndjenjat secesioniste në Izrael, nuk janë më dominuese, sipas tij. Touval thotë se Izraeli ia kishte borxh SHBA-së njohjen e Kosovës, sidomos për faktin... Читать дальше...



Москва

«СВЯТОЙ ЛЕНИН» УЛУЧШАЕТ ЗАКОНЫ, управляет патентами и улучшает командное планирование в целях учёта интереса всего народа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Шапка

Шапки женские на Wildberries — скидки от 398 руб. (на новые оттенки)




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Курсант Пермского военного института Росгвардии принял участие в финале интеллектуальной олимпиады Приволжского федерального округа

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Охрана и безопасность. Как роботы и дроны работают на спортивных объектах?


WTA

Рахимова прошла во второй круг турнира WTA в Рабате на отказе Таунсенд



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Минск

Запись от имени Президента Беларуси сделана в книге соболезнований в посольстве Ирана



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России