Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Новости за 07.09.2020

Sulmi i 2017-ës në Stamboll: Militanti i IS-it ndëshkohet me 40 dënime me burgim të përjetshëm

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Turqi ka dënuar me burgim të përjetshëm një të dyshuar të grupit militant, Shteti Islamik (IS) lidhur me sulmin e vitit 2017, në një klub të natës në Stamboll. Si pasojë e këtij sulmi në natën e vitit të ri patën vdekur 39 persona. I dyshuari, Albulkadir Masharipov nga Uzbekistani është shpallur fajtor për 39 vrasje si dhe tentimet për të përmbysur rendin kushtetues. Ndaj tij janë shqiptuar  40 dënime me burgim të përjetshëm, pa mundësi të lirimit me kusht. Gjykata po ashtu... Читать дальше...

Refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave për ekstradim të Assange-it

Evropaelire.org 

Një gjykatës britanik ka kundërshtuar të hënën kërkesën e avokatëve të themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, për të shtyrë seancat e tij dëgjimore për ekstradim, në vitin e ardhshëm. Assange është duke luftuar përpjekjet e prokurorëve amerikanë që synojnë ta dërgojnë atë në Shtetet e Bashkuara, ku 49-vjeçari australian kërkohet të gjykohet për 18 akuza, që lidhen me publikim të sekreteve të ushtrisë amerikane dhe dokumenteve tjera diplomatike një dekadë më parë. Seancat e ekstradimit kanë nisur në muajin shkurt... Читать дальше...

Kosova në mini-Shengen, përmes Uashingtonit

Evropaelire.org 

I ashtuquajturi projekti mini-Shengen, do të mundësojë lëvizshmërinë e bizneseve dhe profesionistëve dhe do të ndihmojë në eliminimin e barrierave tregtare brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor, thonë ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Kosovë. Kjo nismë, sipas tyre, synon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Serbia dhe Kosova me marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së mini-Shengenit... Читать дальше...



Gjysmë milioni persona të infektuar me COVID-19 në Spanjë

Evropaelire.org 

Spanja është kthyer në shtetin e parë të Evropës Perëndimore që ka regjistruar më shumë se gjysmë milioni persona të infektuar me koronavirusin e ri, ndërkohë që rriten shqetësimet për shtim të të infektuarve edhe në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht autoritetet spanjolle kanë raportuar për 525,549 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi. Shifrat e të infektuarve janë rritur ndërkohë që miliona fëmijë janë kthyer nëpër ambiente shkollore. Sipas të dhënave... Читать дальше...

Franca lejon 1,500 spektatorë brenda sallave ku zhvillohen garat në tenis

Evropaelire.org 

Kampionati francez i tenisit, French Open, do të lejojë 11,500 spektatorë brenda ditës që të jenë pjesë e këtij organizimi, duke respektuar protokollet me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri, ka thënë Federata franceze e Tenisit të hënën. French Open, që tradicionalisht mbahet në periudhën maj-qershor, është shtyrë më herët gjatë këtij viti për shkak të pandemisë me koronavirus, derisa tani planet janë që përballjet të organizohen nga 27 shtatori deri më 11 tetor. Federata e Tenisit në... Читать дальше...

Ligji i ri për Brexit "nuk do t'i prishë planet" për tregti me BE-në

Evropaelire.org 

Qeveria britanike do të prezantojë një ligj të ri që mund të ndryshojë planet për dogana pas Brexitit me Bashkimin Evropian – mirëpo zyra e kryeministrit britanik ka mohuar që mund të heqë dorë nga traktati ekzistues. Të dyja palët janë pajtuar më 2019 për kushtet e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe kushtet për tregti në të ardhmen në Irlandën Veriore. Raportet sugjerojnë se ligji i ri mund të “përmbysë” forcën ligjore të marrëveshjes paraprake – përkatësisht pjesën për largim. Читать дальше...

Raportet me Izraelin, Kosova në vijë me SHBA-në

Evropaelire.org 

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA dhe Turqi, Avni Spahiu, nuk sheh ndonjë problem që Kosova të hapë ambasadë në Jerusalem, pasi sipas tij, këtë e ka bërë edhe partnerja strategjike e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Spahiu thotë se njohja e Izraelit si dhe iniciativa për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, mund të shkaktojë reagime të shteteve të ndryshme të botës, porse nuk prodhon dëme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ish-diplomati Spahiu, beson se në këto veprime, Kosova, ka... Читать дальше...

Takimi i dytë ndërmjet Hotit dhe Vuçiqit në Bruksel

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, u takuan në Bruksel, ku biseduan për një varg çështjes. Hoti tha se është shënuar përparim në draftimin e marrëveshjes finale, ndërkaq Vuçiq tha se në këtë takim kanë hapur edhe temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.



Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: U arrit përparim i plotë në disa çështje

Evropaelire.org 

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë të hënën se në dialogun e zhvilluar mes përfaqësuesve të këtyre dy shteteve në Bruksel, është arritur përparim i plotë në diskutimet rreth bashkëpunimit ekonomik dhe çështjes së personave të pagjetur dhe të zhvendosur. “Është e rëndësishme që të dy liderët këtë mëngjes, teksa kanë ardhur nga takimet e Shtëpisë së Bardhë, kanë konfirmuar se janë të lidhur me prioritetet e integrimit në Bashkimit Evropian dhe në vazhdimin e punës për dialogun Beograd-Prishtinë... Читать дальше...

Gjykata saudite ndryshon dënimet për vrasësit e Khashoggit

Evropaelire.org 

Një gjykatë në Arabinë Saudite ka zëvendësuar dënimet me vdekje ndaj pesë të dënuarve për vrasjen e kolumnistit Jamal Khashoggi më 2018, ka raportuar media shtetërore. Prokurori Publik ka thënë se të dënuarit me vdekje tani do të ndëshkohen me 20 vjet burgim pasi familja e Khashoggit i ka falur ata. Tre të tjerë do të dënohen mes shtatë deri në 10 vjet burgim. Khashoggi, kritik i ashpër i qeverisë saudite, është vrarë brenda konsullatës së Mbretërisë Saudite në Stamboll nga një ekip i agjentëve sauditë. Читать дальше...

Maqedonia e Veriut me rregulla të reja të pensionimit

Evropaelire.org 

Paralajmërohen reformat të thella në administratë, ekspertët thonë se të punësuarit në administratë vështirë se do të dëshirojnë të dalin para kohe në pension Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se nga 1 janari i vitit 2021, do të vlejnë rregulla të reja për pensionim, ku është vendosur që të bëhet e detyrueshme dalja në pension në moshën 64-vjeçare. Përjashtime nga ky rregull do të bëhen vetëm për personat që punojnë në profesione deficitare. Njëkohësisht  të punësuarve që... Читать дальше...

Navalny del nga koma

Evropaelire.org 

Spitali gjerman që po trajton liderin opozitar rus, Aleksei Navalny ka thënë se gjendja e kritikut të Kremlinit është “përmirësuar” dhe se ai është “duke iu përgjigjur stimujve verbalë”. Spitali Charite në Berlin ka thënë përmes një deklarate të hënën se 44-vjeçari është “larguar nga koma e induktuar” dhe se “po largohet nga ventilimi mekanik”. Megjithatë, spitali ka thënë se është shumë herët “për të vlerësuar efektet potenciale afatgjate të helmimit të tij të rëndë”. Gjermania ka thënë se... Читать дальше...

Opozita maqedonase kritikon heshtjen shtetërore për marrëveshjen Prishtinë-Beograd

Evropaelire.org 

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ka kritikuar institucionet shtetërore dhe partitë politike në pushtet, të cilat, siç thuhet, tashmë tri ditë po heshtin lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të presidentit amerikan Donald Trump. “Vendi ynë u prononcua për Venezuelën, Korenë e Veriut, demokracinë në Poloni, por jo për çështjet që lidhen me Serbinë dhe Kosovën - dy fqinjët tanë me të cilët kemi bashkëpunimin dhe shkëmbim ekonomik më të zhvilluar…”... Читать дальше...

Kosovë: Pesë të vdekur, 85 të infektuar me COVID-19

Evropaelire.org 

Kosovës të hënën i janë​ shtuar 85 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 432 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar pesë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 568. Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 97 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,993. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë... Читать дальше...

Lojërat Olimpike do të mbahen “me apo pa COVID-19”

Evropaelire.org 

Lojërat Olimpike në Tokio do të mbahen vitin e ardhshëm “me apo pa COVID-19”, tha nënpresidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, John Coates. Ai konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se Olimpiada do të nisë më 23 korrik, 2021. Ajo ka qenë e paraparë të nisë në korrik të 2020-ës, por është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19, sëmundjes që e shkakton një koronavirus i ri. Coates tha se tema e Lojërave fillimisht ka qenë: “Lojërat e rindërtimit pas shkatërrimit nga cunami”, duke iu referuar... Читать дальше...

Më 28 shtator, takimi i rradhës Kosovë-Serbi në Bruksel

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq konfirmuan të hënën në Bruksel se kanë përafruar qëndrimet e tyre për çështjen e të zhvendosurve dhe të zhdukurve si dhe bashkëpunimin ekonomik. Pas bisedimeve të zhvilluara ndërmjet dy delegacioneve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, liderët kanë thënë se në kuadër të këtij dialogu janë hapur edhe dy tema: asosacioni i komunave dhe çështja e zgjidhjes së kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore. Kryeministri... Читать дальше...

BE, e shqetësuar për vendimin rreth ambasadave në Jerusalem

Evropaelire.org 

Përkushtimi që kanë shprehur Kosova dhe Serbia pas takimeve të javës së kaluar në Shtëpinë e Bardhë, se do të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem, të cilin Izraeli e konsideron si kryeqytet të shtetit, ka shkaktuar “shqetësim të thellë” në Bashkimin Evropian. Këtë e ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, në një konferencë për shtyp në selinë e Komisionit Evropian. Ai ka thënë se BE-ja shpreh “shqetësim dhe keqardhje serioze” për këtë. Stano, megjithatë, ka... Читать дальше...

Thaçi: Kam biseduar me Erdoganin për njohjen nga Izraeli

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media më 7 shtator, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk e cenon partneritetin me Turqinë. Ai tha se për këtë çështje ka biseduar me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Më 4 shtator, Kosova dhe Izraeli janë dakorduar që të vendosin marrëdhënie diplomatike. Kosova ka thënë se shumë shpejt do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem.

Borrell: E natyrshme që Kosova dhe Serbia të kenë pozicione të ndryshme

Evropaelire.org 

Në Bruksel, më 7 shtator po zhvillohet raundi i ri i bisedimeve në nivelin politik, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Josep Borrell tha se është e natyrshme që palët të kenë pozicione të ndryshme për tema të caktuara.


Музыкальные новости
Певец

Певец Shaman посетил Рязань и рассказал, что не носит трусы





Rss.plus
Шапка

Шапки женские вязаные на Wildberries, 2024 — новый цвет от 392 руб. (модель 466)




Пока в Карелии тянут с решением по ОМК, в Москве вслед за Путиным говорят об амнистии для таких предприятий

В России решили изменить правила работы дорожных камер

Подведены итоги третьего сезона «Лига Ставок Media Basket»

Сдвоенные «Ласточки» будут ходить между Москвой и Нижним Новгородом в мае




Pse Asociacioni është problematik për Kosovën?

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka paralajmëruar se të hënën në dialog do të hapen dy çështje që ai i ka quajtur “të ndjeshme” por “shumë të rëndësishme, më saktësisht çështjet e kërkesave pronësore e financiare si dhe aranzhimet për komunitetet joshumicë në Kosovë”. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në dialog, Prishtina zyrtare shkon për marrëveshje finale, e cila duhet të përmbajë njohje reciproke. Kurse presidenti serb... Читать дальше...

Thaçi: Njohja nga Izraeli nuk e cenon partneritetin me Turqinë

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se njohja e Kosovës nga Izraeli ka ndodhur në momentin më të duhur të mundshëm dhe se ajo nuk do ta cenojë partneritetin me Turqinë. Sipas tij, kjo është një e arritur e madhe dhe strategjike për vendin. Izraeli, tha ai, ka qenë i përfshirë në procesin e Kosovës që nga periudha e luftës, duke strehuar refugjatë nga Kosova. “Se pse është vonuar njohja, është çështje tjetër dhe e kuptueshme për interesin e Izraelit... Se a do ta njihte Kosovën Izraeli, ka qenë e njohur botërisht se kjo do të ndodhte. Читать дальше...

Thaçi: Marrëveshja e 4 shtatorit, ndërmarrja diplomatike më serioze e SHBA-së në Ballkan  

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mirënjohje për Shtete e Bashkuara të Amerikës për, pasi siç ka thënë “gjithmonë i kanë qëndruar pranë qytetarëve të Kosovës dhe e ka përkrahur për liri, shtet dhe integrime evropiane”. Deklarata e Thaçit pason nënshkrimin ditën e premte, më 4 shtator, të një marrëveshjeje për normalizim ekonomik në mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Читать дальше...

Borrell paralajmëron bisedime për dy tema të vështira

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka paralajmëruar se sot (7 shtator) në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, do të hapen dy çështje që ai i ka quajtur “të ndjeshme” por “shumë të rëndësishme, më saktësisht çështjet e kërkesave pronësore e financiare si dhe aranzhimet për komunitetet joshumicë në Kosovë”. Borrell tashmë është duke zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimet... Читать дальше...

Hoti dhe Vuçiq zotohen se do t’i dyfishojnë përpjekjet në dialog

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u zotuan se do t’i japin prioritetin më të lartë integrimit në BE dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ata e bënë këtë zotim te përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga BE-ja. “Ata gjithashtu u zotuan se do t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtimin e mëtejshëm krah BE-së... Читать дальше...

Arrestime masive në protestat në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Policia në Bjellorusi arrestoi 633 persona në protestat e së dielës në këtë vend, njoftoi të hënën Ministria bjelloruse e Punëve të Brendshme. Protestat kundër regjimit të Alexander Lukashenkës u mbajtën në Minsk dhe qytete të tjera, për të katërtën fundjavë me radhë. Dhjetëra-mijëra njerëz e sfiduan praninë e madhe të forcave të sigurisë, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit. Lukashenka mban pushtetin bjellorus qysh në vitin 1994. Ai është rizgjedhur president muajin e kaluar, por, sipas opozitës, zgjedhjet janë manipuluar. Читать дальше...



Москва

Эксперт Президентской академии в Санкт-Петербурге о компенсации части затрат на путевки в оздоровительные лагеря в рамках нацпроекта «Семья»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

Балерина Волочкова продолжила участвовать в благотворительных концертах




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Чья компания сильнее всех?


WTA

Потапова проиграла на старте турнира WTA-500 в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Сергей Собянин. Главное за день



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России