Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Новости за 18.09.2020

Stuhia e stilit të uraganit godet perëndimin e Greqisë

Evropaelire.org 

Një stuhi e rrallë e stilit të uraganit është duke prekur ishujt në perëndim të Greqisë, duke nxitur shira të rrëmbyeshëm dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Stuhia Ianos është përshkruar si uragan mesdhetar, fenomen që fillimisht është paraqitur në Greqi më 1995. Cikloni është u bartur drejt lindjes, prandaj përgjatë fundjavës erëra deri në 117 kilometra në orë pritet të godasin Peloponezin, më pas Athinën dhe Kretën. “Drunjtë janë duke rënë gjithandej”, ka thënë guvernatorja e kësaj zone, Rodi Kratsa. Читать дальше...

Kryeministri britanik: E pashmangshme vala e dytë e koronavirusit

Evropaelire.org 

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se në Mbretërinë e Bashkuar, vala e dytë e koronavirusit “është në ardhje”. Duku folur në Oxfordshire, Johnson ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve ka qenë “e pashmangshme”. “Nuk dua që të kemi masa më të rrepta të izolimit”, ka thënë ai, mirëpo ka shtuar se “kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”. Johnson ka thënë se izolimi i dytë është “gjëja e fundit që e dëshiron”... Читать дальше...

Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit, në ‘duart’ e partive politike

Evropaelire.org 

Pavarësisht mospajtimeve apo kritikave të partive politike parlamentare në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen apo dokumentin e nënshkruar nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, ai është akt juridik i detyrueshëm, të cilin Kosova ka për obligim që ta zbatojë, thotë Enver Hasani, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Por, zbatimi i pikave që burojnë nga ky dokument, do të jetë mjaft i vështirë, jo vetëm nga qeveria aktuale e kryeministrit Hoti... Читать дальше...



Emrat e nënave afgane do të përfshihen në dokumentet e identifikimit të fëmijëve

Evropaelire.org 

Nënave afgane do t'iu përfshihen emrat në dokumentet e identifikimit të fëmijëve të tyre, pas disa vjetëve të fushatave nga mbrojtësit e të drejtat e grave. Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka kthyer të premten në ligj amendamentin e bërë në Ligjin për Qytetarët. Ky ndryshim është kërkuar për kohë të gjatë nga aktivistët në shtetin tejet konservator dhe fetar, ku gratë identifikohen në bazë të emrave të familjarëve të tyre burra. Për burrat, publikimi i emrave të familjareve të tyre gra, është gjë  e turpshme. Читать дальше...

Kremlini i konsideron "absurde" raportimet për gjurmë të Noviçokut në shishen e Navalnyt

Evropaelire.org 

Kremlini i ka quajtur “absurde” raportimet se lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, për të cilin Gjermania dhe qeveri tjera perëndimore thonë se është helmuar me agjent nervor, ka gëlltitur substancën nga një shishe e ujit në dhomën e tij të hotelit në Siberi. Ekipi i Navalnyt ka thënë se shishja e ujit është larguar nga dhoma e tij e hotelit në qytetin Tomsk, pasi ai është sëmurë keq muajin e kaluar. Sipas këtij ekipi, në shishe janë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok. Zëdhënësi i Kremlinit... Читать дальше...

Bizneset vazhdojnë me humbje, shteti hesht

Evropaelire.org 

Kompanisë “Laberion”, e cila merret me prodhimin e lëngjeve në Kosovë, si pasojë e pandemisë me COVID-19, i janë shkaktuar humbje, të cilat mund të arrijnë deri në 5 milionë euro. Pronari i kësaj kompanie, Bashkim Osmani, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se shitja e produkteve të tyre ka rënë në 40 për qind. “Në muajin korrik kemi pasur 18 për qind rënie të shitjes apo qarkullimit, në muajin gusht kemi pasur rënie 22 për qind të shitjes, ky muaj (shtator) do të jetë me humbje edhe më të mëdha. Читать дальше...

Tetë të vdekur, 144 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e V.

Evropaelire.org 

Tetë të vdekur, 144 të infektuar dhe 97 të shëruar, është bilanci i së premtes i personave të prekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se me rastet e reja, numri i të vdekurve ka arritur në 683. Të vdekurit janë nga qytetet: Kumanovë, Shtip, Prilep, Tetovë, Strumicë, Vinicë dhe Kërçovë. Për herë të parë në Shkup nuk është regjistruar asnjë i vdekur ndërkohë që vazhdon të mbetet qyteti me numrin më të lartë të të vdekurve. Numri më i madh i... Читать дальше...

SHBA-ja do të ndalojë shkarkimin e aplikacioneve TikTok dhe WeChat në 48 orë

Evropaelire.org 

Platformat sociale, TikTok dhe WeChat do të ndalohen në tregjet amerikane të aplikacioneve nga dita e diel, përveç nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pajtohet për ndonjë marrëveshje të minutës së fundit. Departamenti amerikan i Tregtisë ka thënë se vendimi do t’ua ndalojë banorëve ne SHBA shkarkimin e këtyre aplikacioneve. “Me udhëzim të presidentit, ne kemi marrë vendim për të luftuar koleksionimin e dëmshëm të të dhënave personale të qytetarëve kinezë nga ana e Kinës”, ka thënë Sekretari i Departamentit të Tregtisë... Читать дальше...



Trendafilova do t’ua dorëzojë gjyqtarëve kërkesën e Osmanit

Evropaelire.org 

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se presidentja e këtij institucioni, Ekaterina Trendafilova, do t’ua dorëzojë gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Kushtetuese, kërkesën e nisur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani rreth ndryshimeve kushtetuese që lidhen me mandatin e kësaj Gjykate. Osmani i ka nisur të premten letër Trendafilovas, rreth kërkesës së bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për bërjen e ndryshimeve kushtetuese lidhur... Читать дальше...

Thaçi i ndan ‘Urdhrin e Lirisë’ presidentit Trump

Evropaelire.org 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ndarë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “Urdhrin e Lirisë”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e SHBA-së për lirinë e Kosovës, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një letër që i ka dërguar presidentit Trump, Thaçi e ka falënderuar liderin amerikan për arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik në mes Kosovës dhe Serbisë. “Kjo marrëveshje është përparim i rëndësisë së jashtëzakonshme për... Читать дальше...

Vendet e Kuintit bëjnë thirrje që të kundërshtohet çdo përpjekje për të zhvlerësuar Gjykatën Speciale

Evropaelire.org 

Ambasadorët e vendeve të Kuintit u kanë bërë thirrje të premten, Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (Gjykata Speciale), si dhe të sigurojnë që këta trupa të kryejnë detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Vendet e Kuintit janë: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Përmes një komunikate për media, vendet... Читать дальше...

Katër persona të vdekur, 57 të infektuar me koronavirus në Kosovë

Evropaelire.org 

Kosovës të premten i janë​ shtuar 57 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 678 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 611. Sipas të dhënave të këtij Instituti, të premten janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,003. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë... Читать дальше...

Gjermania: Nuk është në interesin e Bullgarisë të pengojë anëtarësimin e Shkupit në BE

Evropaelire.org 

Gjermania, që kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, vlerëson se problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk duhet të përfshihen në kornizën negociuese për anëtarësimin e Shkupit në Bashkimin Evropian. Këtë qëndrim të Berlinit zyrtar e bëri të ditur ambasadorja gjermane në Shkup, Anke Holstein, teksa komentoi një memorandum, përmes së cilit, Bullgaria i ka kërkuar vendeve anëtare të BE-së, që në kuadër të kornizës negociuese me Shkupin, të fusin edhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, që Sofja dhe Shkupi kanë arritur më 2017. Читать дальше...

Osmani ia dërgon Hagës kërkesën e Thaçit lidhur me mandatin e Gjykatës Speciale

Evropaelire.org 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka nisur letër Ekaterina Trendafilovas, kryetares së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, rreth kërkesës së bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për bërjen e ndryshimeve kushtetuese lidhur me mandatin e këtyre Dhomave që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale. Në këtë letër, që ka siguruar Radio Evropa e Lirë, Osmani ka kërkuar shqyrtim paraprak se ndryshimet e propozuara nuk zvogëlojnë të drejtat... Читать дальше...

Izraeli shënon Vitin e Ri Hebre nën masën e izolimit mbarëkombëtar

Evropaelire.org 

Izraeli po fillon një izolim të dytë mbarëkombëtar për të frenuar rastet e koronavirusit. Masa po zbatohet derisa qytetarët fillojnë të shënojnë Vitin e Ri Hebre. Kjo festë tradicionalisht shënohen përmes takimeve të mëdha, familjare. Por, nën masën e izolimit tre javor, izraelitët mund të lëvizin vetëm brenda perimetrit 1 kilometër nga shtëpitë e tyre, me disa përjashtime, dhe numri i njerëzve të lejuar në sinagoga është ulur shumë. Izraeli aktualisht ka një nga nivelet më të larta të të infektuarve me koronavirus në botë. Читать дальше...

Greqia po vazhdon zhvendosjen e migrantëve në një kamp të ri

Evropaelire.org 

Të premten, policia në ishullin grek Lesbos, rifilloi zhvendosjen e migrantëve të cilët kanë mbetur të pastrehë, pasi më 9 shtator nga shpërthimi i një zjarri u shkatërrua kampi Moria. Përveç kësaj, ne mesin e migrantëve ka shpërthyer edhe përhapja e koronavirusit të ri. Nga 5.000 njerëz të zhvendosur në një kamp të ri - të ndërtuar nga ushtria - 135 deri më tani kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin, thanë zyrtarët. Më shumë se 12,000 migrantë dhe refugjatë ikën nga zjarret në kampin Moria duke qëndruar për ditë të tëra në natyrë. Читать дальше...

A ka pasur të drejtë Suedia?

Evropaelire.org 

Tani që rastet me koronavirus janë sërish në rritje në Evropë, Suedia mburret me një nga normat më të ulëta të infektimit në kontinent. A ka pasur të drejtë që nuk është izoluar?

Esktremistët po përgatisin sulme në Afganistan, thotë ambasada amerikane

Evropaelire.org 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Afganistan paralajmëroi se grupet ekstremiste po planifikojnë sulme të ndryshme, që veçanërisht do të shënjestrojnë gratë. Ambasada nuk specifikoi se cilat organizata po përgatisin sulmet. Paralajmërimi  vjen derisa talibanët dhe negociatorët e caktuar nga qeveria, janë ulur së bashku, për herë të parë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje. "Talibanët nuk kanë ndonjë plan për të kryer ndonjë sulm të tillë", tha zëdhënësi i grupit Zabihullah Mujahed për Associated Press (AP). Читать дальше...

Evropa, në betejë për të ngadalësuar COVID-19

Evropaelire.org 

Shumë vende evropiane po përgatiten të zbatojnë masa të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi për një "situatë shumë serioze". Së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, qeveritë e Francës, Spanjës dhe Holandës pritet që të shpallin kufizime të reja. Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se sistemi rajonal i kujdesit shëndetësor po vihet nën presion serioz nga pacientët me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Читать дальше...

Kina mban stërvitje ushtarake derisa i dërguari i SHBA-së viziton Tajvanin

Evropaelire.org 

Kina thotë se po kryen stërvitje ushtarake pranë ngushticës së Tajvanit për të "mbrojtur sovranitetin e saj". Veprimet e Kinës po ndodhin pavarësisht se një zyrtar i lartë i SHBA-së po viziton Tajvanin. Stërvitjet që përfshijnë edhe të shtëna me zjarr, vijnë në mes të tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Uashingtonit. SHBA-ja ka lëvizur në drejtim të një mbështetjeje më të madhe për Tajvanin. Kina e konsideron Tajvanin e vet-qeverisur si një provincë të shkëputur. Keith Krach është zyrtari... Читать дальше...

SHBA-ja dhe 28 vende tjera dënojnë ndaljen e internetit në Bjellorusi

Evropaelire.org 

Njëzet e nëntë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke dënuar Bjellorusinë për mbylljen e Internetit dhe bllokimin e disa faqeve pas zgjedhjeve presidenciale "të manipuluara" muajin e kaluar. "Krahas masave kufizuese dhe kërcënimeve të përdorura kundër kandidatëve të opozitës dhe arrestimeve masive të anëtarëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve bjellorusë, veprimet për të kufizuar hyrjen në internet, duke përfshirë mediat sociale dhe platformat e tjera të komunikimit... Читать дальше...

Mbi 30 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë

Evropaelire.org 

Mbi 30 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në nivel global, ka njoftuar Universiteti Johns Hopkins me seli në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 940,000 kanë vdekur nga sëmundja COVID-19,  që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në Kinë, në fund të vitit të kaluar. Vendet më të goditura janë SHBA-ja, India dhe Brazili, por ka një rritje të numrit të të infektuarve në të gjithë Evropën. Shumë vende tani po përgatiten për një valë të dytë të pandemisë, ndërsa dimri po afrohet. Читать дальше...

"Rrjedhja" e dosjeve të Gjykatës Speciale, pa hetim të konfirmuar në Kosovë

Evropaelire.org 

Ende nuk dihet se kush është duke dërguar dokumente në zyret qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për të cilat po pretendohet se janë konfidenciale dhe të Dhomave Specializuara ne Hagë. Identiteti i personit i cili më 7 dhe 16 shtator ka dërguar në këtë organizatë "me mijëra dosje me dëshmi dhe emra dëshmitarësh", vazhdon të jetë anonim. Institucionet e rendit dhe ligjit në Kosovë nuk konfirmojnë hetime për këtë rast. Policia e Kosovës tha se pyetja për këtë çështje duhet të adresohet ‘tek institucionet përkatëse’... Читать дальше...



Москва

V Общероссийская конференция «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» представит калейдоскоп успешных практик в сфере социального проектирования


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Аранжировка

Аранжировка Песен. Аранжировка Музыки. Создание Аранжировок.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»


ATP

Теннисист Медведев потеряет место в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


ATP

Даниил Медведев идет третьим в чемпионской гонке ATP, Андрей Рублев — пятый



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России