Çfarë dimë për variantin e ri të koronavirusit?
Pak ditë pasi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit Sars-CoV-2, një variant i ri i tij, edhe më përhapës, ka shkaktuar alarm. Mbretëria e Bashkuar, ku edhe është zbuluar varianti i ri, ka vendosur masa të ashpra izolimi dhe ka lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, ndërsa shumë vende të tjera i kanë ndaluar fluturimet prej atje. “Kur virusi e ndryshon metodën e sulmit, ne duhet ta ndryshojmë metodën e mbrojtjes”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson. Varianti i ri është zbuluar për herë të parë në shtator. Читать дальше...