Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2023

Новости за 09.05.2023

Juria: Trump e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren E Jean Carroll

Evropaelire.org 

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren, E.Jean Carroll, në vitet 1990, dhe më pas ka shpifur duke e quajtur gënjeshtare, ka thënë një juri e madhe në Shtetet e Bashkuara. E ashtuquajtura juri e madhe përbëhet prej një grupi të qytetarëve, të cilëve ligji u jep autoritet për të hetuar shkeljet e mundshme penale të një pandehuri, dhe të vlerësojnë nëse duhet ndëshkuar ai. Juria ka pasur detyrë që të vendosë nëse Trump e ka dhunuar, abuzuar seksualisht, apo e ka prekur Caroll-in, pa dëshirën e saj. Читать дальше...

Konflikti në Sudan: Mbi 700.000 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre

Evropaelire.org 

Numri i personave të zhvendosur brenda Sudanit, si pasojë e luftimeve mes fraksioneve ushtarake rivale, ka shkuar në gati 700.000, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Rritja e numrit të të zhvendosurve ka shtuar shqetësimet për përshkallëzim të dhunës, pavarësisht bisedimeve për armëpushim, që janë duke u mbajtur në Arabinë Saudite. Sulmet ajrore dhe betejat tokësore, janë duke vazhduar në kryeqytetin e Sudanit, Kartum. Të gjitha lagjet pothuajse janë zbrazur në kryeqytet, pasi banorët kanë ikur nga shtëpitë e tyre. Читать дальше...

Institucionet e BE-së: Serbia t'i mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

Evropaelire.org 

Komisionari Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se mospërshtatja e politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, rreth sanksioneve ndaj Rusisë, është një “çështje serioze“. Në një debat të organizuar për Serbinë, në Parlamentin Evropian, ai ka bërë thirrje që autoritetet në Serbi të komunikojnë si duhet beneficionet që vijnë nga procesi i integrimeve evropiane, duke përmendur faktin se BE-ja “është dhe do të mbetet partneri, donatori dhe investuesi më i madh i Serbisë“. Читать дальше...



Brenda 24 orëve në Shqipëri: Dy turiste humbin jetën, një zhduket në lumin Osum

Evropaelire.org 

Dy turiste të huaja kanë humbur jetën në shtegun Valbonë-Theth në veri të Shqipërisë, ndërsa një turist holandez është zhdukur në kanionet e lumit Osum, në jug të vendit. Policia e Komisariatit të Tropojës bëri të ditur se është njoftuar pasditen e së martës (9 maj) se dy turistet, njëra me shtetësi belge, dhe tjetra franceze, kanë qenë duke eksploruar zonën e Valbonës, ku janë rrëzuar, për shkak të terrenit të thepisur, por edhe motit të lig. Ekipet e kërkimit kanë gjetur trupat e pajetë në... Читать дальше...

Mungesa e punëtorëve detyron bujqit t'i zvogëlojnë të mbjellat

Evropaelire.org 

Rritja e temperaturave në fillim të muajit maj i shtyu fermerët në Kosovë që të nxitojnë me mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore, por, qysh në fillim, shumë prej tyre u përballën me mungesë punëtorësh. Zenë Haradinajn, nga fshati Stanoc i Epërm i Vushtrrisë, e përcolli fati i njëjtë. Ai thotë se u vonua me mbjelljen e specave, domateve dhe trangujve në serën e tij nga pamundësia e gjetjes së dy punëtorëve, sa i duhen aktualisht. “Kam qenë shumë i zënë me mbjelljen e misrit dhe grurit. Читать дальше...

Me art kundër regjimit: Lufta 25-vjeçare e një iranianeje

Evropaelire.org 

Artistja iraniane, Parastou Forouhar, viziton atdheun e saj çdo vit, për të shënuar ditën kur prindërit e saj u vranë, në vitin 1998. Ajo hap shtëpinë e familjes së saj në Teheran për disidentët dhe informohet për zhvillimet e fundit. Tani e kthyer në studion e saj në Gjermani, ajo zbulon veprat e saj të fundit dhe rrëfen për Radion Evropa e Lirë udhëtimin e saj të fundit në Iran. Mes tjerash, thotë se pa një ndryshim të thellë në shoqëri, që regjimi, gjithnjë e më pak, arrin ta kontrollojë. (Përgatitën... Читать дальше...

Shkupi shqyrton bllokimin e TikTok-ut

Evropaelire.org 

Institucionet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur konsultime me ekspertë, në drejtim të marrjes së masave për parandalimin e akteve të dhunës, në shkolla dhe jashtë tyre. Aktivitetet janë intensifikuar, pas vrasjes së tetë nxënësve në një shkollë fillore afër Beogradit, më 3 mars, dhe tetë të tjerëve, dy ditë më vonë në vendbanimin Vraçar të këtij shtet. Ky aplikacion i formatit me video të shkurtra është në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance. Debati kryesor në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet... Читать дальше...

Ambasadori britanik: Është koha që Kosova ta prezantojë draft-statutin për Asociacionin

Evropaelire.org 

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë të martën se ka ardhur koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, një dokument i tillë le të prezantohet duke u bazuar në draft-vizionin e paraqitur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një javë më parë, si dhe të jetë në përputhje me kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian. Abbott e ka bërë këtë thirrje duke treguar se Kosovën e viziton këtë javë, i dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach. Читать дальше...



Shtohen thirrjet ndaj Iranit për t’iu dhënë fund dënimeve me vdekje

Evropaelire.org 

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Drejta të Njeriut, Volker Turk, e ka kritikuar Iranin për “nivel të neveritshëm” të dënimeve me vdekje, dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që t’i japin fund këtij lloji të dënimit. Sipas tij, numri i të ekzekutuarve është “frikësues”. Prej 1 janarit, Turk ka thënë se besohet që të paktën 209 persona janë ekzekutuar në Iran – shumica prej tyre për shkelje të lidhura me drogën, dhe numri më i lartë është në mesin e minoriteteve. Numri i saktë i të ekzekutuarve nuk dihet... Читать дальше...

Fshihet murali i Mlladiqit në Beograd

Evropaelire.org 

Një mural i të dënuarit për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, u fshi të martën. Murali ishte i pikturuar në fasadën e një ndërtese banimi në rrugën Njegosheva, në qendër të Beogradit. Aktivistët e mbuluan atë me sprej të bardhë. Një ditë më herët, aktivistët dhe qytetarët u përpoqën ta hiqnin muralin me furça çeliku, por aksioni përfundoi duke vizatuar një zemër të kuqe, që mbulonte fytyrën e Mlladiqit. Zemra e kuqe mbeti në murin ku ishte murali. Në të dyja aksionet mori pjesë edhe Gjorgje Miketiq... Читать дальше...

OKB: Kriza ushqimore do ta destabilizojë edhe më shumë Lindjen e Mesme

Evropaelire.org 

Programi Botëror i Ushqimit ka shprehur shqetësime se një krizë e vazhdueshme ushqimore në Lindjen e Mesme, mund të destabilizojë edhe më shumë rajonin. Pesë shtete në këtë rajon janë duke u përballur me norma të inflacionit mbi 60 për qind, ndërsa disa tjera me nivele treshifrore, ka thënë Corinne Fleischer, drejtore e Programit Botëror të Ushqimit, për rajonin e Lindjes së Mesme. “Kur ushqimi bëhet i papërballueshëm, rezultat është uria”, ka thënë ajo përmes një deklarate. Varësia ndaj importeve dhe kriza klimatike... Читать дальше...

“Evropiani i Vitit” nga Kosova ëndërron t'i bie kitarës përtej kufijve

Evropaelire.org 

Dy telat e sipërm të kitarës i prek lehtë gjersa flet për veten. Tingujt e kitarës, Ledion Halitaj thotë se e bëjnë të ndihet më i qetë dhe i lumtur. Dashurinë për këtë instrument, 11-vjeçari nga Prishtina e kishte prej se ishte shumë i vogël, ndërsa prindërit i bindi t’ia blinin një kur ishte rreth 9 vjeç. Në vitin 2020, Ledioni u regjistrua në shkollën private të muzikës “Beethoven” në Prishtinë, ndërsa në shtator të atij viti fitoi çmimin e parë në një festival ndërkombëtar të kitarës, i organizuar në Transilvani të Rumanisë. Читать дальше...

Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

Evropaelire.org 

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, u arrestua nga oficerë paraushtarakë jashtë Gjykatës së Lartë në kryeqytetin Islamabad. Khan po paraqitej në gjykatë, në lidhje me disa akuza për korrupsion, të cilat vetë ai thotë se janë të motivuara politikisht. Sipas disa raporteve, ai u arrestua nga forcat paraushtarake pasi hyri në kompleksin e gjykatës. Arrestimi vjen pasi Khan akuzoi një gjeneral të lartë të ushtrisë më 7 maj, për përfshirje në një tentativë për vrasjen e tij, vitin e kaluar. Читать дальше...

Kina dëbon një diplomate kanadeze në shenjë hakmarrjeje

Evropaelire.org 

Kina dëboi konsullen e Kanadasë në Shangai, pasi Otava dërgoi në shtëpi një diplomate kineze, të akuzuar për përpjekje për të frikësuar një deputet kanadez. Të hënën, Kanadaja e shpalli diplomaten kineze, Zhao Wei, “person të padëshirueshëm” dhe e urdhëroi të largohej nga vendi. Në përgjigje, Kina urdhëroi të martën largimin e Jennifer Lynn Lalondes, diplomate kanadeze në Konsullatën e saj në Shangai. “Kina rezervon të drejtën edhe për reagime të tjera”, tha përmes një deklarate Pekini zyrtar. Читать дальше...

Së paku 12 të vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës

Evropaelire.org 

Së paku 12 palestinezë, përfshirë tre komandantë të grupit militant, Xhihadi Islamik, u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Autoritetet palestineze të shëndetësisë thanë se tri gra dhe tre fëmijë janë në mesin e të vrarëve. Së paku 20 persona të tjerë u plagosën. Izraeli tha se ka nisur një operacion që ka në shënjestër militantët, të cilët përbëjnë kërcënim të menjëhershëm për qytetarët e tij. Xhihadi Islamik u zotua se do të hakmerret dhe militantët me bazë në Rripin e Gazës pritet ta sulmojnë Izraelin me raketa. Читать дальше...

Inteligjenca artificiale “vështirëson zbulimin e mashtrimeve”

Evropaelire.org 

Bashkëthemeluesi i gjigantit të teknologjisë Apple, Steve Wozniak, paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund t’i bëjë mashtrimet dhe dezinformatat vështirë të dallueshme. Duke folur në një intervistë për BBC-në, ai tha se ka frikë se teknologjia do të shfrytëzohet nga “aktorë të këqij”. “Inteligjenca artificiale është aq inteligjente dhe e hapur për aktorë të këqij - për ata që duan t’ju mashtrojnë se kush janë”, tha Wozniak. Ai tha se nuk beson se inteligjenca artificiale do t’i zëvendësojë njerëzit... Читать дальше...

A mund ta shmangë Biden falimentimin përmes Amendamentit 14?

Evropaelire.org 

Reuters Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thirrur në takim më 9 maj udhëheqësit e Kongresit amerikan për të biseduar për rritjen e tavanit të borxhit. Kongresi amerikan është i ndarë dhe nuk ka ngelur shumë kohë për të rritur tavanin e borxhit të Qeverisë federale në vlerë prej 31.4 trilionë dollarësh, me Departamentin e Thesarit që ka paralajmëruar se mund të mbesë pa para deri më 1 qershor. Nëse Kongresi dështon të veprojë, disa ekspertë thonë se presidenti Biden mund të ketë edhe një opsion për të shmangur krizën... Читать дальше...



Москва

Россия и Дети: театр кукол Ульгэр в Бурятии покажет концерт-представление "Вальс Победы"


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин назвал современные технологии, которые используют в городском хозяйстве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Выездной Фотограф для всех желающих, ну и конечно Артистов и Музыкантов.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Спартак» обыграл «Динамо» 2:0 в полуфинале Пути регионов Кубка России

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

"Спартак" обыграл "Динамо" в полуфинале Пути регионов Кубка России


Даниил Медведев

Медведев обыграл Бублика и вышел в четвертьфинал "Мастерса" в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Киев

В Киеве СБУ проводит облавы против нелояльных Зеленскому



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России