Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2023

Новости за 16.05.2023

Shefi i ChatGPT kërkon vendosjen e rregullave për inteligjencën artificiale

Evropaelire.org 

Sam Altman, shef ekzekutiv i kompanisë OpenAI, që ka në pronësi ChatGPT, u tha ligjvënësve amerikanë se vendosja e rregullave për inteligjencën artificiale është thelbësor. Ligjvënësit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet e inteligjencës artificiale, teksa senatori amerikan, Richard Blumenthal, hapi seancën me një zë të zhvilluar nga kompjuteri, që tingëllonte jashtëzakonisht ngjashëm me zërin e tij, teksa lexoi një tekst të krijuar nga ChatGPT. “Nëse keni qenë duke na dëgjuar nga shtëpia... Читать дальше...

SHBA-ja akuzon një kinez për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar një shtetas kinez për shkelje të sanksioneve amerikane, pasi ai dyshohet se i ka ofruar Iranit materiale që përdoren për prodhimin e raketave balistike, thanë prokurorët federalë në Manhatan. Xiangjiang Qiao punon në korporatën Sintoech Dalia Carbon and Graphite Manufaturing, kompani me seli në Kinë, të cilën Departamenti amerikan i Thesarit që nga viti 2014 e ka vendosur në sanksione. Sanksionet ndaj kësaj kompanie janë vendosur pasi ajo e ka ndihmuar Iranin... Читать дальше...

Regjistrimi tregoi se shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi

Evropaelire.org 

Regjistrimi i popullsisë dëshmoi se pakica kombëtare shqiptare në Serbi është diskriminuar në 12 vjetët e fundit, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në këtë vend, Ragmi Mustafi. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se rezultatet përfundimtare të regjistrimit të vitit 2022, treguan se shqiptarët në këtë vend janë pakica e katërt më e madhe kombëtare - menjëherë pas hungarezëve, boshnjakëve dhe romëve. Ndryshe nga të dhënat e regjistrimit të vitit 2011, që tregonin se në Serbi jetojnë gjithsej 5.809 shqiptarë... Читать дальше...



Kryeministri grek paditet për aksidentin me trena

Evropaelire.org 

Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy trenave në Greqi në shkurt, ka ngritur padi penale ndaj kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe disa ministrave dhe zyrtarëve të tjerë. Padia nga zyrtarëve grekë u bë publike para se shteti të mbajë zgjedhjet kombëtare këtë të diel. “Padia shënjestron kryeministrin, ministrat dhe ish-ministrat” si dhe zyrtarë të tjerë, tha përfaqësuesi i grupit, Christos Konstantinidis, gruaja e të cilit vdiq gjatë tragjedisë me trena. Një tren me pasagjer... Читать дальше...

Yellen paralajmëron recesion nëse nuk shmanget falimentimi

Evropaelire.org 

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, paralajmëroi se nëse nuk kalohet kriza me borxhin e Qeverisë, ka të ngjarë që miliona amerikanë të mbesin pa paga, potencialisht duke shkaktuar recesion që mund të shkatërrojë shumë vende pune dhe biznese amerikane. Yellen këto deklarata i bëri para komunitetit të bankave, duke paralajmëruar se në rast të falimentimit, kriza financiare dhe ekonomike do të përkeqësohej për shkak të ndërprerjeve të mundshme të operacioneve të Qeverisë federale, përfshirë kontrollin e trafikut ajror... Читать дальше...

Afganët që jetojnë në Iran pa qasje në kartela bankare

Evropaelire.org 

Irani është duke e zbatuar një sistem të ri modern të pagesave, për ta bërë më të lehtë për qytetarët që ta shfrytëzojnë transportin publik dhe të marrin bukën e tyre të përditshme të subvencionuar. Por, afganët që jetojnë në vend thonë se kanë mbetur prapa për shkak të politikave të imigracionit që kufizojnë qasjen e tyre në kartela bankare. Sipas ankesave të tyre, mungesa e qasjes në kartelat bankare e bën të vështirë për emigrantët afganë të përdorin metrotë e qytetit, të përdorin shërbimet... Читать дальше...

A janë ndryshimet kushtetuese kushti i vetëm i Shkupit në integrimin evropian?

Evropaelire.org 

Përfshirja e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut nuk është kushti i vetëm për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kështu vlerëson Instituti Maqedonas për Demokraci, pas analizimit të konkluzioneve të Këshillit të Evropës, të miratuara pas nënshkrimit të Protokollit me Bullgarinë në korrik të vitit të kaluar. Nënshkrimi i këtij protokollit pason marrëveshjen mes dy shteteve - bazuar në propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet dy vendeve... Читать дальше...

Pa presion të madh, dialogu rrezikon të dështojë

Evropaelire.org 

Pa presion të vazhdueshëm ndërkombëtar nuk pritet të ketë përparim në dialogun Kosovë-Serbi, thonë njohësit e çështjeve politike, Artan Muhaxhiri dhe Dushan Janjiq. Sipas tyre, procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve rrezikon të dështojë. Komentet pasojnë një rund të ri bisedimesh që u zhvillua të hënën në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq. Në agjendë të diskutimeve ishin çështje që dalin nga Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve... Читать дальше...



Autoritetet në Beograd ua zgjasin paraburgimin serbëve nga Kosova

Evropaelire.org 

Dragan Nikoliqit nga Leposaviqi, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, i është vazhduar paraburgimi edhe për një muaj. Ai akuzohet nga autoritetet në Serbi për “bashkim kundër rendit kushtetues” dhe “thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë. Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi avokati i tij, Ivan Niniq, i cili tha se masa e paraburgimit u është vazhduar edhe tre serbëve nga Kosova, të cilët akuzohen se ishin pjesë e një “grupi të organizuar kriminal, qëllimi... Читать дальше...

Gjermania dënon 5 persona për grabitje stolish me vlerë 100 milionë euro

Evropaelire.org 

Një gjykatë gjermane dënoi të martën pesë burra për vjedhjen e bizhuterive të shekullit të 18-të me vlerë më shumë se 100 milionë euro nga një muze në qytetin e Dresdenit, në vitin 2019. Ata u dënuan me burgim nga katër vjet e katër muaj dhe gjashtë vjet e tre muaj, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa. Një i pandehur u shpall i pafajshëm. Gjykata shtetërore e Dresdenit vendosi se pesë burrat – të moshës 24 deri në 29 vjeç – ishin përgjegjës për vjedhjen në Muzeun Green Vault të qytetit gjerman... Читать дальше...

Serbia rrezikon liberalizimin e vizave

Evropaelire.org 

Komisioni Evropian ka pranuar se është i shqetësuar për ekzistimin e disa procedurave të lehtësuara për dhënien e shtetësisë të huajve nga ana e vendeve, të cilat gëzojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë, sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, personat nga vendet e treta fitojnë mundësinë që të shmangin procedurat e Schengenit për t’u pajisur me viza dhe paraqesin edhe rrezik për sigurinë e vendeve të BE-së. Në mënyrë të veçantë Komisioni përmend Serbinë, e cila ka pasur një skemë të tillë. Читать дальше...

BE mbështet aktivitetet për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor

Evropaelire.org 

Në Bruksel po zhvillohet një takim për kontrollin e armëve të zjarrit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe parandalimin e trafikimit të tyre. Duke folur në këtë takim, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tërhoqi vërejtjen se rreziku nga këto armë nuk është vetëm në teori, por i vërtetë. Borrell, duke iu referuar rasteve të vrasjeve në Serbi, tha se është e gabuar të mendohet se gjëra të tilla nuk mund të ndodhin në Evropë, sepse, siç tha ai, ato po ndodhin. Читать дальше...

Në Tokio protestohet kundër shkarkimit të ujit të kontaminuar në det

Evropaelire.org 

Të martën, një grup aktivistësh organizuan një protestë në Tokio, duke i bërë thirrje Japonisë të braktisë planin e saj për të shkarkuar ujë të kontaminuar nga një termocentral bërthamor i dëmtuar nga cunami i vitit 2011. Uji, i cili është trajtuar, por vazhdon të jetë radioaktiv, është planifikuar të shkarkohet këtë verë në Oqeanin Paqësor. “Mos hidhni ujë të kontaminuar në det”, protestuesit brohorisnin jashtë selisë së Tokyo Electric Power Company Holding në Tokio (Kompania Elektrike e Tokios - TEPCO)... Читать дальше...

Kush i ndihmon fëmijët pa kujdes prindëror pas moshës 18-vjeçare?

Evropaelire.org 

Në moshën gjashtëvjeçare, Ana Ilazi u braktis nga prindërit biologjikë. Ajo u rrit në SOS-Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë. Tashmë 19-vjeçare, Ana po jeton në një banesë private, pasi ka lënë SOS-in për fazën e gjysmë-pavarësimit, një proces nëpër të cilin kalojnë të gjithë fëmijët që rriten në SOS. Deri në moshën 21-vjeçare, kur konsiderohet e pavarësuar plotësisht, një pjesë të qirasë ia financojnë SOS-Fshatrat e Fëmijëve, nën përkujdesin e të cilëve edhe është. Pas kësaj moshe, Ana vetë... Читать дальше...

Kryeprokurori bullgar refuzon dorëheqjen, i quan rivalët "plehra politike"

Evropaelire.org 

Kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev, ka refuzuar të japë dorëheqje, duke grisur letrën e tij të dorëheqjes dhe duke i quajtur rivalët e tij në Parlament si "plehra politike". "Unë do ta përfundoj mandatin tim", u ka thënë  gazetarëve 52-vjeçari Geshev më 15 maj gjatë një konference për media. "Unë nuk kam frikë". Geshev u përball me thirrjet për të dhënë dorëheqje, pasi kundërshtarët e tij e akuzuan atë për orkestrimin e një shpërthimi pranë makinës së tij në fillim të këtij muaji, i cili u përshkrua si një tentativë për vrasje. Читать дальше...

Partia Socialiste në Shqipëri fiton 53 bashki, opozita do të drejtojë 7

Evropaelire.org 

Numërimi i votave të zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri ka përfunduar në 59 bashki. Aktualisht, po vazhdon numërimi i votave për kryetar bashkie në Tiranë dhe Malësi të Madhe, por diferenca është e madhe dhe nuk mund të ketë përmbysje të rezultatit; në avantazh janë kandidatët e Partisë Socialiste (PS). Për shpalljen e rezultatit zyrtar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë edhe numërimin e votave për këshilltarët bashkiakë. Megjithatë, Komisionet Zgjedhore Zonale në 59 bashki i kanë shpallur tashmë rezultatet... Читать дальше...

Gjashtë viktima nga zjarri në një bujtinë në Zelandë të Re

Evropaelire.org 

Të paktën gjashtë persona humbën jetën pasi një zjarr përfshiu një bujtinë në kryeqytetin Uellington të Zelandës së Re gjatë natës. Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins, tha se ndërtesa aktualisht nuk është e sigurt që policia të hyjë brenda, dhe autoriteteve mund t'iu duhet më shumë kohë për ta konfirmuar numrin e të vdekurve. Ai tha se deri tani dihet se gjashtë persona kanë vdekur dhe numri i viktimave ka të ngjarë të rritet. Policia tha se nuk kishte një numërim të saktë, megjithëse... Читать дальше...

AI: Rritet numri i ekzekutimeve në botë

Evropaelire.org 

Ekzekutimet në mbarë botën më 2022 kanë arritur në nivelin më të lartë në pesë vjetët e fundit, me Iranin që ka kryer më së shumti ekzekutime. Këto të dhëna kanë zbehur shpresat që ishin rritur pas heqjes së dënimit kapital nga gjashtë shtete, përfshirë Kazakistanin, tha organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI). Në raportin vjetor për dënimet me vdekje, të publikuar më 16 maj, grupi i të drejtave të njeriut tha se “në mënyrë shqetësuese” vitin e kaluar 90 për qind e 883 ekzekutimeve të konfirmuara në botë... Читать дальше...



Москва

Тарифы ЖКХ вырастут в России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин назвал современные технологии, которые используют в городском хозяйстве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Александр Пушной

Кировчанин обыграл телеведущего Александра Пушного и получил деньги




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

ЦСКА выложил провокационный ролик к матчам с "Зенитом", вспомнив фразу Дзагоева


Полина Михайлова

Россиянка Михайлова стала чемпионкой Франции по настольному теннису



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Пожар произошёл в административном здании в Москве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России