Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2023

Новости за 04.05.2023

Biden lëshon urdhër që i hap rrugën sanksioneve në Sudan

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten duke hapur rrugën për të sanksionuar individët e përfshirë në dhunën e fundit në Sudan që la qindra të vdekur dhe e futi shtetin afrikan në kaos. Biden tha në një deklaratë se urdhri i tij "do të mbajë individë përgjegjës për kërcënimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Sudanit…dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.” Presidenti tha se dhuna që po ndodh në Sudan është "një tragjedi... Читать дальше...

Sindikatat kërkojnë rritje pagash sikurse për funksionarët

Evropaelire.org 

Sindikatat në Maqedoninë e Veriut kërkojnë rritje të pagave sikurse për funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, të cilët nga muaji prill nisën t’i marrin ato me rritje prej 78 për qind, ose nga 1.000 deri më 1.200 euro. Bëhet fjalë për rreth një mijë funksionarë të lartë dhe rreth një mijë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi ngrirjen e një neni në Ligjin e Pagave, ku llogaritet koeficienti në varësi të pozicionit. Presidenti i Maqedonisë së Veriut... Читать дальше...

A është në kundërshtim me marrëveshjet shpërbërja e Ekipit Menaxhues?

Evropaelire.org 

Kosova dhe Serbia sërish i interpretojnë ndryshe marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Kësaj radhe ka pasur një “konfuzion” lidhur me mandatin e Ekipit Menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Më 3 maj, autoritetet kosovare e liruan nga detyra Ekipin Menaxhues, me arsyetimin se një ditë më parë në Bruksel e kishin paraqitur statutin dhe se i kishte përfunduar mandati. Për këtë reaguan ashpër autoritetet nga Serbia, duke theksuar... Читать дальше...



Qeveria: Shkarkimi i Ekipit Menaxhues për Asociacionin nuk e shkel marrëveshjen Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi i është kundërpërgjigjur deklaratës së zëdhënësit të Bashkimit Evropian se Kosova ka vepruar në kundërshtim me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kadiu në një postim në Facebook të enjten ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të liruar nga detyra Ekipin Menaxhues që ditë më parë prezantoi një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen. Читать дальше...

Arrestohet i riu në Bosnje e Hercegovinë pasi paralajmëroi se do kryejë krim në një shkollë

Evropaelire.org 

Një i ri nga Bihaqi, qytet në Bosnje e Hercegovinë, i cili postoi një mesazh në rrjetet sociale se si po përgatitej të kryente një krim në një shkollë të mesme në atë qytet, është arrestuar të enjten. Kështu ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Drejtoria Federale e Policisë. Siç u tha, i riu do të mbahet në paraburgim për 24 orë dhe më pas do të transferohet në Prokurorinë e Kantonit, Una-Sana. I riu paraprakisht është dërguar në polici në Bihaq, pas disa ankesave të qytetarëve ndaj tij. Ai publikoi një mesazh në rrjetet sociale... Читать дальше...

Ndryshimet klimatike shterin liqenin e lashtë ballkanik

Evropaelire.org 

Ndryshimet klimatike, pompimi i pakontrolluar dhe ndotja po e vënë në rrezik liqenin dikur të virgjër të Prespës, thonë ekspertët. Liqeni, i cili shtrihet përgjatë kufijve të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, po tkurret me shpejtësi, duke i rrezikuar gjithnjë e më shumë kafshët dhe mjedisin e afërt që varen nga ujërat e tij. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)

Xhamajka përshpejton planet për t’u ndarë nga Mbretëria e Bashkuar

Evropaelire.org 

Një ministre e qeverisë xhamajkane tha se kurorëzimi i mbretit të Britanisë, Charles III ka përshpejtuar planet e vendit të saj për t'u bërë republikë, sipas një interviste të Sky News të botuar të enjten. Ish-kolonia britanike ka qenë e pavarur që nga viti 1962, por njëjtë si 13 shtete të tjera të Komonuelthit jashtë Mbretërisë së Bashkuar, ka mbajtur monarkun britanik si kreun e shtetit. Mbreti Charles III, i cili u ngjit në fron pasi nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II vdiq vitin e kaluar... Читать дальше...

Çfarë ka të re në Deklaratën për të Zhdukurit?

Evropaelire.org 

Deklarata për Personat e Zhdukur, e cila u miratua më 2 maj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si pjesë e një dialogu të nivelit të lartë politik, sjell shpresë të re sepse palët janë zotuar të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet në posedim të tyre, përfshirë ato të shënuara si 'konfidenciale'. Ky është konstatimi i Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare të Kosovës dhe Sonja Biserkos nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi. Читать дальше...



Lule e mesazhe për viktimat e sulmit në shkollën e Beogradit

Evropaelire.org 

Qindra qytetarë u mblodhën para shkollës "Vladislav Ribnikar" në Beograd më 4 maj, një ditë pas të shtënave masive, kur një 13-vjeçar hapi zjarr në drejtim të nxënësve dhe punonjësve. Tetë nxënës dhe një roje sigurie u vranë. Gjashtë nxënës dhe një mësuese u plagosën.

Nis festivali “Mirëdita, dobar dan” në Prishtinë 

Evropaelire.org 

Të enjten në Prishtinë nis edicioni i dhjetë i festivalit, "Mirëdita, dobar dan", ku audienca e Kosovës do të ketë mundësinë të njihet me skenën artistike e shoqërore serbe. Qëllimi i festivalit është që me takimet e komuniteteve sociale dhe kulturore, serbe dhe kosovare, të iniciojë ndryshimet dhe të krijojë një traditë bashkëpunimi që do të kontribuojë në normalizimin e përhershëm të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. “E veçanta kryesore e këtij edicioni është fakti që ne vazhdojmë të ekzistojmë si festival... Читать дальше...

BE: Roli i Ekipit Menaxhues përfundon vetëm kur të miratohet statuti

Evropaelire.org 

Roli i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë përfundon vetëm kur ai statut të miratohet, prandaj, sipas Bashkimit Evropian, vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shkarkuar atë është në kundërshtim me marrëveshjen. Kështu ka thënë të enjten në një konferencë për shtyp në Bruksel zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, duke u përgjigjur në disa pyetje lidhur me rolin e Ekipit Menaxhues. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës... Читать дальше...

HRW dënon luftimet në zonat e banuara në Sudan

Evropaelire.org 

Organizata Human Rights Watch (HRW) ka dënuar përdorimin e armëve të rënda në zonat e banuara dhe me popullsi të dendur në Sudan. "Ushtritë ndërluftuese të Sudanit po tregojnë shpërfillje të pamatur për jetët e civilëve duke përdorur armë të pasakta në zonat e populluara urbane", tha Mohamed Osman, ekspert sudanez për të drejtat e njeriut thuhet në një raport të HRW-së. Organizata i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e popullatës dhe për... Читать дальше...

Ngjyrat mahnitëse të fushave me lule në Kaliforni

Evropaelire.org 

Fushat me lule në Karlsbed të Kalifornisë janë bërë destinacion për shumë vizitorë e adhurues të fotografive falë ngjyrave të bukura që ofrojnë gjatë sezonit të lulëzimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

Partitë pro-ruse iniciuan tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi

Evropaelire.org 

Fronti Demokratik pro-rus, i cili ka pushtet absolut në Zetë, komuna më e re në Mal të Zi, mori vendim për miratimin e një Deklarate, me të cilën, siç thanë ata, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të vlejë në atë territor. Komuna e Zetës, e cila ndodhet në rrethinën e pabanuar të kryeqytetit malazez, Podgoricë, do ta shprehë mendimin e saj për këtë dokument në seancën e fundit të majit. Pavarësia e Kosovës u njoh nga Qeveria e Malit të Zi në vitin 2008, kur në pushtet ishte Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit... Читать дальше...

Kurti u uron shërim të plagosurve të sulmit në Beograd

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehu ngushëllime për humbjen e jetëve në sulmin vdekjeprurës që ndodhi mëngjesin e 3 majit në një shkollë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Ndërsa, të plagosurve u uroi shërim të shpejtë. Në këtë sulm të armatosur që u krye nga një nxënës 13 vjeç, u vranë tetë fëmijë dhe një roje. “Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë, në Beograd, dhe për familjet e tyre... U uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”... Читать дальше...

Prokuroria ngre edhe një aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë

Evropaelire.org 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër të pandehurit me inicialet Ç.A, i cili akuzohet për krime lufte të kryera gjatë periudhës janar – maj të vitit 1999 në Kosovë. "I akuzuari Ç.A, në periudhën kohore janar - maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal (tani për tani të paidentifikuar), të organizuar, të veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka kryer veprën penale 'Krim i luftës kundër popullsisë civile'", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Читать дальше...

Dy të plagosur nga sulmi i armatosur në Beograd në gjendje kritike

Evropaelire.org 

Pesë persona të lënduar në sulmin e armatosur që ndodhi të mërkurën në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Beograd, janë në gjende të qëndrueshme shëndetësore, ndërkohë që një fëmijë është në gjendje kritike por me shenja përmirësimi, ndërsa një fëmijë tjetër është në gjendje kritike dhe është në rrezik për jetën, thanë udhëheqësit e institucioneve shëndetësore në Serbi. Drejtoresha e Qendrës Klinike Universitare të Serbisë, Milika Ashanin, tha se gjendja shëndetësore e dy nxënësve dhe një mësueseje është shumë më e mirë... Читать дальше...

Presidenti i Meksikës ankohet se SHBA-ja po financon opozitën

Evropaelire.org 

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador,  është ankuar sërish në Shtetet e Bashkuara pasi siç tha ai, SHBA-ja po financon organizata që kundërshtojnë administratën e tij. Këtë herë ankesën ai e ka bërë përmes një letre drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden. Letra është dërguar me 2 maj dhe në të njejtën ditë, presidenti i Meksikës është takuar me një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Ai e bëri një ankesë të ngjashme përmes një note diplomatike dy vjet më parë, pak para një takimi virtual me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

Rusi keqpërdori kartat e kreditit, SHBA ndan 10 milionë dollarë për kapjen e tij

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për një shtetas rus, i cili akuzohet se ka përfituar miliona euro përmes keqpërdorimit të kartave të kreditit. Denis Gennadievich Kulkov, në një aktakuzë të zbuluar nga një gjykatë e qarkut në Nju Jork, akuzohet për mashtrim me pajisje, ndërhyrje kompjuterike dhe pastrim parash. Kulkov, 43 vjeç, akuzohet për themelimin e një platforme elektronike të quajtur ‘Try2Check’ që ndihmoi kriminelët kibernetikë të verifikonin nëse... Читать дальше...

Çka është puna e gjelbër dhe çfarë shkathtësish kërkon?

Evropaelire.org 

Reuters Derisa shkencëtarët alarmojnë gjithnjë e më shumë për ndikimet e përshpejtimit të ndryshimeve klimatike dhe degradimit të natyrës, nevoja për të transformuar ekonominë globale për të përdorur energji të pastër dhe për të ripërdorur burimet natyrore po bëhet gjithnjë e më urgjente. Por, për ta bërë këtë, do të duhet ta ndryshojmë mënyrën se si punojmë. Ekonomistët thonë se ka mundësi të mëdha për të vepruar shpejt për të hequr gradualisht përdorimin e lëndëve djegëse fosile, për të reduktuar emetimet e ngrohjes së planetit... Читать дальше...



Москва

Первый в России электромобиль Tesla Cybertruck заметили на Москве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о строительстве моста через Москву-реку у Берегового проезда



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Ивлеева

Анастасия Ивлеева удалила из Instagram все фотографии и видеоролики




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

Личка — о самой дорогой покупке в Москве: два дня назад решил купить самокат за 60 тысяч рублей

Волейболисты «Зенита-Казань» стали чемпионами России


Даниил Медведев

Медведев сыграет с Бубликом в Мадриде 



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Ресторатор Беркович сообщила о тяжелейшем состоянии здоровья Ефремова



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России