Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2023

Новости за 01.07.2023

BE: Qeverisë së Kosovës ia kemi komunikuar masat ndëshkuese qysh më 28 qershor

Evropaelire.org 

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar gjatë mbrëmjes së 1 korrikut se Qeverisë së Kosovës i ishin komunikuar masat ndëshkuese qysh më 28 qershor, si pasojë e vlerësimit të BE-së se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri. “Kosova, për keqardhje, akoma nuk i ka bërë hapat e domosdoshëm. Prandaj BE-ja, siç kishte paralajmëruar në deklaratën e tij në emër të shteteve anëtare më 3 qershor përfaqësuesi i Lartë [Josep Borrell]... Читать дальше...

Kurti, skeptik për idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e cilëson idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë si një zgjidhje potenciale për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por thotë se zgjidhja është zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel. “Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit”, tha Kurti, gjatë një vizite në Prizren. “Krejt çfarë... Читать дальше...

Schmidt anulon ligjet anti-Dejton të Republikës Sërpska

Evropaelire.org 

Përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, anuloi ligjet anti-Dejton të miratuara nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Sërpska, lidhur me mospublikimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës. Schmidt gjithashtu mori një vendim për ndryshimin e Kodit Penal të Bosnje dhe Hercegovinës në mënyrë që veprimet që cenojnë rendin kushtetues të trajtohen si vepër penale. Читать дальше...



Mbjellja e së ardhmes: Izraeli angazhon dronë dhe inteligjencën artificiale

Evropaelire.org 

Teksa ndryshimet klimatike dhe rritja e popullsisë globale po paraqesin sfida gjithnjë e më të mëdha për bujqësinë, teknologjia izraelite po ofron shpikje dhe mjete të shumta të avancuara për t'iu ndihmuar fermerëve t’i tejkalojnë vështirësitë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Macron shtyn vizitën në Gjermani shkaku i trazirave në Francë

Evropaelire.org 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shtyrë një vizitë shtetërore në Gjermani që ishte planifikuar të niste më 2 korrik, pas katër ditëve të trazirave në Francë. Lajmin e ka konfirmuar presidenca e Gjermanisë. “Presidenti francez Macron foli sot me telefon me presidentin gjerman [Frank-Ëalter] Steinmeier dhe e informoi atë për situatën në vendin e tij”, tha presidenca gjermane më 1 qershor. “Presidenti Macron kërkoi shtyrjen e vizitës së tij të planifikuar shtetërore në Gjermani”, shtoi ai. Читать дальше...

Bajrami: Sjellja e zyrtarëve ndaj antikorrupsionit, arrogante

Evropaelire.org 

Pushteti në Maqedoninë e Veriut ka futur hundët në të gjitha sferat për të pamundësuar luftën kundër korrupsionit, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ky komision së fundi ishte në shënjestër të zyrtarëve të lartë, zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili në një intervistë për media maqedonase tha se Komisioni ka mungesë të kapacitetit në punë, nuk ka treguar rezultate dhe se anëtarët e tij nuk janë në nivelin e duhur. Читать дальше...

Privatizimi tkurr tokat bujqësore

Evropaelire.org 

Shndërrimi i tokave bujqësore në toka për qëllime ndërtimore apo industriale është bërë dukuri shqetësuese, pasi zvogëlon mundësitë për prodhimin e kulturave bujqësore, thonë ekspertë të bujqësisë në Kosovë. Ndër faktorët kryesorë që ka sjellë këtë gjendje, sipas tyre, është procesi i privatizimit. Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se, vetëm gjatë vitit të kaluar, mbi pesë hektarëve tokë bujqësore... Читать дальше...

Teleskopi evropian, gati ta eksplorojë “universin e errët”

Evropaelire.org 

Një teleskop hapësinor evropian do të niset nga Florida e SHBA-së më 1 korrik në një kërkim për të gjetur përgjigjen në një nga pyetjet më të mëdha në shkencë: nga çfarë përbëhet Universi? Misioni Euklid do ta bëjë një hartë të madhe tredimensionale të kozmosit në një përpjekje për të zbuluar disa nga vetitë e të ashtuquajturave materie dhe energji e errët. Së bashku, këto dukuri besohet se kontrollojnë formën dhe zgjerimin e gjithçkaje që gjendet në univers. Megjithatë, studiuesit pranojnë se nuk dinë pothuajse asgjë rreth tyre. Читать дальше...

Interesat fetare mposhtin të drejtat e komunitetit LGBTI+ në Gjykatën Supreme të SHBA-së

Evropaelire.org 

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur pro interesave fetare mbi të drejtat e komunitetit LGBTI+ (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor dhe ndërgjinor), duke lejuar një dizajnere të krishterë të mos i ofrojë shërbimet e veta për martesat mes personave të gjinisë së njëjtë. Në një vendim të marrë më 30 qershor, të mundësuar nga shumica konservatore e Gjykatës Supreme të SHBA-së, gjykata mbështeti Lorie Smith, e cila ka një biznes për dizajnim të uebfaqeve të quajtur 303 Creative. Ajo e paditi... Читать дальше...

Abazoviq - koleksionist i doktoratave të nderit

Evropaelire.org 

Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, iu dha doktorata e fundit e nderit më 23 qershor, në një universitet të Stambollit. Është kjo doktorata e tij e katërt e nderit. E treta në nëntë muajt e fundit. Lidershipi, promovimi i të drejtave të njeriut dhe kontributi në një shoqëri multietnike përmenden si arsyetime për këto çmime, në ndarjen e të cilave Abazoviq shkoi me bashkëpunëtorët e tij, në kurriz të qytetarëve të Malit të Zi. Zyra e Kryeministrit nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios... Читать дальше...

Me postë e TikTok, paratë false vërshojnë tregun

Evropaelire.org 

Qindra mijëra euro false dyshohet se qarkullojnë në tregun e Kosovës. Ardianë Pajaziti nga Prishtina thotë se është përballur vetë me monedha të tilla. “Duke blerë bukë dhe duke qenë furrë e lagjes... Punëtorja me mirësjellje më ka treguar se paratë janë fals. Monedha ka qenë 2 euro. Kjo përvojë më ka bërë të jem më e kujdesshme se çfarë monedhash pranoj në shërbime të ndryshme”, thotë Pajaziti për Radion Evropa e Lirë. “E kupton që monedha metalike 2 euro është false, sepse është më e lehtë, pra dallon trashësia dhe diametri. Читать дальше...



Москва

Консультации. Составление Договоров. Присутствие Продюсера при заключении договоров и переговорах. Лекции. Переговоры. Встречи и Обсуждения.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о строительстве моста через Москву-реку у Берегового проезда



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Deep Purple

Deep Purple — Portable Door




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами


WTA

Россиянка Андреева стала рекордсменкой на турнирах WTA-1000



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Дугин в интервью Такеру Карлсону: "Путин — это традиционный лидер"



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России