Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2023

Новости за 25.07.2023

Dy pilotë grekë humbin jetën pas rrëzimit të avionit zjarrfikës

Evropaelire.org 

Dy pilotë grekë humbën jetën të martën, kur avioni i tyre zjarrfikës u rrëzua gjatë shuarjes së zjarreve. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu shqetësimet për ditët sfiduese në vazhdim, pasi zjarret vazhduan të shkatërronin shtëpi dhe e bënë të nevojshëm evakuimin e turistëve nga ishulli i Rodosit. Avioni, i tipit Canadair CL-215, u rrëzua në ishullin Evia, në lindje të Athinës, ku humbën jetën kapiteni 34-vjeçar dhe bashkë-piloti 27-vjeçar. Këto janë viktimat e para të raportuara nga zjarret në Greqi. Читать дальше...

Vuçiq thotë se Prishtina zyrtare nuk do që të mbajë zgjedhje në veri

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se autoritetet në Kosovë nuk duan zgjedhje. “Lërini të bëjnë punën e tyre, por ata as nuk i duan ato zgjedhje, nuk duan asgjë”, tha Vuçiq pas ndjekjes së fazës përfundimtare të trajnimit të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe. Vuçiq këtë deklaratë e bëri kur u pyet nga një gazetar se si e komenton deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili një ditë më parë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në komunat... Читать дальше...

BE-ja i kërkon Kosovës që të shpallë zgjedhjet në veri “sa më shpejt”

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian i ka vlerësuar takimet e fundit në Bruksel mes të dërguarit të lartë për dialog Miroslav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq si “të vështira” dhe se ato “nuk kanë prodhuar rezultate të menjëhershme”. Këtë e bëri të ditur një zëdhënës në BE, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, duke iu referuar deklaratës së fundit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili të hënën, gjatë një takimi me gazetarë në Prishtinë... Читать дальше...



Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së padit shtetin e Teksasit

Evropaelire.org 

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngriti një padi kundër shtetit të Teksasit në lidhje me barrierat lundruese të vendosura nga ky shtet në lumin Rio Grande, qëllimi i të cilave të pengojnë emigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin nga Meksika. Javën e kaluar, autoritetet e Teksasit filluan instalimin e barrierave lundruese në mes të lumit, si pjesë e një nisme të quajtur “Operacioni Lone Star” të guvernatorit Greg Abbott. Kjo nismë e tij kë për qëllim të dekurajojë emigrantët... Читать дальше...

Pse reforma e re gjyqësore në Izrael po shkakton trazira?

Evropaelire.org 

Reuters Parlamenti i Izraelit këtë javë ka ratifikuar legjislacionin e ri, i cili ia heq disa kompetenca Gjykatës Supreme, pavarësisht protestave masive dhe mospajtimeve të SHBA-së. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se ndryshimet janë të nevojshme për të frenuar një gjykatë mbi-ndërhyrëse, por kritikët e akuzojnë atë për autoritarizëm. Këto janë detajet lidhur me krizën: 'Klauzola e arsyeshmërisë' Legjislacioni i ri është një amendament që heq një, por jo të gjitha, mjetet... Читать дальше...

Gjysmë i verbuar nga policia iraniane: Rrëfimi i një protestuesi

Evropaelire.org 

Pamjet amatore kanë shfaqur momentet kur Erfan Ramizipour është qëlluar në sy nga forcat iraniane të sigurisë, teksa ai po merrte pjesë në protestat masive kundër regjimit, në vitin 2022. Njëzetekatërvjeçari është vetëm njëri nga protestuesit e shumtë, të cilët janë goditur në sy, në atë që duket të ketë qenë taktikë e qëllimshme. Tani në Gjermani, Ramizipour po merr trajtim mjekësor – dhe po vazhdon të luftojë për drejtësi në atdheun e tij. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)

Shkarkohet ministri i Jashtëm "i zhdukur" i Kinës

Evropaelire.org 

Të martën, Kina bëri një ndryshim të rëndësishëm brenda udhëheqjes së saj politike duke larguar nga detyra ministrin e Jashtëm, Qin Gang. Për gati një muaj, asnjë informacion zyrtar nuk u dha për vendndodhjen e tij. Ai u zëvendësua nga paraardhësi i tij, Wang Yi, një lëvizje që ka ndezur thashetheme për jetën personale dhe rivalitetet politike midis elitës së Partisë Komuniste të vendit. Lajmet kombëtare të mbrëmjes, të transmetuara nga televizioni shtetëror CCTV, njoftuan heqjen e Qin pa dhënë ndonjë arsye specifike për vendimin. Читать дальше...

Kuvendi maqedonas nisi debatin për ndryshimet kushtetuese

Evropaelire.org 

Komisioni për Çështje Kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të martën ka miratuar propozimin e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese. Më pas ato duhet të miratohen edhe në seancën plenare, e caktuar që të mbahet më 18 gusht. Ndryshimet e propozuara nga Qeveria kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës, si popull shtetformues. Kjo parashihet me atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Bullgarinë, lidhur me identitetin, gjuhën dhe aspektet historike. Читать дальше...



Dy persona humbën jetën nga stuhia që goditi veriun e Italisë

Evropaelire.org 

Dy gra humbën jetën dhe një djalë 16-vjeçar u plagos rëndë pasi stuhitë e forta goditën veriun e Italisë gjatë natës, teksa në jugperëndim të vendit, një zjarr i egër në Sicili detyroi mbylljen e përkohshme të aeroportit të Palermos. Në kohën kur pjesa më e madhe e Italisë jugore po përballet me një valë të të nxehtit, gjatë natës një stuhi goditi Milanon, ku shembi çatitë dhe shkuli qindra pemë, duke bllokuar rrugët, thyer makinat e parkuara dhe duke ndërprerë transportin mbitokësor të qytetit më të madh financiar italian. Читать дальше...

Republika e Çekisë emëron ambasador në Kosovë për herë të parë

Evropaelire.org 

Republika e Çekisë do ta dërgojë ambasadorin e vet në Prishtinë për herë të parë, 15 vjet pasi e njohu pavarësinë e Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë të martën. Presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, e ka emëruar Bohumil Mazanekun ambasador në Kosovë, me propozimin e Qeverisë. Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë sqaroi për Radio Evropa e Lirë se deri më tani, në krye të misionit diplomatik ka qenë "i ngarkuari me punë", kurse tani është emëruar ambasadori. Qeveria... Читать дальше...

Nën kontrollin e kujt janë xhamitë me “imamë të vetëshpallur”?

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës thotë se kontrolli dhe menaxhimi i dy xhamive në komunën e Vitisë, që pretendohet se kontrollohen nga “imamë të vetëshpallur”, i takon Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). Në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, Policia e Kosovës thotë se nuk ka pranuar asnjë ankesë apo denoncim, në lidhje me rastin e dy xhamive. Bashkësia Islame e Vitisë, e cila funksionon nën BIK-un, thotë se dy xhamitë, njëra në fshatin Skifteraj dhe tjetra në Ramnishtë, janë jashtë kontrollit... Читать дальше...

Dy xhami në Viti jashtë kontrollit të BIK-ut

Evropaelire.org 

Zyrtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti thonë se në fshatrat Skifteraj dhe Ramnishtë të kësaj komune janë dy xhami, që funksionojnë jashtë kontrollit të tyre dhe “me imamë të vetëshpallur”. Derisa Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) thotë se ka njoftuar organet e sigurisë për rastin e dy xhamive, Policia e Kosovës thotë se kontrolli dhe menaxhimi i tyre i takon BIK-ut.

Izraeli përgatitet për trazira, për shkak të reformave përçarëse në gjyqësor

Evropaelire.org 

Izraeli është përgatitur për protesta dhe greva të reja të martën, pas një votimi parlamentar përçarës të reformave kontroverse në gjyqësor, që e kanë ndarë vendin dhe kanë nxitur kritika nga aleatët e huaj. Vendimi i Qeverisë së krahut të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, për ta përmbushur një pjesë kyçe të reformave të saj të hënën, ka nxitur tashmë sfida ligjore dhe përleshje nëpër rrugë. Kundërshtarët do t’i vazhdojnë protestat të martën, ndërsa mjekët do të futën në grevë. “Dora... Читать дальше...

Rezultati kaotik i zgjedhjeve në Spanjë: Çfarë duhet të dini?

Evropaelire.org 

Reuters Zgjedhjet parlamentare në Spanjë, më 23 korrik, përfunduan me bllokadë politike, pasi e djathta dështoi ta arrinte fitoren e parashikuar vendimtare. Opozita konservatore, Partia Popullore e Alberto Nunez Feijoos, i mundi socialistët në pushtet të kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez, dhe ka të ngjarë të bëjë përpjekje për të formuar qeverinë e re. Megjithatë, ajo nuk arriti ta sigurojë shumicën e plotë dhe, madje, edhe me mbështetjen e partisë anti-migrante, Vox, do t’i mungojnë... Читать дальше...

Greqia vazhdon luftën me zjarret

Evropaelire.org 

Greqia vazhdon përpjekjet për të kontrolluar zjarret në ishullin Rodos, për të shtatën ditë me radhë. Qindra turistë që u detyruan të evakuohen, pritet të kthehen në vendet e tyre.  Rreth 20.000 njerëz u larguan nga shtëpitë dhe hotelet në Rodos, ditëve të fundit, pasi zjarret që nisën një javë më parë, u përhapën dhe arritën vendpushimet bregdetare në juglindje të ishullit. Greqia përfshihet shpesh nga zjarret, sidomos gjatë verës, por ndryshimet klimatike kanë shkaktuar sivjet valë më ekstreme të të nxehtit në të gjithë Evropën jugore. Читать дальше...

Tërmet 5.5 shkallë në Adana të Turqisë

Evropaelire.org 

Një tërmet 5.5 shkallë i Rihterit e ka goditur provincën jugore të Turqisë, Adana në mëngjesin e së martës, sipas Qendrës për monitorim të tërmeteve Kandilli. Qendra ka thënë se tërmeti është regjistruar në orën 8:44 të mëngjesit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Kozan, rreth 64 kilometra nga qyteti i Adanas. Autoritetet nuk kanë raportuar për të plagosur apo shtëpi të dëmtuara. Tërmeti vjen disa muaj pas tërmeteve shkatërruese të shkurtit në këtë shtet dhe në disa pjesë në veri të Sirisë. Читать дальше...

I nxehti i korrikut gati “i pamundshëm” pa ndryshime klimatike

Evropaelire.org 

Valët e të nxehtit që kanë përfshirë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara në korrik, do të ishin “virtualisht të pamundshme” pa ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu, ka gjetur një studim shkencor. Ngrohja globale nga djegia e lëndëve fosile, e ka rritur për 50 herë mundësinë që disa pjesë të Kinës të përballen me temperature të larta. Sipas studimit të Qendrës Klimatike të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ndryshimet klimatike nënkuptojnë se vala e të nxehtit në jug të Evropës ka qenë 2.5 gradë Celsius më e nxehtë. Sipas ekspertëve... Читать дальше...

Rritet numri i djegieve nga kontakti me metale dhe asfalt në SHBA

Evropaelire.org 

Një valë e stërzgjatur e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara ka çuar në rritje të numrit të pacientëve të djegur rëndë, pasi kanë rënë në kontakt me objekte apo sipërfaqe të nxehta. Mjekët në Arizona kanë thënë se disa pacientë janë lënduar pasi kanë rënë në asfalt, i cili është përvëluar nga dielli. Qyteti i Feniksit i ka regjistruar më shumë se 24 ditë rresht me temperatura mbi 43 gradë Celsius. Zyrtarët kanë paralajmëruar se këto temperatura përbëjnë rrezik të madh dhe u kanë thënë njerëzve që t’i ikin sa më shumë vapës. Читать дальше...

Kombet myslimane e dënojnë djegien e Kuranit në Danimarkë

Evropaelire.org 

Iraku dhe disa shtete tjera me shumicë myslimane, e kanë dënuar ashpër djegien e Kuranit të hënën nga një grup i quajtur “Patriotët Danezë” jashtë Ambasadës së Irakut në Kopenhagë. Ky grup i ekstremit të djathtë e ka transmetuar drejtpërdrejt kryerjen e një akti të ngjashëm edhe të premten në Facebook. Rreth 1.000 protestues në Bagdad kanë tentuar të hyjnë në Ambasadën e Danimarkës, pas incidentit. Ministria e Jashtme e Irakut ka thënë se veprime të tilla lejojnë që “virusi i ekstremizmit dhe... Читать дальше...

Parisi rikthen notin në lumin Sena pas 100 vjetëve

Evropaelire.org 

Kryeqyteti i Francës, Parisi është në fazën finale të pastrimit që do t’ua mundësojë notuesve dhe zhytësve notin në Lumin Sena. I ndaluar për një shekull, për shkak të ujit të ndotur, noti do të mbetet trashëgimi e Lojërave Olimpike Verore, që do të mbahen në këtë qytet vitin e ardhshëm. Projekti në vlerë të 1.4 miliard dollarëve është konsideruar si sukses në shumë vende të botës. “Kur njerëzit t’i shohin atletët në Senë, pa probleme shëndetësore, edhe ata do të binden që t’i kthehet lumit”... Читать дальше...



Москва

Консультации. Составление Договоров. Присутствие Продюсера при заключении договоров и переговорах. Лекции. Переговоры. Встречи и Обсуждения.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Московская неделя предпринимательства начнется 16 мая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Пол Маккартни

Николаю Фоменко – 62: что связывает артиста с Полом Маккартни и «Формулой-1», и при чем тут гвозди




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Торпедо» объявило об уходе хоккеистов Кручинина, Бауи и Малова

Волейболисты «Зенита-Казань» стали чемпионами России

ЭСК указала на ошибки главного арбитра дерби ЦСКА — «Спартак» Казарцева


Андрей Рублёв

Рублёв: быстрая победа над Грикспором связана с тем, что хотел быстрее уйти с корта



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

МЧС РФ: в общежитии РУДН в Москве произошло короткое замыкание



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России