Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2023

Новости за 11.07.2023

Ngujimi 43-ditor i kryetarit të Leposaviqit: Familja s’e di sa mund të zgjasë 

Evropaelire.org 

Kryetari i ri shqiptar i Leposaviqit, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës, po qëndron i mbyllur në ndërtesën komunale, prej kur hyri aty, mbi dyzet ditë më parë. Lulzim Hetemi u ndihmua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit, dhe që nga ajo ditë nuk është raportuar të ketë dalë nga objekti komunal. Aty, Lulzim Hetemi ha, rri, punon, pastrohet dhe fle. Hyrja e tij në objektin komunal u prit me protesta nga banorë... Читать дальше...

SPAK kërkon ta arrestojë, Arben Ahmetaj largohet nga Shqipëria

Evropaelire.org 

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit në Shqipëri ka përfunduar pa ndonjë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit (SPAK) për arrestimin e ish-zëvendëskryeministri dhe deputetit aktual i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj. Por, përderisa SPAK po kërkon autorizim që ta arrestojë Ahmetajn, rezulton se ky i fundit nuk gjendet në Shqipëri. Ai është larguar nga shteti disa ditë më parë, para se kërkesa e SPAK-ut të arrinte në Kuvendin e Shqipërisë më 7 korrik. Читать дальше...

Kosova pajtohet të zvogëlojë praninë policore në veri, zgjedhjet pas verës

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës njoftoi se është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën. Të gjitha hapat, sipas Qeverisë së Kosovës, do të "finalizohen brenda një periudhe dyjavore". Ky pajtim u arrit gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratisllavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Читать дальше...



Liderët e NATO-s: Ballkani Perëndimor kërkon vëmendje të vazhdueshme

Evropaelire.org 

Udhëheqësit e vendeve të NATO-s thanë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për aleancën dhe konfirmuan përkushtimin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni. Në ditën e parë të samitit që mbajtën në Vilnius të Lituanisë, ata thanë se i mbështesin reformat që i forcojnë aspiratat e vendeve të rajonit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. "Ne do të vazhdojmë ta përmirësojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik, me qëllim të mbështetjes së reformave... Читать дальше...

Në Serbi kërkohet shkarkimi i Vulinit

Evropaelire.org 

Pasi administrata amerikane e vendosi në listë të zezë drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, zyrtarët institucionalë në Serbi nuk kanë pranuar që të komentojnë këtë vendim. Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë Vulinin, Qeverinë serbe dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe disa anëtarë të partisë në pushtet, por ata nuk ishin të qasshëm për koment. Ndërkaq, një pjesë e opozitës serbe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Vulinit nga drejtimi i BIA-s. Читать дальше...

Rusia vendos veto për zgjatjen e marrëveshjes për dërgimin e ndihmës në Siri

Evropaelire.org 

Rusia ka bllokuar zgjatjen për nëntë muaj për përdorimin e një rruge kyçe të ndihmës për Sirinë, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Vendosja e vetos nga Moska vë në pikëpyetje një mekanizëm jetik që ofron ndihmë për miliona persona. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejon dërgimin e ndihmës përmes rrugëve tokësore nga Turqia në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri, skadoi të hënën. Përderisa shumë anëtarë të Këshillit, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë... Читать дальше...

Komunat paralele serbe në veri punojnë nga lokacione alternative

Evropaelire.org 

Që nga shpërthimi i krizës, në fund të majit në veri të Kosovës, autoritetet e përkohshme komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – që punojnë sipas sistemit të Serbisë dhe konsiderohen paralele nga autoritetet e Kosovës – janë duke punuar nga lokacione “alternative”. Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) nga burime të ndryshme. Se këto komuna janë duke funksionuar, mund të shihet gjithashtu edhe në faqet e tyre të internetit apo llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Gjithashtu... Читать дальше...

SHBA-ja sanksionon Vulinin

Evropaelire.org 

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane. Kështu bëri të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit. Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. “Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon”, u tha në njoftim. Читать дальше...



Hovenier: Vështirë të them nëse jemi afër shtensionimit në veri

Evropaelire.org 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se e ka të vështirë të përgjigjet nëse është afër të arrihet shtensionimi i situatës në veri. Këtë deklaratë Hovenier e bëri një ditë pasi zyrtarë nga Kosova dhe Bashkimi Evropian thanë se kanë arritur pajtim për hapat e parë drejt uljes së tensioneve. “Çfarë mund të them nga perspektiva e SHBA-së është se kjo është shumë e rëndësishme dhe mund të përsëris atë që e kemi thënë shpesh, e që është se shpresojmë që të shohim një shtensionim të plotë në veri. Читать дальше...

Marshi përkujtimor: Ecja treditëshe e një burri për paqe në Bosnje

Evropaelire.org 

Çdo vit, Sulo Çakanoviq merr pjesë në Marshin e Paqes, një ecje treditëshe nëpër Bosnje e Hercegovinë, drejt varrezave në Potoçari, për t’i përkujtuar më 11 korrik viktimat e gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë. Çakanoviq i ka mbijetuar vrasjes masive të 8.000 burrave dhe djemve myslimanë të Bosnjës nga forcat serbe të Bosnjës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Schmidt kërkon ndjekjen e mohuesve të gjenocidit në Srebrenicë

Evropaelire.org 

Zyra e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë u ka bërë thirrje zyrtarëve që të vazhdojnë të ndjekin penalisht përgjegjësit për mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, teksa shteti shënon 28-vjetorin e vrasjes së mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë. Përmes një mesazhi drejtuar politikanëve në Republika Sërpska – entitetit serb – përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt, tha se zyra e tij është e gatshme të përdorë të gjitha... Читать дальше...

Protesta në Izrael kundër projektligjit që kufizon autoritetin e Gjykatës së Lartë

Evropaelire.org 

Protestuesit në Izrael bllokuan autostradat kryesore dhe u përplasën me policinë të martën, teksa ndërsa koalicioni i djathtë i kryeministrit Benjamin Netanyahu shtyu përpara një projekt-ligj të diskutueshëm që synon kufizimin e autoritetit të Gjykatës së Lartë. Turmat e protestuesve që valëvitnin flamurin, ndaluan trafikun e mëngjesit në kryqëzimet kryesore dhe në autostrada në mbarë vendin. Disa u shtrinë në rrugë, e të tjerë brohorisnin. Oficerët e policisë të montuar u dërguan mes qindra demonstruesve në Tel Aviv... Читать дальше...

Studimi: I nxehti vrau mbi 61.000 persona në Evropë vitin e kaluar

Evropaelire.org 

Mbi 61.000 persona kanë vdekur në Evropë gjatë valës së nxehtësisë vitin e kaluar, u tha në një studim të publikuar më 10 korrik, përmes së cilit u bë thirrje që të bëhet më shumë për ta mbrojtur popullatën nga valët më vdekjeprurëse të të nxehtit në vitet në vijim. Evropa, që është kontinenti që po përjeton ngrohjen më të shpejtë, më 2022 e regjistroi verën më të nxehtë në histori, dhe përderisa shtetet u goditën nga valët e të nxehtit, thatësira i dëmtoi të mbjellat dhe pati shpërthime të zjarreve. Читать дальше...

Në Srebrenicë varrosen 30 viktima të gjenocidit

Evropaelire.org 

Në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, të marten varrosen 30 viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Në mëngjes, familjet e tyre bënë nderimet e fundit. Bëhet fjalë për kufoma jo të plota që u gjetën në disa varre që anëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska vazhdimisht i gërmuan dhe i zhvendosën kufomat, për të mbuluar gjurmët e krimit. Mes tyre janë katër të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç. Pas kësaj ceremonie mortore të këtij viti, numri i viktimave të gjenocidit të varrosura në Qendrën Memoriale të Potoçarit do të jetë 6,752. Читать дальше...

Talibanët ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan pas djegies së Kuranit

Evropaelire.org 

Administrata talibane tha të martën të gjitha aktivitetet e Suedisë në Afganistan duhet të ndalohen pas djegies së Kuranit jashtë një xhamie në kryeqytetin suedez muajin e kaluar. “Pas fyerjes së Kuranit të shenjtë dhe dhënies së lejes për fyerje të besimeve myslimane...Emiratet Islamike të Afganistanit urdhërojnë ndalimin e të gjitha aktiviteteve të Suedisë në Afganistan”, tha Zabiullah Mujahid, një zëdhënës i administratës talibane në një deklaratë për media. Që kur talibanët morën kontrollin në vitin 2021... Читать дальше...

Gazetarja e REL-it fiton çmim për raportimet për gjenocidin në Srebrenicë

Evropaelire.org 

Gazetarja e Radios Evropa e Lirë (REL) nga Beogradi, Iva Martinoviq, ka fituar mirënjohjen speciale “Nihad Nino Qatiq” – kushtuar gazetarit që dërgoi reportazhin e fundit nga Srebrenica para se të vritej në gjenocidin që u mori jetën mbi 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë në korrik të vitit 1995. Martinoviq u shpërblye për kontributin e tij në përhapjen e së vërtetës për gjenocidin në Srebrenicë. “Në Serbi, tre dekada më vonë, ka gjithnjë e më shumë rezistencë ndaj këtyre temave. Kur flet për këtë... Читать дальше...



Москва

Тарифы ЖКХ вырастут в России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Баста

Баста: «Я ходил в компьютерные клубы в Ростове. Любимый боец в MK – Шан Цунг»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЦСКА выложил провокационный ролик к матчам с "Зенитом", вспомнив фразу Дзагоева

"Динамо" и "Спартак" опубликовали составы на матч Кубка России

«Спартак» обыграл «Динамо» 2:0 в полуфинале Пути регионов Кубка России


Даниил Медведев

Медведев обыграл Бублика и вышел в четвертьфинал "Мастерса" в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России