Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2023

Новости за 03.08.2023

Trump para gjykatës për akuzat për komplot të përmbysjes së rezultatit zgjedhor

Evropaelire.org 

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 3 gusht paraqitet para një gjykate federale në Uashington, për t’u përgjigjur për akuzat në lidhje me komplot për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Ai pritet të deklarohet i pafajshëm.  Ndaj miliarderit 77-vjeçar veçse janë ngritur akuza edhe në raste të tjera penale, dhe akuzat e reja për komplot rrisin mundësinë e përfshirjes së tij në procedura të tjera ligjore, teksa ai po vazhdon fushatën për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Читать дальше...

IS-i njofton për vdekjen e liderit

Evropaelire.org 

Shteti Islamik më 3 gusht njoftoi se lideri i këtij grupi militant, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, është vrarë gjatë përleshjeve në veriperëndim të Sirisë. Lideri “u vra pas përleshjeve të drejtpërdrejta” me grupin xhihadist Hajat Tahrir al-Sham në provincën Idlib, tha zëdhënësi i IS-it përmes një mesazhi të incizuar, që u postua në Telegram. Megjithatë, zëdhënësi nuk specifikoi se kur u vra lideri i grupit militant. IS-i po ashtu njoftoi se Abi Hafsan al-Hashimi al-Qurashi do të jetë lideri i ri i grupit. Читать дальше...

Qentë endacakë rrezikojnë Rrëqebullin e rrallë të Ballkanit

Evropaelire.org 

Rrëqebulli i Ballkanit mezi ka arritur të mbijetojë, teksa shpyllëzimi ka shkatërruar shtëpinë e tij, ndërsa gjahtarët ilegalë po ndjekin macen e egër malore, bashkë me kafshët e tjera, nga të cilat ajo varet për ushqim. Por, tani, shkencëtarët paralajmërojnë për armiq të rinj seriozë, të cilët po shkaktojnë trysni edhe më të madhe ndaj species së rrezikuar: qentë endacakë. “Ne po përpiqemi të gjejmë shtëpi për ta”, thotë Emilija Gogovva, aktiviste për të drejtat e kafshëve. “Por, fatkeqësisht, disa prej tyre përfundojnë në zona rurale... Читать дальше...



Gjermani: Arrestohet një sirian nën dyshime për krime kundër njerëzimit

Evropaelire.org 

Një shtetas sirian, i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përmes kryerjes së torturave dhe skllavërimit, është arrestuar në Gjermani, thanë prokurorët më 3 gusht. Ai dyshohet se krimet i ka kryer mes viteve 2012-2015. I dyshuari, i identifikuar vetëm si Ahmad H, ishte udhëheqës i një Sicilie të quajtur shabiha, që ka ndihmuar Qeverinë e presidentit Bashar al-Assad në shtypjen e përgjakshme pas nisjes së trazirave më 2011, thanë prokurorët. Fushata e milicisë, e sponsorizuar nga shteti... Читать дальше...

Dorëheqjet e ministrave të BDI-së, vetëm në letër

Evropaelire.org 

Dorëheqjet e pesë ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim mbeten vetëm në letër, pasi edhe dy ditë nga deponimi i tyre në Qeveri, ato nuk janë shqyrtuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Kreu i Qeverisë maqedonase, Kovaçevski, sipas shërbimit për informim të ekzekutivit, “nga 3 gushti gjendet në pushim të shkurtër vjetor së bashku me familjen, jashtë shtetit”. Nga Qeveria nuk japin asnjë sqarim mbi qëndrimin e tij se si do të veprojë me dorëheqjet, nëse do t’i refuzojë, apo do të... Читать дальше...

Policia e Kosovës e zvogëlon sërish prezencën në veri

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të enjten se më 4 gusht do ta zvogëlojë për 25 për qind prezencën në dhe rreth objekteve komunale në veri të Kosovës. Policia e ka marrë një hap të tillë edhe në korrik, në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës në atë pjesë të vendit. Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se vendimi është marrë pas vlerësimit të situatës së sigurisë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimit të Ligjit, EULEX. Читать дальше...

Ndjenjë shtëpie: Jeta në strehimoren për fëmijët me aftësi të kufizuara

Evropaelire.org 

Nëntë persona me aftësi të kufizuara, mendore e fizike, jetojnë në një shtëpi-strehë në qytetin e Shtimes. Ata janë pa përkujdesje familjare që nga fëmijëria, por personeli i shtëpisë kujdeset për ta. Shtëpia, e hapur në vitin 2002, u ndërtua si strehë për fëmijët me nevoja të veçanta nga e gjithë Kosova. Megjithatë, asnjëri nga banorët aktualë nuk është nën moshën 18-vjeçare.



Kosova dëbon dy serbë për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” në veri

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar dy persona të nacionalitetit serb me inicialet S.J. dhe I.S., me gjashtë muaj burgim, me mundësinë e shndërrimit të dënimit në gjobë. Avokati Lubomir Pantoviq i ka thënë Radios Evropa e Lirë se paratë u janë dorëzuar autoriteteve, dhe ata do të kthehen në Serbi, më 3 gusht. “Ndaj tyre është caktuar masa e dëbimit nga Kosova dhe ndalimi i hyrjes në shtet për tri vjet”, ka thënë Pantoviq. Të dy personat janë arrestuar në fund të majit në pikëkalimin kufitar të Jarinjës... Читать дальше...

Grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Banja Llukë

Evropaelire.org 

Grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, është shfaqur më 2 gusht në Banja Llukë të Bosnje-Hercegovinës, afër rrugës kryesore që të çon në Prijedor, qytet ku janë kryer disa prej krimeve më të rënda gjatë luftës kundër banorëve joserbë. Grafiti i njëjtë është parë paraprakisht në disa qytete në Serbi. Ai është krijuar nga tifozët e klubit të futbollit Crvena Zvezda, pas një ndeshjeje miqësore me klubin italian Fiorentina më 26 korrik në Beograd. Mesazhi i grafitit është pjesë e një kënge... Читать дальше...

Kryeministri grek u premton pushime falas turistëve të evakuuar

Evropaelire.org 

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, është zotuar se do t’iu mundësojë turistëve që u kanë ikur zjarreve në ishullin e Rodosit, një javë pushime falas atje. Duke folur për televizionin britanik ITV, Mitsotakis ka thënë se pushuesit do të mund ta shfrytëzojnë këtë ofertë në pranverë apo vjeshtë të vitit 2024. Megjithatë, ai nuk ka dhënë informacione se si mund të bëhet kërkesë për diçka të tillë dhe as si mund të funksionojë skema. Më shumë se 20.000 persona janë evakuuar prej ishullit Rodos... Читать дальше...

Shtyhet ekzekutimi i vendimit ndaj Klan Kosovës

Evropaelire.org 

Gjykata Komerciale e Kosovës ka marrë vendim për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit qeveritar për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit privat, Klan Kosova. Në vendimin e marrë më 2 gusht, është thënë se ekzekutimi i vendimit shtyhet deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata për këtë rast. Më 28 korrik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e ka konfirmuar pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës. Ajo e ka rikonfirmuar një vendim të... Читать дальше...

Kina propozon kufizimin e qasjes së fëmijëve në telefona

Evropaelire.org 

Administrata kineze për Hapësirë Kibernetike e ka prezantuar një rregullore për kufizim të kohës që kalojnë fëmijët para telefonave të mençur. Një vendim i tillë do të mund të kishte ndikim te kompanitë si Tencent dhe ByteDance, të cilat zotërojnë rrjete sociale dhe lojëra online. Autoritetet kineze kanë thënë në rregullore se të miturit nuk duhet lejuar që ta përdorin telefonin prej orës 10:00 në mbrëmje deri në 6:00 të mëngjesit dhe që fëmijët e moshave 16-18 vjeç do të mund ta përdorin internetin vetëm dy orë në ditë. Читать дальше...

Çfarë do të thotë të sanksionohesh nga Shtetet e Bashkuara?

Evropaelire.org 

Dhjetëra zyrtarë të Ballkanit Perëndimor janë në listën e zezë amerikane. Dikush për korrupsion, dikush për destabilizim të shtetit, një tjetër për krim të organizuar. Si ndëshkohen këta zyrtarë nga SHBA-ja dhe a mund të hiqen nga lista?

Uashingtoni rrit sigurinë para paraqitjes së Trumpit në gjykatë

Evropaelire.org 

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të akuzohet edhe zyrtarisht në një seancë dëgjimore të enjten, për komplot që të përmbyset rezultati zgjedhor i vitit 2020. Para nisjes së seancës, ai e ka kritikuar këtë rast dhe e ka konsideruar si dëshmi të “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të Shteteve të Bashkuara nën presidencën e Joe Bidenit. Trump veçse përballet me dy raste tjera penale, teksa bën fushatë për të fituar nominimin e republikanëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Siguria është rritur në Uashington... Читать дальше...

Papa takohet me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët

Evropaelire.org 

Papa Françesku e ka mbajtur një takim privat me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët fetarë, në kuadër të një vizite pesëditore në Portugali. Përmes një deklarate, Vatikani ka thënë se takimi është mbajtur të mërkurën. Një raport i vitit të kaluar ka treguar se të paktën 4.815 fëmijë janë abuzuar në Portugali dhe se Kisha ka tentuar “sistematikisht” që ta fshehë rastin. Në një meshë të mbajtur në mbrëmje në Lisbonë, Papa ka thënë se Kisha duhet ta dëgjojë “vajin e viktimave”. Ai ka shtuar... Читать дальше...

Koreja Veriore konfirmon se e ka në mbajtje ushtarin amerikan

Evropaelire.org 

Koreja Veriore ka konfirmuar se e ka në mbajtje ushtarin amerikan Travis King, teksa është përgjigjur për herë të parë ndaj kërkesave për vendndodhjen e tij. Lajmin e ka konfirmuar Komanda e Kombeve të Bashkuara, e cila mbikëqyr Zonën e Çmilitarizuar në mes të Koresë Veriore dhe asaj Jugore. Ushtari amerikan, 23-vjeçar e ka kaluar kufirin mes dy Koreve më 18 korrik, sa ka qenë në një udhëtim me përcjellës. Komanda e OKB-së ka refuzuar të japë më shumë hollësi për përgjigjen e verikoreanëve... Читать дальше...

SHBA-ja evakuon pjesërisht ambasadën në Niger

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për evakuim të pjesshëm të Ambasadës amerikane në Niger, pas puçit të javës së kaluar. Qindra shtetas të huaj tashmë janë evakuuar nga ky shtet pasi Ambasada e Francës është sulmuar të dielën nga protestuesit. Lideri i puçit, gjenerali Abdourahamane Tchiani, ka paralajmëruar kundër “çfarëdo ndërhyrjeje në punët e brendshme” të shtetit. Nigeri është prodhues i madh i uraniumit dhe shtrihet në një rrugë kyçe të migrimit mes Afrikës së Veriut dhe Mesdheut. Читать дальше...



Москва

Тарифы ЖКХ вырастут в России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин поздравил москвичей с 1 Мая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

The Beatles

100 лучших сольных песен The Beatles - 4




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

"Динамо" и "Спартак" опубликовали составы на матч Кубка России

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

«Спартак» обыграл «Динамо» 2:0 в полуфинале Пути регионов Кубка России


WTA

Касаткина проиграла Путинцевой и не смогла выйти в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Москве заметили первый в России электромобиль Tesla Cybertruck



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России