Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2023

Новости за 30.08.2023

Franca kërkon vendosjen e çmimit minimal për fluturimet në Evropë

Evropaelire.org 

Ministri francez i Transportit ka bërë thirrje për vendosjen e një çmimi minimal për fluturimet në Evropë, me synim që të luftohen ndryshimet klimatike. Ministri i Transportit, Clement Beaune, tha në një intervistë për revistën javore L’Obs se ai do të dorëzojë këtë propozim te homologët e tij të Bashkimit Evropian në ditët në vijim. “Biletat e avionit prej 10 eurosh nuk mund të ketë kur ne jemi në mes të trazicionit ekologjik. Kjo nuk është e mundur”, tha Beaune. “Këto çmime nuk reflektojnë çmimin për planetin tonë”, shtoi ai. Читать дальше...

Osmani do të takohet me Stoltenbergun javën e ardhshme

Evropaelire.org 

Më 7 shtator, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të mirëpresë në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur aleanca ushtarake perëndimore. Pritet që në takimin Stoltenberg-Osmani temë kryesore të jetë situata e sigurisë në Kosovë, veçmas në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe. Në njoftimin e NATO-s për këtë takim, sikurse edhe në të kaluarën kur ka pasur vizitorë nga Kosova, nuk përmendet funksioni që mban Osmani. “Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takojë zonjën Vjosa Osmani-Sadriu”... Читать дальше...

Dyshime se donatorët e BDI-së fituan tender nga shteti

Evropaelire.org 

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, po heton keqpërdorimet e mundshme gjatë ndarjes së një tenderi prej 1.8 milion eurosh për adaptimin e sallës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, për një konferencë të këshillit të ministrave të OSBE-së. Sipas sistemit elektronik për furnizime publike, tenderi është shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa është fituar nga kompania “Eurovia” nga Tetova. Ministër i Punëve të Jashtme është Bujar Osmani, nënkryetar... Читать дальше...



Mali i Zi refuzon ta ekstradojë një ish-kolonel të FSB-së në Rusi

Evropaelire.org 

Mali i Zi ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të ekstraduar Dmitry Senin, ish-oficer i Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB). Senin u largua nga Rusia më 2017 për të shmangur një arrest të mundshëm në lidhje me një rast ku përfshihej miku dhe familjari i tij, ish-koloneli i Ministrisë së Brendshme, Dmitry Zakharchenko. Ai ka kërkuar që të fitojë azil politik në Mal të Zi, duke argumentuar se ka frikë nga ndjekja politike në Rusi. Vendimi i Malit të Zi që të mos pranojë kërkesën për ekstradimin... Читать дальше...

Vuçiq i thotë Lajçakut se është “shumë i shqetësuar” lidhur me situatën në Kosovë

Evropaelire.org 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha përfaqësuesit të posaçëm të bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, se është “shumë i shqetësuar lidhur me zhvillimin e ngjarjeve” në Kosovë. Vuçiq dhe Lajçak u takuan në Beograd më 30 gusht dhe sipas një postimi të bërë në llogarinë e presidentit serb në Instagram, zhvilluan një takim prej më shumë se dy orësh. Takimi në Beograd vjen pasi Lajçak tha më 28 gusht se kishte zhvilluar “një takim të rëndësishëm” me kryeministrin e Kosovës... Читать дальше...

Para se të zhdukeshin

Evropaelire.org 

Më shumë se 1.600 persona janë ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Për familjet e tyre, ata nuk janë vetëm numra. Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, Radio Evropa e Lirë ju sjell një pasqyrë të jetës së këtyre personave para se të zhdukeshin, përmes kujtesës së familjarëve.

Uragani i fuqishëm Idalia arrin në Floridë

Evropaelire.org 

Uragani Idalia ka arritur në Florida të Shteteve të Bashkuara, stuhi që po konsiderohet “jashtëzakonisht e rrezikshme”. Miliona persona veçse janë evakuuar ose po qëndrojnë në shtëpi dhe strehimore për shkak të stuhisë. Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC) tha se Idalia goditi plazhin Kiton në rajonin Big Bend të Floridës. Stuhia është vlerësuar se është e kategorisë tre dhe konsiderohet e rrezikshme për jetë. Uragani Idalia ka shkaktuar erëra deri në 201 kilometra në orë. Banorët e Floridës... Читать дальше...

Kremlini thotë se avioni i Prigozhinit mund të jetë rrëzuar qëllimisht

Evropaelire.org 

Kremlini ka thënë të mërkurën se hetuesit janë duke e konsideruar mundësinë që avioni, i cili po e barte shefin mercenar Yevgeny Prigozhin, të jetë rrëzuar qëllimisht. Kjo është hera e parë që Rusia e pranon në mënyrë kaq të qartë se ka mundësi që Prigozhini u vra qëllimisht. “Është e qartë se po konsiderohen versione të ndryshme, përfshirë versionin – ju e dini se për çfarë e kam fjalën – të themi, një ligësi e qëllimshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov më 30 gusht kur u pyet për hetimin. Читать дальше...



Shtëpia e Bardhë sugjeron se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e Prigozhinit

Evropaelire.org 

Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se Kremlini është përgjegjës për vdekjen e kreut të grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili u vra nga një rrëzim misterioz i avionit javën e kaluar. “Të gjithë ne e dimë se Kremlini ka histori të gjatë të vrasjes së kundërshtarëve”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. “Është shumë e qartë çfarë ndodhi këtu”, shtoi ajo. Ky është sugjerimi më i madh amerikan rreth mundësisë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të ketë qenë urdhëruar vrasjen e Prigozhinit... Читать дальше...

BE: Kosova dhe Serbia t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian (BE) i ka përsëritur kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë për ndërmarrjen e hapave që u është kërkuar atyre për t’i krijuar kushtet për vazhdimin e dialogut, por nuk ka dashur të përmendë afate kohore se kur mund të ndodhë një takimi i nivelit të lartë në Bruksel. Këto qëndrime i ka shprehur për Radion Evropa e Lirë Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë. “Puna në dialog po vazhdon. Ne e kemi përsëritur vazhdimisht javëve të fundit se ka një pritje... Читать дальше...

Osmani: Kosovës të mos i bëhet trysni në dialog, derisa Vuçiqi fle mbi varreza masive

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje të mërkurën që vendit të saj të mos i bëhet më trysni në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të vazhdojë “të flejë mbi varrezat masive” të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë. Duke folur pas homazheve te Memoriali për të Pagjeturit më 30 gusht në Prishtinë, Osmani tha se Serbia po vazhdon ta përsërisë krimin e saj duke e fshehur vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë. Читать дальше...

Mitrovicës i rikthehen tingujt e muzikës jazz

Evropaelire.org 

Mitrovica International Jazz Days (MIJD) ka nisur edicionin e parë në qytetin e Mitrovicës, më 28 gusht, me performancën e Jazz artistit të njohur në skenat ndërkombëtare, Richard Bona dhe orkestrën rezidente të festivalit, MIJD Big Band. Pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe dyshja Michael League dhe Bill Laurance, Ansambli Ganna, Elina Duni e të tjerë. Ky festival u organizua si rikthim i memories kolektive në qytetin e njohur për traditën e tij të kulturës jazz dhe rock and roll. Festivali do t'i ketë dyert e hapura deri më 2 shtator.

Osmani: Pezullimi i vendimit për viza e vret dialogun

Evropaelire.org 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo i ka bërë këto deklarata, duke iu referuar qëndrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë më 28 gusht se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi. “Unë do të thosha... Читать дальше...

Oficerët e ushtrisë deklarojnë puç në Gabon

Evropaelire.org 

Disa oficerë të lartë të ushtrisë së Gabonit u paraqitën të mërkurën në mëngjes në televizionin kombëtar për të deklaruar se e kanë kapur pushtetin, pasi komisioni i zgjedhor njoftoi se presidenti Ali Bongo e kishte fituar mandatin e tretë. Në paraqitjen e tyre më 30 gusht në televizionin 24, ata thanë se zgjedhjeve të përgjithshme u mungon besueshmëria dhe se ata i përfaqësojnë të gjitha forcat e mbrojtjes dhe sigurisë në Gabon. Oficerët nënvizuan se rezultati i zgjedhjeve është shfuqizuar,... Читать дальше...

Vdekja e një blogereje rrit frikën për sigurinë e grave afgane

Evropaelire.org 

Hora Sadat ishte një grua që kishte ndërtuar një audiencë të madhe në YouTube përmes krijimit të videove lidhur me jetën në Afganistan. Edhe pasi talibanët morën pushtetin më 2021, 25-vjeçarja vazhdoi të gjeneronte përmbajtje multimediale për më shumë se 300.000 ndjekësit e saj, pavarësisht përpjekjeve të grupit militant që të zhdukin gratë nga jeta publike. Javën e kaluar, llogaritë në rrjetet sociale të Sadatit ranë në heshtje. Ajo dyshohet se është helmuar për vdekje pasi mori pjesë në një ngjarje private në kryeqytetin afgan... Читать дальше...



Москва

В театре Эстрады состоялся финальный показ музыкально-драматического спектакля «Дом окнами в поле»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Виктор Цой

Бразильский футболист: «Я — большой фанат Виктора Цоя»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЦСКА выложил провокационный ролик к матчам с "Зенитом", вспомнив фразу Дзагоева

На стадионе в Москве, таджики и узбеки, проигравшие русским футболистам со счетом 13:0 устроили массовую драку с нашими ребятами

«Спартак» обыграл «Динамо» 2:0 в полуфинале Пути регионов Кубка России


WTA

Елена Рыбакина выступила с критикой в адрес WTA



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


WTA

Касаткина проиграла Путинцевой и не смогла выйти в 1/4 финала турнира WTA в Мадриде



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России