Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2023

Новости за 10.08.2023

Vriten gjashtë ushtarë turq nga luftëtarët kurdë në Irak

Evropaelire.org 

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka thënë të enjten se të paktën gjashtë ushtarë turq janë vrarë në një seri sulmesh nga luftëtarët kurdë në veri të Irakut. Këto sulme e nxitën Turqinë të kryejë sulme ajrore në shenjë hakmarrjeje, në të cilat u vranë katër anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) të enjten, sipas Ministrisë turke. Situata mes Turqisë dhe grupeve të mbështetura nga Turqia në njërën anë, dhe luftëtarëve kurdë në anën tjetër në Irak dhe Siri është përshkallëzuar muajt e fundit. Читать дальше...

Kim Jong Un e shkarkon shefin e ushtrisë, urdhëron nisjen e përgatitjeve për luftë

Evropaelire.org 

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka shkarkuar gjeneralin e lartë dhe i ka bërë thirrje ushtrisë t’i nisë përgatitjet për luftë “në mënyrë ofensive”, përfshirë duke e rritur prodhimin e armeve dhe duke bërë më shumë stërvitje, raportuan të enjten mediat shtetërore. Me një cigare në dorë, Kim u pa duke biseduar në një dhomë të mbushur plot me gjeneralë të painformuar, dhe duke bërë me gisht në drejtim të hartave, derisa po fliste për “veprime të mëdha ushtarake” kundër Koresë së Jugut, sipas mediave shtetërore. Читать дальше...

Ethet hemorragjike në Maqedoninë e Veriut - thirrje për kujdes të shtuar

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut theksojnë se nuk ka vend për panik nga infeksioni i shkaktuar nga pickimi i rriqrave, që njihet si ethet hemorragjike - krime kongo. Ata sqarojnë se kjo sëmundje është e rrallë dhe shumë vështirë transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me personat e infektuar. Shqetësimi nga shfaqja e etheve hemorragjike është rritur pas vdekjes së një gruaje 27-vjeçare nga një fshat i Shtipit (qytet në lindje të Maqedonisë së Veriut), më 27 korrik, si pasojë e pickimit nga rriqra. Читать дальше...



Kurti i bën thirrje BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës “sa më shpejt”

Evropaelire.org 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i heqë masat, siç i quajti ai, e padrejta ndëshkuese ndaj Kosovës, si dhe e përsëriti se Qeveria është e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit. Duke folur për agjencinë e lajmeve Kosovapress më 10 gusht, Kurti tha se masat janë pjesë e “asimetrisë në raporte” dhe se “sa më parë që të përfundojnë aq më mirë”. “Ne po bëjmë krejt çfarë mundemi dhe dimë, por do të duhej që edhe partnerët dhe aleatët... Читать дальше...

Rrëzohet një aeroplan në Serbi, vdes një person

Evropaelire.org 

Një person ka vdekur nga rrëzimi i një aeroplani shumë të vogël afër Beogradit të enjten, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPBS). Aeroplani u rrëzua pak pas orës 12:00 më 10 gusht, pasi ishte ngritur nga aeroplani “13 Maji” në Zemun Polje. Aeroporti “13 Maji” gjendet në lagjen Zemun Polje, 10 kilometra në perëndim të qendrës së kryeqytetit serb, Beograd. Përfaqësuesi i Qendrës Kërkimore për Aksidentet e Trafikut, Nebojsha Petroviq, ka thënë se aeroplani i vogël që u rrëzua... Читать дальше...

Vrasjet që cenojnë sigurinë publike

Evropaelire.org 

Tri vrasje, të shkaktuara gjatë përleshjeve me armë zjarri, kanë ndodhur brenda pak ditëve të gushtit, në territorin e Kosovës. Këto incidente të armatosura shihen si shqetësuese nga ekspertë të sigurisë, pasi, sipas tyre, siguria publike po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme. Vrasja e fundit ka ndodhur të enjten, në komunën e Skenderajt, në qendër të Kosovës. Në një kafene, në fshatin Runik, një 39-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur. Читать дальше...

Dymbëdhjetë persona ende të zhdukur nga shpërthimi vdekjeprurës afër Moskës

Evropaelire.org 

Ministria për Situata Emergjente e Rusisë (MSER) ka thënë të enjten se 12 persona ende mungojnë, pas një shpërthimi në një fabrikë optike në qytetin Sergiyev Posad, si pasojë e të cilit u vra një person dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Pesë nga 50 apo më shumë prej të lënduarve ndodhën në kujdes intensiv në një spital lokal, i cili ndodhet rreth 70 kilometra larg kryeqytetit rus, Moskë. Puna për largimin e rrënojave është duke vazhduar, ka thënë MSER. Disa burime, përfshirë kanalin e pavarur në Telegram... Читать дальше...

HRW: Afganët po përjetojnë “ankth humanitar”

Evropaelire.org 

Human Rights Watch (HRW) u ka bërë thirrje vendeve donatore të gjejnë mënyra për ta zbutur krizën e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe humanitare në Afganistan, pa i përforcuar politikat shtypëse të talebanëve kundër grave, vajzave dhe mediave. Në një komunikatë për media më 10 gusht, HRW theksoi ndikimin shkatërrues të dekretit taleban, i cili ua ndalon grave të punojnë në organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare. Kjo ua ka shtuar atyre vështirësitë për të pasur qasje në ushqim, kujdes shëndetësor, dhe mbajtjen e shtëpisë. Читать дальше...



Havai në flakë

Evropaelire.org 

Dhjetëra njerëz kanë vdekur nga zjarret në ishullin Havai të Maui. Zjarret u ndezën nga erërat e forta uragane që shkatërruan qindra ndërtesa dhe dogjën disa zona deri në tokë. Mijëra njerëz u evakuuan nga ishulli Maui dhe u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Spajiq shpallet mandatar për formim të Qeverisë në Mal të Zi

Evropaelire.org 

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq e ka zgjedhur liderin e partisë Evropa Tani, Millojko Spajiq si mandatar për kryeministër dhe formim të Qeverisë së re. Ai e ka marrë këtë vendim dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në këtë shtet. Spajiq i ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe për ta formuar Qeverinë. “Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajiq, dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formim të Qeverisë”, ka thënë Millatoviq. “Besoj se në këtë moment... Читать дальше...

SHBA-ja dhe OKB-ja të shqetësuara për gjendjen e presidentit të rrëzuar të Nigerit

Evropaelire.org 

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara për shëndetin dhe sigurinë e presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum, i cili është që dy javë nën arrest. “Ne jemi shumë të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e tij dhe të familjes së tij”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit. Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (Ecowas) u ka dhënë kohë deri të dielën liderëve të puçit në Niger, që të dorëzohen. Zyrtarët e Escowas-it do të takohen... Читать дальше...

Të paktën 36 persona të vdekur nga zjarret në Havaji

Evropaelire.org 

Të paktën 36 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve pyjore që kanë përfshirë ishullin Maui në Havaji, kanë thënë zyrtarët. Zjarret janë ndezur nga erërat e forta - prej një uragani në afërsi - duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe duke djegur shumë zona. Mijëra persona janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pasi në zonën e zjarreve është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për shumë persona të zhdukur. “Ne mezi ikëm me kohë”, ka thënë Kamuela Kawaakoa... Читать дальше...

Vrasja e tretë brenda një jave në Kosovë

Evropaelire.org 

Një 39-vjeçar ka vdekur të enjten në Skenderaj si pasojë e të shënave me armë zjarri, ka njoftuar Policia e Kosovës. Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se vrasja ka ndodhur në fshatin Runikë të Skendarajt dhe përveç viktimës, në vend të ngjarjes janë plagosur edhe tre persona tjerë. Ata është thënë se po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Nga hetimet e para në vendin të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri,... Читать дальше...

Shpresë e këputur - Sakrifica e Zemritës për Albionin

Evropaelire.org 

Me vetëm një pension nga shteti dhe si nënë e vetme, Zemrita Shigjeqit i duhet të kujdeset për djalin me aftësi të kufizuara dhe dy vajza të vogla. Të ardhurat e pakta asaj ia kanë pamundësuar t’i ofrojë përkujdesjen e nevojshme shëndetësore 22-vjeçarit që varet nga ajo.

Lideri verikorean shkarkon shefi e ushtrisë dhe bën thirrje për përgatitje për luftë

Evropaelire.org 

Lideri verikorean, Kim Jong Un, e ka shkarkuar shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Pak Su Il dhe ka bërë thirrje për rritje të përgatitjeve për luftë në “mënyrë ofensive”, përfshirë rritjen e prodhimit të armëve dhe kryerjen e sa më shumë stërvitjeve, ka raportuar media shtetërore të enjten. Me një cigare në dorë, Kim është parë duke folur në një dhomë plot me gjeneralë ushtarakë, dhe duke bërë me gisht nëpër harta, teksa ka diskutuar “veprime të mëdha ushtarake”  kundër Koresë Jugore, në një takim me Komisionin Qendror Ushtarak. Читать дальше...

Polonia planifikon dërgimin e rreth 10.000 ushtarëve në kufi me Bjellorusinë

Evropaelire.org 

Polonia është duke planifikuar që të dërgojë rreth 10.000 ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë, për ta mbështetur Gardën Kufitare, ka thënë ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak. “Rreth 10.000 ushtarë do të jenë në kufi, prej të cilëve 4.000 do ta mbështesin Gardën Kufitare dhe 6.000 do të jenë rezervë”, ka thënë ministri në një intervistë për radion publike. “Ne do ta afrojmë ushtrinë më afër kufirit me Bjellorusinë për ta dëbuar agresorin, ashtu që të mos guxojë të na sulmojë”, ka thënë Blaszczak. Читать дальше...

Spanja po përballet me valën e katërt të të nxehtit

Evropaelire.org 

Spanja është duke u përballur me valën e katërt të të nxehtit këtë verë, pasi të mërkurën ka regjistruar temperaturën 44 gradë Celsius. Televizioni spanjoll RTVE, ka raportuar për të nxehtë “ngufatës”, derisa në ballinën e të përditshmes spanjolle El Mundo titulli kryesor ka qenë: “Neuronet po shkrihen si gjalpi”. Për gjithë territorin, ose pjesë të mëdha të rajoneve të Andaluzisë, Kastillës, Leonit, Madridit dhe Kastille-La Mançës, shërbimi shtetëror i motit e ka vendosur nivelin më të lartë të alarmit. Читать дальше...

Vritet kandidati për president në Ekuador

Evropaelire.org 

Kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, është qëlluar për vdekje përgjatë fushatës zgjedhore. Villavicencio, pjesëtar i Asamblesë Kombëtare të shtetit, është sulmuar të enjten pasi është larguar nga një takim me mbështetës në qytetin verior Kuito. Një pjesëtar i ekipit të fushatës së tij, u ka thënë mediave lokale se Villavicencio ka qenë duke hyrë në makinë kur një burrë i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar në kokë. Presidenti aktual Guillermo Lasso, është zotuar se ky “krim nuk do të mbetet pa ndëshkim”. Читать дальше...



Москва

Консультации. Составление Договоров. Присутствие Продюсера при заключении договоров и переговорах. Лекции. Переговоры. Встречи и Обсуждения.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин поздравил москвичей с 1 Мая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Вольфганг Амадей Моцарт

Моцарт в рок-формате: ставропольские музыканты представили свою версию известного мюзикла




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ЦСКА выложил провокационный ролик к матчам с "Зенитом", вспомнив фразу Дзагоева

«Спартак» обыграл «Динамо» 2:0 в полуфинале Пути регионов Кубка России

"Динамо" и "Спартак" опубликовали составы на матч Кубка России


Андрей Рублёв

Рублев о победе над Алькарасом на турнире в Мадриде: мне очень помогла подача



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Вседозволенность азербайджанской диаспоры в России или как пантюркистские националисты 29 апреля перекрыли улицу в центре Москвы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России