Borrell: E natyrshme që Kosova dhe Serbia të kenë pozicione të ndryshme
![Borrell: E natyrshme që Kosova dhe Serbia të kenë pozicione të ndryshme](https://gdb.rferl.org/99e4cd8d-bf72-496a-9e7d-400651989325_tv_w800_h450.jpg)
Në Bruksel, më 7 shtator po zhvillohet raundi i ri i bisedimeve në nivelin politik, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Josep Borrell tha se është e natyrshme që palët të kenë pozicione të ndryshme për tema të caktuara.