Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Maqedonia e Veriut me rregulla të reja të pensionimit

0
Maqedonia e Veriut me rregulla të reja të pensionimit

Paralajmërohen reformat të thella në administratë, ekspertët thonë se të punësuarit në administratë vështirë se do të dëshirojnë të dalin para kohe në pension

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se nga 1 janari i vitit 2021, do të vlejnë rregulla të reja për pensionim, ku është vendosur që të bëhet e detyrueshme dalja në pension në moshën 64-vjeçare.

Përjashtime nga ky rregull do të bëhen vetëm për personat që punojnë në profesione deficitare.

Njëkohësisht  të punësuarve që mungojnë pesë vjet stazh pune deri në daljen në pension, u mundësohet që t’i blejnë ato para kohe dhe të dalin menjëherë në pension. Nga Fondi për Sigurime Pensionale kanë njoftuar se këtë të drejtë do të mund ta shfrytëzojnë më shumë se 50 mijë të punësuar.

Sipas të dhënave të këtij Fondi, më shumë se 19 mijë qytetarë, gjatë vitit të kaluar kanë kërkuar që t’u mundësohet shtyrja e daljes në pension.

Të punësuarit, të cilët nuk dëshirojnë të dalin në pension, kryesisht  janë të angazhuar në sektorin publik, në vende pune ku pagat janë të larta, si drejtues të sektorëve të ndryshëm, këshilltarë, madje ka dhe të tillë që drejtojnë institucione publike.

Ndërkohë që administrata  shtetërore e Maqedonisë së Veriut gjithmonë ka qenë në krye të listës së kritikave të Brukselit për sa i përket plotësimit të kritereve për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.

Kreu i qeverisë, Zoran Zaev ka bërë të ditur se analizohen më shumë modele për uljen e numrit të të punësuarve në administratë, ku në fokus e ka vënë edhe pensionimin e detyrueshëm në moshën 64-vjeçare si dhe pensionimin e mëhershëm, përmes blerjes së stazhit.

Ekspertët thonë se krahas shkurtimit të administratës, organet e shtetit duhet të fokusohen në profesionalizimin e punëtorëve të administratës, në mënyrë që ata të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët.

“Mendoj se tani krijohet mjaftueshëm hapësirë për të rinjtë. Përfundimisht duhet të shkojnë në pension të gjithë ata që kanë mbushur 64 vjet, që të krijohen vende të reja pune për të rinjtë të cilët disponojnë aftësi teknologjike, në mënyrë që t’u përgjigjen sfidave të kohës. Me hapjen e vendeve të reja të punës krijohet mundësia që të rinjtë të mos largohen nga vendi dhe njëkohësisht për të moshuarit, pensioni paraqet siguri financiare”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Nikolla Dujovski njohës i çështjeve politike.

Ndërkaq, ish-ministri i Drejtësisë, Xhevdet Nasufi, thotë se me çuarjen në pension të më shumë se 10 mijë personave, që përmbushin kriteret për pensionim, krijohen mundësi reale që të sistemohen punëtorët shqiptarë të administratës, të cilët marrin rroga, por qëndrojnë në shtëpi, pasi për vite të tëra ata nuk janë sistemuar në institucione.

"Politika po mburret se ka arritur nivelin e barasizë në sferën e punësimit, si një nga komponentët më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit. Po në këtë rast nëse qëndrojnë në shtëpi të punësuarit shqiptarë, kë e përfaqësojnë ata?   Potenciali i tyre mbetet i pa shfrytëzuar në kohën kur ata mund të jenë më produktivë, ndërkohë që në vendet e punës mbeten persona mbi moshën 64-vjeçare si drejtues të sektorëve të ndryshëm”, thotë Nasufi.

Nga Fondi për Sigurim Pensional thonë se sistemi pensional mbetet mjaftueshëm i qëndrueshëm dhe se ka kapacitet të bartë pensionimin 10 mijë  qytetarëve gjatë vitit të ardhshëm.

Në këtë drejtim, ish-ministri i Financave Nikolla Popovski, njëherësh ligjërues në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, thotë se këto masa duken interesante, por ai shton se këto masa të paralajmëruara nuk do të zgjojnë interesimin e të punësuarve në administratë që të dalin në pension para kohe.  

Popovski megjithatë  thekson se Fondi për Sigurim Pensional do të pësojë goditje për sa i përket stabilitetit dhe për këtë duhet bërë një analizë e thuktë. 

“Është e kuptueshme se do të  ketë goditje te Fondi për Sigurim Pensional, por nuk e dimë se sa do të jetë ajo goditje , duhet bërë analiza se sa do të jetë deficit. Tani deficit është rreth 40 për qind. Pra rreth 60 për qind Fondi i siguron nga kontributet, por rreth 40 për qind sigurohen nga buxheti. Pra është e  sigurt se deficit do të rritet, por sa dhe me cilat mjete do të mbulohet ky deficit, mbetet të bëhet analiza e thuktë”, thotë Popovski.

Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut janë 325 mijë pensionistë dhe për dhënien e pensioneve gjatë një viti, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 915 milionë euro.

Por,  me daljen në pension të 10 mijë të punësuarve, për të siguruar pensionet nga arka e  shtetit, gjatë vitit të ardhshëm pritet të shpenzohen më shumë se 1 miliard euro.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Евгений Маргулис

В ЦДКЖ 18 августа ждут любителей группы «Рекорд Оркестр» на Квартирнике Евгения Маргулиса




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


WTA

Россиянка Людмила Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Game News

Embracer has closed Alone in the Dark studio Pieces Interactive



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России