Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Arrestime masive në protestat në Bjellorusi

0
Arrestime masive në protestat në Bjellorusi

Policia në Bjellorusi arrestoi 633 persona në protestat e së dielës në këtë vend, njoftoi të hënën Ministria bjelloruse e Punëve të Brendshme.

Protestat kundër regjimit të Alexander Lukashenkës u mbajtën në Minsk dhe qytete të tjera, për të katërtën fundjavë me radhë.

Dhjetëra-mijëra njerëz e sfiduan praninë e madhe të forcave të sigurisë, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit.

Lukashenka mban pushtetin bjellorus qysh në vitin 1994. Ai është rizgjedhur president muajin e kaluar, por, sipas opozitës, zgjedhjet janë manipuluar.

Protestuesit, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe vëzhguesit thonë se policia po i shtyp brutalisht marshimet paqësore.

Dëshmitarët i thanë agjencisë ruse të lajmeve Interfax se arrestimet në Minsk kanë nisur pasi ka mbaruar tubimi dhe njerëzit kanë nisur të shpërndahen.

Disa pamje të shpërndara në internet kanë treguar njerëz të veshur me të zeza duke rrahur protestuesit me shkopinj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Yuri Karayev, i mbrojti veprimet e forcave të sigurisë.

“Flasin për brutalitetin e policisë bjelloruse dhe unë dua ta them këtë: nuk ka asnjë polic më njerëzor, më të përmbajtur dhe me kokë më të ftohtë në asnjë vend të botës”, tha Karayev.

Një protestuese në Minsk, e cila u identifikua vetëm si Lyudmila, i tha BBC-së se demonstruesit nuk do të pengohen nga forcat e sigurisë.

“Ne përfundimisht nuk jemi gati të kthehemi në jetën që kemi pasur për shumë vite", tha ajo.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përsëriti thirrjen e tij për "dialog kombëtar gjithëpërfshirës", duke thënë se "demonstratat masive në Bjellorusi tregojnë vendosmërinë e njerëzve për të arritur lirinë, të drejtat dhe demokracinë e tyre, përballë arrestimeve, kërcënimeve dhe dhunës".

Të premten, udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, e cila është strehuar në Lituani, kërkoi nga Kombet e Bashkuara që të ndihmojnë në ndalimin e shtypjes së protestuesve nga autoritetet.

Tikhanovskaya, 37 vjeçe, përfaqësoi opozitën kryesore të Lukashenkës në zgjedhje. Ajo hyri në garën presidenciale pasi burri i saj, Sergei Tikhanovsky, dhe një kandidat tjetër u burgosën.

Tikhanovskaya tha se kërkon t'i jepet fund dhunës policore, të lirohen të gjithë të burgosurit politikë dhe të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Muajin e kaluar, udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord që të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve bjellorusë, të përfshirë në manipulimet e pretenduara në zgjedhje, brutalitet dhe burgosje të protestuesve. Sanksionet e sakta janë ende duke u përpunuar.

Raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara për Bjellorusinë, Anais Marin, tha se rizgjedhja e Lukashenkës president është "manipuluar plotësisht" dhe se "votat e njerëzve janë vjedhur".

Marin e akuzoi policinë bjelloruse për “torturë”.

"Autoritetet duhet t’i lirojnë të gjithë të arrestuarit në mënyrë arbitrare. Qeveria po bën një luftë të çmendur kundër popullit të saj", tha ajo.

Lukashenka i ka mohuar të gjitha akuzat për manipulim të votave. Ai i ka fajësuar disa vende të Bashkimit Evropian, sidomos Poloninë dhe Lituaninë, për përpjekje për të detyruar ndryshimin e regjimit.

Ai është zotuar se do ta mbrojë Bjellorusinë.

Përgatiti: Valona Tela





Губернаторы России
Москва

Собянин: Объем закупок у малого бизнеса с 2024 года составил почти 227 миллиардов





Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: В этом году к проекту «Открой#Моспром» присоединился один миллион человек



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Рэпер ST

Рэпер ST встретился с участниками «Российской студенческой весны» в Ставрополе




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Баскетболисты пойдут кругами // Единая лига ВТБ пересмотрела формат проведения чемпионата

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов 12 июня установил мировой рекорд по чеканке мяча в «Лахта Центре»

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024


Кирилл Скачков

Кирилл Скачков из Новокузнецка стал победителем Игр стран БРИКС-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Доминик Джокер

«Молча есть суп тоже надо уметь». Доминик Джокер снялся в комедии ТНТ «Полупановы» вместе с реальной пумой



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России