Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Në Maqedoninë e Veriut rinisin kontrollet te mjekët specialistë

0
Në Maqedoninë e Veriut rinisin kontrollet te mjekët specialistë

Nga fillimi i shtatorit, në Maqedoninë e Veriut, qytetarët sërish kanë nisur që në mënyrë elektronike, të caktojnë terminet për kontrollet e tyre shëndetësore te mjekët specialistë. Por, kjo gjë po bëhet me vështirësi dhe me protokolle të veçanta për mbrojtjen nga koronavirusi i ri.

Klinikat kanë hapur dyert, por tani  hyrja e personave në institucionet shëndetësore bëhet në bazë të protokolleve të veçanta. Pacientët duhet të paraqiten 15 minuta para terminit të caktuar për kontroll, me udhëzim të mjekëve specialistë. Në hyrje të institucioneve shëndetësore, pacientëve u matet temperatura, ndërkohë që lejohet hyrja e pacientit me vetëm një shoqërues.

Për disa muaj me radhë, të sëmurët kronikë e kanë pasur pothuajse të pamundur të marrin shërbime nga mjekët specialistë në klinika, për shkak të pandemisë së koronavirusit, ngase dikasteri i shëndetësisë, për shkak përkeqësimit të gjendjes me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton ky virus), solli vendim për ndalimin e përkohshëm të caktimit të kontrolleve mjekësore në formë elektronike.

“Në muajin shkurt arrita të realizoj kontrollin e fundit të caktuar te mjeku specialist. Më pas,  shfaqja e koronavirusit ndryshoi gjithçka. Nuk mundja të caktoj termin për kontroll, ndërkohë që koha kalonte dhe unë nuk ndjehesha mirë. Një ditë shkova vetë në klinikë dhe për fat të mirë mjeku më pranoi dhe më bëri analizat e duhura. Dhe tani serish jam në pritje të caktimit të terminit. Mjekja amë më ka njoftuar se më ka futur në listën e pritjeve dhe sapo të lirohet ndonjë termin, do më njoftojë”, rrëfen një paciente nga Kumanova.

Ndërkohë që një pjesë e madhe pacientëve, për shkak se nuk kanë arritur të marrin shërbime në klinikat shtetërore, kanë qenë të  detyruar të shkojnë në klinika private.

Mjekët e përgjithshëm janë ata që u caktojnë kontrollet mjekësore në klinikat e specializuara.

Mjeku amë, Sedat Lumani, thotë për Radion Evropa e Lirë se sistemi “Termini im” ka filluar të funksionojë pjesërisht, përderisa kërkesat e pacientëve janë shumta, pasi ata për disa muaj nuk kanë pas mundësi që të vizitohen në klinikat e specializuara.

“Të gjitha klinikat nuk kanë hapur mundësinë e caktimit të termineve për pacientët. Ato klinika që hapën terminet, nga kërkesa e shumtë e pacientëve menjëherë u zunë dhe jemi në pritje të raundit të ri të lëshimit të termineve të reja. Mjekësia sekondare ka funksionuar edhe gjatë kësaj periudhe. Por, kemi mungesë te mjekësia terciare në disa klinika. Pacientët e rrezikuar, të cilët kanë nevojë për ndihmë nga mjekët specialistë të mjekësisë terciare, shërbehen përmes udhëzimeve urgjente, përkatësisht pa termin”, thotë Lumani.

Të sëmurët kronikë, përballen me probleme të shumta sa i përket terapisë, e cila përcaktohet pas mendimit të marrë mjeku specialist.

Kryetarja e shoqatës së mjekëve amë privatë, Lidija Dervishova-Çollakova, thekson se shumë vështirë mund të gjinden termine të lira për incizim, për  shkak të mungesës së mjekëve specialistë. 

Megjithatë, ajo nënvizon se është mirë që më në fund gjërat kanë filluar të funksionojnë, megjithëse me shumë vështirësi.

“Është bërë lëvizje nga pika zero sepse kemi pacientë me aritmi, të cilët kanë nevojë për kontrolle, ka pacient me metastazë, infarkt, sëmundje malinje,  diabet, e të cilët vetëm pasi të realizojnë kontrolle te specialistët, qartësohet nëse duhet ose jo t’u ndryshohet terapia”, thekson Derishova-Çollakova.

Ndërkohë një pjesë e pacientëve që u ishin anuluar intervenimet kirurgjike, për shkak të pandemisë COVID-19, janë thirrur nga klinikat në bazë një liste, ku në krye janë vendosur pacientë që janë me prioritet.  

“Kontrollimet e caktuara do të realizohen sipas planit dhe protokollit të përgatitur paraprakisht për punë të institucioneve, me shfrytëzim të pajisjeve të detyrueshme të mbrojtjes personale nga personeli i punësuar në të gjitha nivelet e mbrojtjes shëndetësore, respektimin e distancës fizike dhe mosgrupimit”, kanë sqaruar nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.





Губернаторы России
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО





Москва

Концертный директор для музыкантов. Концертный директор для певцов. Концертное агентство в Москве. Букинг агентство. Организация концертов и гастролей.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Объем закупок у малого бизнеса с 2024 года составил почти 227 миллиардов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Элджей

В Новосибирске согласовали репертуар, с которым выступит Элджей на музыкальном фестивале




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Футболисты ЮФУ одержали три победы в домашнем турнире

Роман Костомаров поучаствовал в боксерской тренировке в Москве

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024


Даниил Медведев

Медведев и Сафиуллин сыграют в паре на турнире в Галле



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Архангельск

В Поморье более 500 детей-сирот отдохнут в детских лагерях за счёт бюджета



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России