Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Me maska në shkolla 

0
Me maska në shkolla 

Institucionet arsimore dhe shëndetësore thonë se Kosova është bërë gati që të hënën, më 14 shtator, të nisë vitin e ri shkollor, por duke respektuar tri rekomandimet themelore për mbrojtjen nga pandemia e koronavirusit: mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienën personale.

Përmes një konference për media, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ajo e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thanë se deri te rikthimi i nxënësve në bankat shkollore ka ardhur pas përmirësimit të situatës epidemiologjike javëve të fundit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, tha se institucionet arsimore tashmë janë pastruar, dezinfektuar dhe në to janë vendosur udhëzues se si nxënësit dhe mësimdhënësit të sillen gjatë pandemisë së koronavirusit.

Të gjithë duhet të mbajnë maska, tha Likaj, duke shtuar se tashmë janë shpërndarë gjysmë milioni maska për nxënësit dhe mësimdhënësit në tërë territorin e Kosovës.

 

“Në rast nevoje është paraparë angazhimi për normë plotësuese rreth 1,000  mësimdhënës për nëntë muaj. Treqind mësimdhënës me gjendje të rëndë shëndetësore do të jenë jashtë procesit dhe do jenë të mbuluar financiarisht, 100 punëtorë teknikë të mirëmbajtjes, e kështu më radhë. Janë ndarë mjete dhe është në proces blerja e pajisjeve të teknologjisë për nxënësit të cilët kanë mungesë dhe qasje në procesin mësimor në formën online”, tha Likaj. 

Në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), për ruajtje të shëndetit të nxënësve në shkolla, thuhet se shkolla duhet të sigurojë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra, secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t'i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit laserik çdo ditë.

Çdo nxënës duhet të sigurojë maskën personale e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambientet shkollore. Dezinfektimi i duarve duhet të bëhet pas çdo hyrje dhe dalje nga klasa, sipërfaqet dhe tavolinat duhet të pastrohen rregullisht me dezinfektues sipërfaqësor si dhe udhëzime të tjera.

Ministria e Arsimit ka paraparë që viti i ri shkollor të realizohet përmes tre skenarëve. Skenari A parasheh rikthimin në ambientet shkollore të nxënësve. Skenari B apo mësimi i kombinuar, parasheh rikthimin e pjesshëm me mësim të kombinuar -prezencë dhe mësim në distancë dhe skenari C është mësimi në distancë.

Për të siguruar se shkollat do të respektojnë rekomandimet për mbrojtjen nga COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tregoi se do rriten kapacitetet e inspektorëve sanitarë, të cilët në baza ditore do mbikëqyrin zbatimin e rekomandimeve.

Zemaj paralajmëroi se nëse shkollat nuk respektojnë rekomandimet dhe bëhen vatra të përhapjes së infeksionit, ato edhe do të mbyllen.

“Çdo shkelje e udhëzuesve dhe protokolleve që ne na dërgon në një situatë që mund të ketë rritje të infeksionit, ne do ta vlerësojmë situatën dhe do të marrim masat ashtu siç takon me ligj dhe me rekomandimet e IKSHPK-së.  Do të ketë disiplinë, llogaridhënie dhe nuk do të lejojmë që të kthehemi në një situatë tjetër e cila mund të përkeqësojë gjendjen e popullatës në tërësi”, tha Zemaj.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës , Naser Ramadani tha se Kosova në javët e fundit është vendi i parë në rajon dhe Evropë me situatën më të mirë epidemiologjike. Andaj, ai tha se me këtë, është plotësuar njëri nga parakushtet themelore që nxënësit të kthehen në shkolla.

“IKSHPK do ta ketë top-prioritet shëndetin e fëmijëve dhe mësimdhënësve dhe për këtë ju garantoj se çdo rast i veçantë që paraqitet nga taks-forcat e komunave, të shkollave, do të jetë i menaxhuar me një prioritet të parë. Kjo do të thotë në kohë reale, brenda ditës, aty ku ka ndodhur rasti do të merret menjëherë në shqyrtim, qoftë një rast pozitiv, qoftë një rast vetëm i dyshimtë me temperaturë i nxënësit dhe mësimdhënësit”, tha Ramadani.

IKSHPK tashmë ka filluar me testimin për koronavirus të disa mësimdhënëse, proces ky që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Viti i ri shkollor është dashur të fillojë më 1 shtator, por është shtyrë, siç është thënë nga Ministria e Arsimit, me qëllim të sigurimit të kushteve të sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.

Kosova ka mbyllur institucionet arsimore në muajin mars, kur u paraqitën edhe rastet e para me koronavirus. Mësimi më pas është zhvilluar përmes platformave online dhe mësimeve të transmetuara në televizionin publik.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Иоганн Себастьян Бах

«Бах vs Чайковский» под величественными сводами Петрикирхе.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


WTA

Самсонова выиграла турнир WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России