Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Ambasadori palestinez, i shqetësuar për zhvendosjen e mundshme të ambasadës serbe 

0
Ambasadori palestinez, i shqetësuar për zhvendosjen e mundshme të ambasadës serbe 

Palestinezët e morën me shqetësim lajmin për transferimin e mundshëm të Ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem, tha ambasadori palestinez në Beograd, Muhammed Nabhan, në një takim që zhvilloi të martën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nabhan shprehu bindjen se udhëheqja e Serbisë, “në frymën e miqësisë tradicionale”, do t’i respektojë pikëpamjet e popullit palestinez, thuhet në një komunikatë të Presidencës së Serbisë, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq, në anën tjetër, e siguroi ambasadorin Nabhan se Serbia e respekton dhe e ruan miqësinë me palestinezët dhe e mbështet vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme.

“Serbia është e përkushtuar ndaj përparimit të marrëdhënieve edhe me Izraelin, edhe me palestinezët dhe dëshiron zgjidhje të qëndrueshme, të bazuar në normat ndërkombëtare të së drejtës publike, që janë vendosur në Kombet e Bashkuara dhe që do të sillnin paqe, stabilitet dhe përparim për të gjithë”, tha Vuçiq.

"Presidenti Vuçiq e falënderoi udhëheqjen palestineze për mbështetjen e saj politike për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe për qëndrimin e saj parimor ndaj mosnjohjes së pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës", thuhet po ashtu në komunikatën e Presidencës serbe.

Me marrëveshjen e nënshkruar me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, parashihet zhvendosja e Ambasadës së Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem dhe njohja e ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Statusi i Jerusalemit është një çështje e diskutueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Izraeli e pretendon të tërin si kryeqytet të vetin, ndërsa palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor - i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967 - si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe, në bazë të atij vendimi, kanë bartur ambasadën në Jerusalem.

Megjithatë, pak shtete - nga Bashkimi Evropian asnjë - e kanë ndjekur një hap të tillë.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о развитии столичного района Мнёвниковская пойма





Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Соцфонд выдал проактивно 3,2 млн сертификатов на материнский капитал


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о развитии столичного района Мнёвниковская пойма



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Баста

Все в месте: тысячи человек спели с Бастой в Красноярске




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Альбина Мухаметзянова на ПМЭФ объявила о выходе сериала «Команда МАТЧ» в Казахстане

"Евро-Футбол.Ру": "Спартак" летом купит форварда только в случае ухода Соболева

Спортсменки из Пскова привезли два «серебра» с соревнований по джампинг-фитнесу в Москве


Александр Зверев

Алькарас стал победителем "Ролан Гаррос", обыграв в финале Зверева



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Парадоксы двойного стандарта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России