Tri viktima dhe 76 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Tri viktima dhe 76 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë.
Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës thuhet se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 538 mostrave.
Po ashtu bëhet e ditur se në 24-orëshin paraprak janë shëruar edhe 165 pacientë.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,839, i viktimave në 604 dhe i të shëruarve në 11,949.
Raste aktive mbeten edhe 2,286.
Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars dhe që atëherë ka ndërmarrë një varg masash kufizuese për frenimin e përhapjes së virusit - përfshirë mbylljen e shkollave dhe bizneseve - të cilat gradualisht kanë nisur të lehtësohen.