Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

A do të ketë valë të re të COVID-19 në Kosovë?

0
A do të ketë valë të re të COVID-19 në Kosovë?

Gjatë muajit shtator në Kosovë, është shënuar një rënie e lehtë e të infektuarve me koronavirus, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Muaji korrik e gusht ka qenë kulmi i të infektuarve ku shifrat ditore kanë qenë kryesisht treshifrore, kurse në ditët e fundit, numri i infektuarve me koronavirus nuk ka kaluar shifrën 76.

Po ashtu, është shënuar edhe rënie e rasteve të vdekjes si pasojë e koronavirusit.  Në shtatë ditët e fundit, 30 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se këtë vjeshtë, Evropa duhet të jetë e përgatitur për më shumë vdekje nga COVID-19, kjo pasi ka filluar të rritet numri i të infektuarve në Evropë, e që rrjedhimisht parashihet të ketë më shumë vdekje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shënuar rekord ditor të rasteve të reja me koronavirus, meqë në gjithë botën janë regjistruar 307,930 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus.

Kjo Organizatë ka thënë më 14 shtator, se përgjatë një dite janë regjistruar edhe 5,500 vdekje, duke e çuar totalin e viktimave në 917,417. Rritja më e madhe e infektimeve është raportuar në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Brazil.

Syla: Ekziston rreziku nga vala e re e pandemisë

 

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skender Syla, në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, tha se derisa virusi është i pranishëm në mesin tonë,  ekziston rreziku potencial që të kemi ngritje të numrit të rasteve apo valë të re të pandemisë.

 

‘’Në ditët e fundit në rajonin evropian jemi dëshmitarë të shtimit të numrit të rasteve sidomos në Spanjë, Francë, Itali, Angli por edhe në vende tjera. Kosova në muajt korrik dhe gusht ka pasur një shtim të numrit të rasteve, derisa gjatë shtatorit kemi një stabilizim të numrit të rasteve. Duhet të jemi vigjilent sepse mund të kemi rritje të numrit të rasteve dhe kjo varet ekskluzivisht prej masave të parapara nëse ato respektohen në mënyrë rigoroze, atëherë mund të mbahet situata nën kontroll. Por, assesi nuk bën që të ripërsëritet gjendja kur u bë lirimi i masave gjatë fundit të majit në Kosovë,  pa ndonjë kontroll të duhur’’,  tha Syla.

Mikrobiologu Lul Raka nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, tha se rihapja e shkollave dhe kthimi në hapësira të mbyllura për shkak të ftohjes së motit, pashmangshëm do ta shtojnë qarkullimin e njerëzve. Ai shton se sezoni vjeshtor e rikthen edhe virusin e gripit sezonal.

‘’Të gjithë këta faktorë janë elemente për shqetësim në rritjen e rasteve të sëmundjes. Prandaj, kjo edhe më shumë e fuqizon rolin e zbatimit të masave parandaluese nga popullata dhe mbikëqyrjen e tyre nga organet shtetërore. Rezultati përfundimtar do të varet nga vetë qytetarët e Kosovës dhe nga institucionet qeveritare. Numrat e ditëve të fundit, të cilët kanë trend të uljes, na kanë treguar qartë rezultatin pozitiv të një bashkëveprimi të tillë sinkronik’’, tha Raka.

Ndërkaq, Syla shton se janë disa studime të cilat janë bërë në Singapor dhe një formë e virusit ka treguar se mund të ketë një rënie të lehtë të virulencës, por në përgjithësi, sipas tij, kjo duhet të merret relative, sepse sa më i madh që të jetë numri i të infektuarve në çdo vend  të botës, thotë ai , mundësia për fatalitet prapë mbetet e madhe.

‘’Nëse kemi numër më të madh të të infektuarve, edhe nëse bie virulenca, prapë numri i të vdekurve mund të jetë i pranishëm. Përderisa nuk do ta kemi një vaksinë efikase, apo një  trajtim efikas, gjendja epidemiologjike në një vend do të varet nga sjellja e njerëzve se sa ju përmbahen masave dhe OBSH-ja rekomandon gjithsesi evitimin e ngjarjeve që mund  të përshpejtojnë përhapjen e virusit, sidomos grumbullimin e njerëzve në numër të madh, si dhe mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës’’, tha Syla.

Edhe Raka ka thënë se nëse zbatohen masat parandaluese, atëherë numri i rasteve do të jetë i kontrolluar edhe  për institucionet shëndetësore kosovare.

Por, ai shton se testimi gjithëpërfshirës zbulon shpejt rritjen e rasteve dhe identifikon grupet me rrezik të lartë të sëmundjes. Shpejtësia e gjurmimit të kontakteve është e rëndësishme për të zvogëluar përhapjen e sëmundjes dhe duhet të bëhen përpjekje për të shkurtuar kohën e nevojshme për secilin hap në procesin e testimit, njoftimit për rezultat dhe gjurmimit të kontaktit.

‘’Deri atëherë duhet të përgatitemi sa më mirë me teste, staf dhe pajisje mjekësore. Testimi i gjerë, izolimi i shpejtë i rasteve dhe gjurmimi në kohë dhe efektiv i kontakteve dhe karantina e kontakteve të identifikuara mbeten shtyllat kryesore e reagimit të shëndetit publik për të kontrolluar COVID-19’’, tha Raka.

Sidoqoftë, Raka tha se sipas studimeve të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) gjatë muajve janar-maj, 40% e rasteve ishin të moshës mbi 60 vjeç, kurse përqindja më e madhe e rasteve u raportua te grupmosha 50-59 vjeç (18.7%).

Mirëpo, në muajt qershor dhe korrik, personat mbi 60 vjeç u prekën në vetëm 17.3% të rasteve dhe përqindja më e madhe ishte te mosha 20-29 vjeç (19.5%).

Përqindja e rasteve të diagnostikuara midis fëmijëve dhe të rinjve 20 vjeç gjithashtu u rrit nga 4.2%, në 12.8% në të njëjtën periudhë.

Deri më sot, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,839, i viktimave në 604 dhe i të shëruarve në 11,949.

Raste aktive mbeten edhe 2,286.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Жанну Агузарову вырезали из трансляции МУЗ-ТВ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Уимблдон

Экс-теннисист Ольховский: россияне могут хорошо выступить на Уимблдоне



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Что известно о новых заместителях министра обороны РФ Андрея Белоусова



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России