Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Gjermania: Nuk është në interesin e Bullgarisë të pengojë anëtarësimin e Shkupit në BE

0
Gjermania: Nuk është në interesin e Bullgarisë të pengojë anëtarësimin e Shkupit në BE

Gjermania, që kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, vlerëson se problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk duhet të përfshihen në kornizën negociuese për anëtarësimin e Shkupit në Bashkimin Evropian.

Këtë qëndrim të Berlinit zyrtar e bëri të ditur ambasadorja gjermane në Shkup, Anke Holstein, teksa komentoi një memorandum, përmes së cilit, Bullgaria i ka kërkuar vendeve anëtare të BE-së, që në kuadër të kornizës negociuese me Shkupin, të fusin edhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, që Sofja dhe Shkupi kanë arritur më 2017.

Në memorandumin prej gjashtë faqesh, Bullgaria ka argumentuar se me Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë zgjidhur kontestet rreth gjuhës, historisë së përbashkët dhe pakicave. Po ashtu, Sofja zyrtare ka paralajmëruar se mund të vendosë edhe veto për anëtarësimin e Shkupit në BE.

Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holstein, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, është shprehur e prerë se është në interesin e Bullgarisë, që të mos e bllokojë procesin e integrimeve evropiane për Maqedoninë e Veriut.

“Bullgaria ua ka treguar këto kërkesa (të përfshira në memorandum) vendeve të tjera anëtare në fillim të gushtit. Ne dhe sipas njohurive të mia, të gjitha vendet tjera anëtare, jemi të mendimit që problemet dypalëshe nuk duhet të vihen në kuadrin negociues dhe që problemet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Bullgaria gjithnjë ka qenë mbështetëse e madhe e përparimit në integrimin evropian të rajonit, përfshirë edhe të Maqedonisë së Veriut”, thotë ambasadorja Holstein.

“Është në interesin thelbësor të Bullgarisë që të mos bllokohet procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian për këtë rajon”, shton ambasadorja gjermane në Shkup.

Ndryshe, memorandumi i Bullgarisë, vjen në kohën kur Bashkimi Evropian pritet të përcaktojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Për këtë kornizë, Brukseli zyrtar pritet të vendosë në fillim të muajit tetor.

Ambasadorja gjermane në Shkup, Anke Holstein, thotë se vendet anëtare të BE-së do të arrijnë pajtueshmëri sa i përket kornizës negociuese, duke caktuar muajin dhjetor si kohën kur pritet të fillojnë edhe zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin e Shkupit në bllokun evropian.  

“Në pjesën e politikës së zgjerimit, me të vërtetë mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, përkatësisht nisja zyrtare e bisedimeve për zgjerim me Maqedoninë e Veriut është objektivi ynë i madh, që është objektiv i përbashkët i Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duhet që në kuadër të Bashkimit Evropian të merremi vesh në lidhje me kornizën negociues, për të cilën momentalisht diskutohet në Bruksel. Kur të arrihet marrëveshja për të, mund të japim edhe datën për konferencën e parë ndërqeveritare dhe shpresojmë që kjo të ndodhë në dhjetor”, thekson ambasadorja Holstein.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani  të enjten, më 17 shtator, deklaroi se nuk pret që Bullgaria të bllokojë procesin e anëtarësimit të Shkupit në BE.

Osmani është shprehur se nuk beson që memorandumi i Bullgarisë do të shtyjë, qoftë dhe teknikisht, organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare që pritet të mbahet në dhjetor, pasi siç ka theksuar, kjo konferencë është pjesë e vendimit të BE-së, të marrë në muajin mars, për nisjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.   

Ndërkaq, ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshovski, i cili tashmë drejton Komisionin parlamentar për politikë të jashtme, ka kërkuar që Parlamenti maqedonas, si kundërpërgjigje ndaj memorandumit të Bullgarisë, të miratojë një rezolutë, ku do të specifikohej se nuk do të negociohet për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

“Mendoj se do të ishte mirë që parlamenti ynë, si kundërpërgjigje ndaj Parlamentit bullgar, të miratojë një deklaratë të përbashkët, në të cilën identiteti i popullit maqedonas, mëvetësia e gjuhës maqedonase dhe të gjitha ngjarjet tjera kulturore dhe kombëtare do të konfirmoheshin bashkërisht dhe me këtë edhe të afirmohen si pjesë e vlerave evropiane të identitetit kulturor dhe kombëtar të kontinentit”, theksoi deputeti Milloshoski, i cili vjen nga radhët e partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, në gusht të vitit 2017 nënshkruan Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Kjo marrëveshje ka për synim zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve fqinje, që kanë të bëjnë kontestimin e gjuhës maqedonase nga ana e Bullgarisë si dhe kontesteve rreth ngjarjeve historike deri në vitin 1944, përkatësisht prejardhjen e heroit të dy vendeve, Goce Dellçev, rolin e VMRO-së (organizata e brendshme revolucionare maqedonase) dhe Kuvendin e Ilindenit, që kishte shpallur pavarësinë e shtetit të parë maqedonas, më 2 gusht të vitit 1903.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

«Всю жизнь я зарабатывал пением и… легким аферизмом». Прохор Шаляпин раскрыл источники дохода в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» на ТВ-3




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


WTA

Саснович победила на старте квалификации турнира WTA-500 в Берлине



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Українські новини

Відомий аграрій Кормишкін, складає свої депутатські повноваження



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России