Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit, në ‘duart’ e partive politike

0
Zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit, në ‘duart’ e partive politike

Pavarësisht mospajtimeve apo kritikave të partive politike parlamentare në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen apo dokumentin e nënshkruar nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, ai është akt juridik i detyrueshëm, të cilin Kosova ka për obligim që ta zbatojë, thotë Enver Hasani, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Por, zbatimi i pikave që burojnë nga ky dokument, do të jetë mjaft i vështirë, jo vetëm nga qeveria aktuale e kryeministrit Hoti, por edhe në rast se eventualisht në të ardhmen do të ketë një qeveri tjetër, shpreh mendimin analistja Donika Emini.

Më 4 shtator, në Uashington, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar, veç e veç, dokumente për normalizim ekonomik prej 16 pikash, të cilat janë konsideruar si marrëveshje apo zotime të njëanshme.

Akte juridike shtesë për zbatimin e zotimit në Shtëpinë e Bardhë

Profesor Enver Hasani thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja në Uashington ka dy aspekte që ngrenë pikëpyetje: e para, se a është e detyrueshme dhe e dyta, a është e zbatueshme në formën siç është krijuar në Uashington.

Sipas tij, nuk ka asnjë dilemë që ka obligim të zbatojë marrëveshjen sepse ajo përbën një zotim, i cili është akt juridikisht i detyrueshëm.

“Sa i përket zbatimit, ky detyrim ndërkombëtar i marrë nga Kosova, ky zotim ndërkombëtar, në formën siç është, nuk mund të zbatohet, për shkak se dispozitat e saj nuk janë të vetekzekutueshme. Do të thotë, duhen akte tjera juridike zbatuese të këtij zotimi, të cilat mund të jenë amendamente kushtetuese, ligje, mund të jenë marrëveshje tjera ndërkombëtare, mund të jenë dekrete presidenciale, dekrete qeveritare. Pra, akte juridike shtesë për ta zbatuar (marrëveshjen). Ato, një pjesë e tyre, duhet të ratifikohen në kuvend”, thekson Hasani.

Gjatë raportimit të kryeministrit Hoti në Kuvendin e Kosovës më 17 shtator, lidhur me vizitën dhe marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, partitë politike parlamentare, sidomos ato opozitare, kanë adresuar mjaft kritika në adresë të tij dhe për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington.

Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar që “Kosova nuk del me fitore nga nënshkrimi” i Hotit dhe se kjo marrëveshje “e kthen Kosovën shumë prapa në shtetbërjen e saj”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se "në këtë rast, përfituesi më i madh del Serbia sepse përfitoi dalje në Adriatik, bashkëpronësi në Ujman, zhbërje të kufirit shtetëror, pra, nga kufij shtetëror në pikë të kalimit të përbashkët, realizimin e idesë për mini-Shengen".

Partia Demokratike e Kosovës e ka fajësuar Hotin se “ka pranuar që nga dokumenti të largohet pika që parashihte njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Qeveria Hoti, është votuar me 61 vota në Kuvendin e Kosovës, gjë që e bën të brishtë atë si dhe të pafuqishme për shtyrjen e agjendave të saj në kuvend.

Analistja Donika Emini, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që zbatimi i pikave që dalin nga marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Hoti në Uashington, do të jetë mjaft i vështirë. Kjo për arsyen se, sipas saj, Qeveria e Hotit vazhdon të jetë e brishtë dhe nuk e ka mbështetjen e mjaftueshme në kuvend.

“I vetmi element që mund ta shtyjë - dhe atë me mjaft zor – është vetëm pse është nënshkruar në DC (Uashington) dhe ka një klimë pozitive prej të gjitha partive politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, që të kalojnë diçka që është nënshkruar në Uashington. Përndryshe, mendoj që do të ketë vështirësi të mëdha – edhe nëse është qeveria Hoti – i gjithë procesi i ratifikimit dhe marrjes së pëlqimit për ndryshimet ligjore, të cilat kërkohen. Por, nëse eventualisht ndryshon qeveria ose kemi një president, i cili nuk e mbështetë këtë agjendë politike, mund të ketë problem edhe më të madh dhe të bllokohet e gjithë marrëveshja”, thekson Emini.

Jotransparenca e qeverisë, kufizon mbështetjen për marrëveshjen

Emini shpreh mendimin që Kosova nuk ka fuqi politike që t’i bëjë rezistencë marrëveshjes së Uashingtonit, por sipas saj, nëse do të ketë ndryshime eventuale në administratën amerikane, atëherë ka gjasa që të gjitha elementet e kësaj marrëveshje të kalojnë për zbatim në Bruksel.

Megjithatë, profesor Hasani, thotë që ndryshimi eventual në administratën amerikane nuk do të ndikojë në zbehjen e marrëveshjes së Uashingtonit.

“Unë jam i bindur që kjo marrëveshje do t’i mbijetojë ndryshimeve eventuale në administratën amerikane. Kjo është marrëveshje dy-partiake. Në pjesën dërmuese (marrëveshja) nuk i reflekton qëndrimet partiake të Partisë Republikane aktualisht. Pra, jam i bindur që marrëveshja do ta mbijetojë çdo ndryshim në administratën amerikane”, thotë Hasani.

 

Analistja Emini shpreh mendimin që krijimi i mundësive për zbatimin e pikave të marrëveshjes së Uashingtonit do të ishte shumë më i lehtë në rast se kryeministri Hoti do të ishte më transparent rreth procesit dhe siç tha ajo, “nuk do ta sillte vendin para aktit të kryer”. Sipas saj, në rast se procesi do të ishte më i hapur për spektrin politik dhe opinionin, marrëveshja do të mund të merrte më shumë mbështetje, por jo aq sa të konsiderohet si historike.

“Procesi është monopolizuar prej zotit Hoti, duke i izoluar kështu edhe partnerët brenda koalicionit. Dihet mirë që është raportuar vazhdimisht për problemet në mes të palës kosovare për disa pika në marrëveshje. Kjo do të thotë që nuk ka pasur transparencë. Zoti Hoti nuk e ka hapur diskutimin e brendshëm politik në raport me marrëveshjen. Nëse kjo kishte ndodhur në mënyrë më të sinqertë, besoj që do të ishte më e lehtë për t’u kaluar, sepse marrëveshja, si e tillë, nuk është ajo që e kemi pritur”, shprehet Emini.

Marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington, për siç është thënë, normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, parasheh zbatimin e një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

Në kuadër të marrëveshjes, një ndër pikat parasheh hartimin e një studimi të fizibilitetit me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. Ky studim i fizibilitetit është thënë se do të bëhet nga Departamenti amerikan për Energji.

Në marrëveshjen e Uashingtonit, Kosova është zotuar se do të bëhet pjesë e mini-Shengenit, një nismë kjo për bashkëpunim ekonomik rajonal, që është shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor të vitit të kaluar.

Kosova, po ashtu, sipas marrëveshjes, do të vendosë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Андрей Разин

В безобразном состоянии: Андрей Разин забросил могилу своего 16-летнего сына




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


WTA

Самсонова обыграла Александрову и вышла в финал турнира WTA в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Кремле заявили о закреплении развития связей между Россией и КНДР по всем направлениям



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России