103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Arrestohet kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati

0
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është arrestuar të premten në zyrat e kësaj organizate nga pjesëtarë të EULEX-it.


Lajmin e ka konfirmuar, avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook.


Ai ka shkruar se Gucati do të transferohet në Hagë.

Ndërkohë, që bastisjet në zyret e OVL të UÇK-së po vazhdojnë.




Pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit (EULEX) gjenden në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë konfirmuar nga kjo organizatë.


Më herët, Faton Klinaku, sekretar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ka konfirmuar se pjesëtarët e EULEX-it janë në zyrë duke bërë bastisje.




Në vendin e ngjarjes janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.


Kjo vjen një ditë pas arrestimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator 2020, të Salih Mustafës, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit.




Gjykata e Kosovës e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.


Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara "të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.


Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tri herë në javët e fundit, ka njoftuar se një person anonim ka dorëzuar tek ajo "mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat e dëshmitarëve". Këto dokumente, sipas saj, janë nga Haga.


Pas çdo dorëzimi, udhëheqësit e Shoqatës kanë mbajtur konferencë për media, ku gazetarëve u është lejuar t’i marrin ato dokumente.


Pas çdo konference, dokumentet janë konfiskuar nga hetuesit në Hagë.


Përmbajtja e tyre është e panjohur dhe ende nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike.


Të martën, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thënë se disa aktivitete në të cilat është përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur“. Kjo zyrë po ashtu ka thënë se “është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht, me forcë, individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre“.


*Kjo ngjarje është në zhvillim dhe do të përditësohet




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

Фестиваль «Большая сцена» приглашает к участию талантливых людей со всей России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Елена Маркелова

При поддержке Фонда президентских грантов продолжается реализация социального проекта "Интеграция в общество детей и подростков с ментальными особенностями методами адаптивной гимнастики"




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве

Фомичев отправил в нокаут Морроу в поединке «Бойцовского клуба РЕН ТВ»

Офицер Росгвардии спас жизнь мужчине в Москве


Анастасия Потапова

Теннисистка Потапова: считаю Квинси Промеса одной из легенд «Спартака»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Московской области сотрудники Росгвардии приняли участие в экологической акции



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России