Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Dy udhëheqësit e veteranëve të UÇK-së, Gucati e Haradinaj, në arrest

0
Dy udhëheqësit e veteranëve të UÇK-së, Gucati e Haradinaj, në arrest

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, të premten në Prishtinë ka arrestuar kryetarin dhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin, përkatësisht Nasim Haradinajn.

Sipas avokatit të Shoqatës së Veteranëve, Tomë Gashi, Gucati dhe Haradinaj do të transferohen për në Hagë. Gucati u arrestua në zyret e shoqatës së veteranëve, kurse Haradinaj në një lagje në Prishtinë.

Ende zyrtarisht nuk dihen arsyet e arrestimit të tyre, por, menjëherë pas arrestimit të Gucatit, avokati Gashi tha se "në bazë të vendimit që e kemi parë, mund të ketë gjasa që ai është arrestuar për atë që gjykata e konsideron si pengim të drejtësisë”.

Ndryshe, pjesëtarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe Misionit Evropian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit (EULEX) për më shumë se 8 orë kanë bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faton Klinaku, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë të ditur se nga zyrat janë marrë shtëpiza të kompjuterëve dhe incizimet e kamerave të ditëve të fundit. Ai ka bërë të ditur se janë kontrolluar dosjet e veteranëve të UÇK-së, por nuk janë marrë.

Bastisjet nga EULEX-i në zyrat e OVL të UÇK-së, kishin nisur rreth orës 11. Në vendin e ngjarjes janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjatë bastisjeve të Zyrës së OVL-së nga EULEX-i, para këtyre zyrave ishin mbledhur disa qytetarë në shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të Gucatit.

Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt pason arrestimin një ditë më parë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë të Salih Mustafës, njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit, pas konfirmimit të një aktakuze kundër tij.

EULEX-i i ka dhënë përkrahje operacionale dhe logjistike Zyrës së Prokurorit të Specializuar edhe në këtë arrestim.

 

Më herët, Nasim Haradinaj, në një prononcim për media para zyrave të OVL-së, i kundërshtoi bastisjet e EULEX-it që janë bërë në zyrat e OVL të UÇK-së.

“Nuk e njohim këtë gjykatë (Gjykatën Speciale). Kjo është një ditë që troket në të gjitha dyert e qytetarëve të Kosovës. Tani, çka na bën të mendojmë? Na bën të mendojmë a kemi shtet, a kemi organe shtetërore, a kemi parlament, a kemi Kushtetutë”, tha ai.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tri herë në javët e fundit, ka njoftuar se një person anonim ka dorëzuar tek ajo "mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat e dëshmitarëve". Këto dokumente, sipas saj, janë nga Haga. Pas çdo dorëzimi, udhëheqësit e Shoqatës kanë mbajtur konferencë për media, ku gazetarëve u është lejuar t’i marrin ato dokumente. Pas çdo konference, dokumentet janë konfiskuar nga hetuesit në Hagë.

Përmbajtja e tyre është e panjohur dhe ende nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike.

Prokuroria e Specializuar: Dosjet e prezantuara nga OVL e UÇK-së "minojnë administrimin e drejtësisë"

Të martën, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thënë se disa aktivitete në të cilat është përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur“.

Kjo zyrë, po ashtu, ka thënë se “është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht, me forcë, individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre".

Thaçi: Asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë

Pas bastisjeve në zyret e shoqatës së veteranëve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se “nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare”.

“Veteranët e UÇK-së janë vlera më sublime e rezistencës dhe lëvizjes sonë për liri e pavarësi. Asnjë grackë e ngrehur nga kushdo, nuk do ta vendosë Kosovën në anën e kundërt të drejtësisë”, tha Thaçi përmes një deklarate për media.

Në deklaratën e tij për media, presidenti Thaçi tha se “rrjedhja e dokumenteve e ka cenuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë”.

“Asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë. Prandaj, vlerësoj se nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa, integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohen”, tha Thaçi.

“Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në anën e së vërtetës, bashkëpunimit, drejtësisë dhe së drejtës ndërkombëtare, e përcaktuar për ndërtimin e shtetit demokratik, ligjor dhe shumetnik, atdhe të të gjithë qytetarëve të saj”, theksoi Thaçi.

AAK dhe Nisma me kritika për bastisjet në OVL të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Nisma Socialdemokrate reaguan të premten, pas arrestimeve dhe bastisjeve të bëra në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prishtinë.

“Nuk ka arsye për operacione e bastisje”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.

“Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë, është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë. Apeloj tek organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që t’i respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ikë drejtësisë”, shkroi Haradinaj.

Nisma Socialdemokrate, në anën tjetër, shprehu, siç tha, mospajtimin e saj për mënyrën e trajtimit të udhëheqësve të OVL të UÇK-së.

“Që nga përfundimi i luftës, pjesëtarët e UÇK-së u janë përgjigjur sistemeve të drejtësisë pa asnjë hezitim, duke filluar nga gjykatat e UNMIK-ut [Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë], Hagës dhe ato të EULEX-it [Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë]. Prandaj, askush nuk ka asnjë arsye të ndryshojë mënyrën e sjelljes në raport me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të këtij subjeki politik.

Gjykata e Kosovës e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran, Dick Marty, flet për krimet e pretenduara "të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Жанну Агузарову -награждённую титулом «Легенда вне времени» вырезали




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Людмила Самсонова

Теннисистка Самсонова вышла в финал турнира в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Депутата вернули в суд и домой // Обвиняемую в мошенническом получении денег от застройщика освободили из СИЗО



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России