103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

Hoti: Veprimet e Dhomave të Specializuara, veprime të pavarura të drejtësisë

0
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se veprimet e Dhomave të Specializuara duhen konsideruar si veprime “të pavarura të drejtësisë”.


Të premten, më 25 shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se zyrtarët e Misionit Evropian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit (EULEX), dhanë mbështetje operative dhe logjistike për bastisjen e zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.


Në zyrat e OVL të UÇK-së u arrestua dhe më pas u transferua për në Hagë, kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati, ndërkaq nënkryetari i organizatës së veteranëve, Nasim Haradinaj, u shoqërua nga pjesëtarët e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.


Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Hoti thotë se Qeveria e Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe sipas tij, duhet respektuar plotësisht.


“Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.




Dhomat e Specializuara njoftuan të premten se Gucati është arrestuar për veprat penale  “kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.


OVL e UÇK-së, tri herë në javët e fundit, ka njoftuar se një person anonim ka dorëzuar tek ajo "mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat e dëshmitarëve". Këto dokumente, sipas saj, janë nga Haga. Pas çdo dorëzimi, udhëheqësit e Organizatës kanë mbajtur konferencë për media, ku gazetarëve u është lejuar t’i marrin ato dokumente. Pas çdo konference, dokumentet janë konfiskuar nga hetuesit në Hagë.


Përmbajtja e tyre është e panjohur dhe ende nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike.


Më 24 shtator, Dhomat e Specializuara, që në Kosovë njihen edhe si Gjykata Speciale, arrestuan dhe e transferuan në Hagë Salih Mustafën, njërin prej themeluesve të UÇK-së në zonën e Llapit.


Mustafa, i cili paraqitjen e parë para gjykatës do ta bëjë më 28 shtator, akuzohet për “ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt”.


Në aktakuzën ndaj Mustafës, thuhet se “afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave".


Gjykata Speciale e Kosovës përbëhet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë. Ky institucion u formua me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.


Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran, Dick Marty, flet për krimet e pretenduara "të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: МСД улучшил транспортное обслуживание 5 млн человек





Москва

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

МСД вошел в тройку самых популярных магистралей Москвы – Сергей Собянин



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Никита Пресняков

Жена Никиты Преснякова на фоне слухов о разводе подтвердила, что вернулась в Россию




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Адмирал» — «Динамо» Москва. Прямая трансляция матча КХЛ: смотреть онлайн

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве

Офицер Росгвардии спас жизнь мужчине в Москве


WTA

Александрова вышла во второй круг турнира WTA в Сеуле



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России