Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Сентябрь
2020

NYT: Trump “pagoi 750 dollarë taksa më 2016 dhe 2017”

0
NYT: Trump “pagoi 750 dollarë taksa më 2016 dhe 2017”

Gazeta New York Times shkruan se presidenti amerikan, Donald Trump, ka paguar vetëm 750 dollarë taksa federale në vitin 2016 - kur ka garuar për president - dhe në vitin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Gazeta, e cila thotë se ka mbledhur të dhënat tatimore për Trumpin dhe kompanitë e tij për dy dekada, po ashtu pretendon se ai nuk ka paguar asnjë taksë mbi të ardhurat në dhjetë nga 15 vjetët paraprakë.

Të dhënat zbulojnë "humbje kronike dhe vite të shmangies së tatimeve", shkruan gazeta.

Trump “ka paguar vetëm 750 dollarë taksa mbi të ardhurat në vitin 2016 dhe 2017, ndërsa nuk ka paguar fare taksa në 10 nga 15 vjetët e mëparshëm, kryesisht për shkak se ai ka raportuar më shumë humbje sesa fitim”, shkruan New York Times.

Sipas gazetës, raportet e Trumpit te Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave “e portretizojnë atë si një biznesmen që merr qindra-miliona dollarë në vit”, por që i rrit humbjet kronike për të shmangur pagimin e taksave.

Trump e cilësoi raportin si “lajm të rremë”.

"Në fakt, unë kam paguar taksa. Do ta shihni këtë sapo të kthehen deklarimet tatimore - janë nën auditim, kanë qenë nën auditim për një kohë të gjatë", u tha Trump gazetarëve, pas publikimit të artikullit në New York Times, të dielën.

“Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave nuk më trajton mirë. Më trajton shumë keq”, tha Trump.

Një avokat i Organizatës Trump, Alan Garten, i tha gazetës New York Times se “shumica e fakteve, nëse jo të gjitha, duket të jenë të pasakta”.

Ai tha se presidenti "ka paguar dhjetëra miliona dollarë në taksa personale për qeverinë federale”.

Trump është përballur me sfida ligjore për refuzimin e ndarjes së dokumenteve në lidhje me pasurinë dhe biznesin e tij. Ai është presidenti i parë që nga vitet 1970 që nuk i bën publike deklarimet tatimore, edhe pse një gjë e tillë nuk kërkohet me ligj.

Gazeta New York Times thotë se informacioni në raportin e saj “është siguruar nga burime me qasje ligjore në të".

Raporti vjen vetëm pak ditë përpara debatit të parë presidencial midis Trumpit dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden, dhe disa javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Përpara se të zgjidhej president në vitin 2016, Trump është njohur si biznesmen dhe manjat i pronave.

Kundërshtarët politikë e kritikuan atë për deklarimet tatimore.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, demokratja më e fuqishme në Uashington, tha se raporti i gazetës New York Times tregon se Trump ka marrë "masa të jashtëzakonshme për të luajtur me kodin e taksave dhe për të shmangur pagimin e pjesës së tij të taksave".

Në një postim në Twitter, udhëheqësi i pakicës së Senatit, Chuck Schumer, u kërkoi amerikanëve të ngrinin duart nëse kishin paguar më shumë taksa federale mbi të ardhurat, sesa presidenti Trump.

Nëse raporti i gazetës New York Times është i vërtetë, është e paqartë nëse praktikat tatimore të Trumpit janë apo jo të paligjshme.

Përgatiti: Valona Tela





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Билли Айлиш

Подняли с Пола: юбилейный раритет Маккартни и блуждания Билли Айлиш




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Анна Курникова

Курникова показала трогательные фото Энрике Иглесиаса



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


VIP

Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети: «Волшебный платок бабушки Дари» - это захватывающее путешествие в мир бурятской сказки, которое не оставит равнодушным ни одного зрителя



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России