Fermerët zbrazin qumështin nga maunet në rrugë
![Fermerët zbrazin qumështin nga maunet në rrugë](https://gdb.rferl.org/9e113e2f-bdf2-4d18-a238-992a74e24a30_w800_h450.jpg)
Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme. Qëllimi i tyre ishte që qumështi të derdhej afër objektit të Qeverisë së Kosovës, por maunet e fermerëve me qumësht u ndaluan nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’. Pasi derdhën qumështin në rrugë, fermerët vazhduan protestën e qetë para qeverisë.