Lule e mesazhe për viktimat e sulmit në shkollën e Beogradit
Qindra qytetarë u mblodhën para shkollës "Vladislav Ribnikar" në Beograd më 4 maj, një ditë pas të shtënave masive, kur një 13-vjeçar hapi zjarr në drejtim të nxënësve dhe punonjësve. Tetë nxënës dhe një roje sigurie u vranë. Gjashtë nxënës dhe një mësuese u plagosën.