Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2023

Serbia shton numrin e policëve në shkolla pas vrasjeve masive

0
Serbia shton numrin e policëve në shkolla pas vrasjeve masive

Serbia e ka rritur praninë e policisë në shkollat anembanë vendit, pas dy rasteve të vrasjeve masive javën e kaluar, që lanë 17 persona të vrarë dhe mbi 20 të tjerë të plagosur. Këto dy raste ndodhën brenda 48 orëve.

“Nga sot, prezenca e policisë është shtuar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Serbi”, tha zyrtarja e policisë, Danijela Ostojiq, nga Drejtoria e Policisë në Serbi, duke shtuar se do të ketë “prezencë të vazhdueshme” të policëve gjatë orëve të mësimit.

Ajo tha se në Serbi gjatë ditëve të fundit janë raportuar më shumë se 120 kërcënime nga studentë dhe postime me përmbajtje të papërshtatshme në rrjete sociale.

“Për këtë arsye, Ministria edhe një herë apelon tek të gjithë qytetarët që ta ruajnë mendjen e shëndoshë dhe stabilitetin, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët tanë që ndjekin informacione nga burime dhe media të ndryshme. Profilet e tyre në rrjete sociale duhet të jenë nën kontrollin e prindërve”, tha Ostojiq.

Në një fjalim më 5 maj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se policia do të rrisë patrullimet në rrugë dhe shkolla në javët e ardhshme për t’i ndihmuar shtetasit serbë ta rifitojnë ndjenjën e sigurisë.

“Serbia do të punësojë 1.200 policë të rinj dhe 1.000 prej tyre do të jenë në krye të shkollave në gjashtë muajt e ardhshëm”, tha presidenti serb.

Ai u shpreh i bindur se forcat e policisë përreth shkollave do të ndikojnë në uljen e dhunës “për 80 për qind më pak brenda më pak se një viti”.

Vuçiq njoftoi gjithashtu se do të bëhen kontrolle të armëve dhe municioneve. Të gjithë qytetarët që posedojnë armë – që vlerësohet të jenë rreth 400.000 njerëz – do t'i nënshtrohen një auditimi, tha ai.

Më 3 maj, një i dyshuar 13-vjeçar hapi zjarr në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në Beograd, duke vrarë tetë bashkënxënës dhe një roje sigurie dhe duke plagosur gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues.

I dyshuari, i cili përdori dy armë në pronësi të babait të tij, e kishte planifikuar sulmin me muaj të tërë, sipas zyrtarëve.

Dy ditë më vonë, një tjetër vrasje masive ndodhi në Serbi.

Të paktën tetë njerëz u vranë dhe 14 u plagosën më 5 maj pasi një person i armatosur hapi zjarr nga një makinë drejt këmbësorëve në disa fshatra pranë Mlladenovacit, 50 kilometra në jug të Beogradit.

I dyshuari 21-vjeçar dyshohet se ka përdorur armë automatike.

Pas arrestimit të të dyshuarit, policia ka kryer kontrolle në ambientet që ai përdorte, duke gjetur një automatik kallashnikov, katër granata dhe municion.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

Воскресшего Иисуса могут дополнительно установить в церквях, вместо черепа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Лазарев

Сергей Лазарев представил эротический перфоманс на нижегородском концерте




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Чья компания сильнее всех?

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


ATP

Даниил Медведев идет третьим в чемпионской гонке ATP, Андрей Рублев — пятый



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В ФНС назвали фейком новости о задержании главного свердловского налоговика



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России