Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2023

Luftime të ashpra në Sudan, paralajmërohet rinisje e bisedimeve

0
Luftime të ashpra në Sudan, paralajmërohet rinisje e bisedimeve

Ushtria e Sudanit dhe Forcat paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë do të rinisin bisedimet të dielën, tha një diplomat i lartë saudit, teksa sulmet ajrore dhe luftimet e ashpra kanë vazhduar gjatë natës në Kartum, pavarësisht një marrëveshjeje për të mbrojtur civilët.

Arabia Saudite ka qenë nikoqire e bisedimeve që synojnë arritjen e një marrëveshjeje të armëpushimit. Ky shtet ka ftuar shefin e ushtrisë saudite, Abdel Fattah al-Burhan, në takimin e Ligës Arabe që do të mbahet në Xheda, tha diplomati saudit.

Konflikti nisi muajin e kaluar dhe që atëherë janë vrarë qindra persona, mbi 200.000 të tjerë janë larguar në shtetet fqinje dhe 700.000 persona janë zhvendosur brenda vendit.

Pavarësisht ftesës për Burhanin që të marrë pjesë në samitin në Xheda, ai nuk pritet që të largohet nga shteti për shkaqe sigurie, thanë dy diplomatë të tjerë.

Burhan u ftua që të marrë pjesë pasi ai është kryetar i këshillit të gjeneralëve, këshill që kishte për synim të mbikëqyrte tranzicionin në sundim civil, para se konflikti të niste. Rivali i tij, komandanti i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, Mohamed Hamdan Dagalo, është nënkryetar i këtij këshilli.

“Ende nuk kemi pranuar emrat e anëtarëve të delegacionit, por ne presim që Sudani të përfaqësohet në samit”, tha diplomati saudit.

Më herët gjatë javës, dy palët u pajtuan për “deklaratën e parimeve” për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar qasje të ndihmës humanitare, por në terren nuk ka pasur ndalje të luftimeve dhe është raportuar për sulme ajrore dhe përleshje të armatosura në kryeqytetin sudanez, Kartum, dhe zonave përreth.

Me rinisjen e bisedimeve në Xheda, të dyja palët do të nisin diskutimin për mekanizmin e zbatimit të marrëveshjes të arritur të enjten, përfshirë edhe për planet për dërgimin e ndihmës humanitare, korridoreve të sigurta dhe largimin e forcave nga zonat civile.

Që nga grusht shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me mënyrën se si shteti do të shkojë drejt sundimit civil.

Mosmarrëveshjet kryesore në planin për trazicion kanë të bëjnë me përfshirjen e 100.000 anëtarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtrinë e rregullt, dhe se kush do të udhëheqë ushtrinë e re.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

V Общероссийская конференция «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» представит калейдоскоп успешных практик в сфере социального проектирования


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Ольга Бузова

Ольге Бузовой пришлось гулять по Нижнему Новгороду ночью




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»


Камила Джорджи

Экс‑теннисистка Джорджи обвиняется в краже мебели и ковров на €100 тысяч — СМИ



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Новости 24 часа

В РМАТ ПРОШЕЛ I БИЗНЕС-ФОРУМ ВЫПУСКНИКОВ РМАТ 1999-2023 ГОДА ВЫПУСКА, ПОСВЯЩЕННЫЙ 55-ЛЕТНЕМУ ЮБИЛЕЮ АКАДЕМИИ



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России