Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2023

Zhvillimet në Këshillin Gjyqësor ulin besimin e qytetarëve

0
Zhvillimet në Këshillin Gjyqësor ulin besimin e qytetarëve

Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për shkak të, siç thuhet, “shkeljes së ligjit për punën e këtij institucioni dhe mosrespektimin e standardeve për funksionim transparent dhe të përgjegjshëm të tij”.

Këshilli Gjyqësor në Maqedoninë e Veriut është organi më i lartë i drejtësisë, i cili emëron gjyqtarët në vend dhe monitoron punën e tyre.

Kërkesa e kësaj platforme që përbëhet prej 18 organizatave joqeveritare, që kryesisht merren me punën e organeve gjyqësore dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pason zhvillimet e fundit në Këshill, ku 7 nga 13 anëtarët e tij shkarkuan kryetaren Vesna Dameva dhe pas disa ditëve emëruan një kryetar të ri, Sashko Georgievin.

“Kjo përbërje e Këshillit Gjyqësor dhe unë, si kryetar, ju garantoj dhe këtë koha do ta dëshmojë, se do të jemi transparentë dhe do të luftojmë për të vërtetën. Këtë do ta arrijmë vetëm të bashkuar dhe të hapur për opinionin. Ne pranojmë edhe kritikat, por edhe të vlerësohet puna jonë kur kemi rezultate”, deklaroi Georgiev.

Por, sipas platformës, shkarkimi i Vesna Damevës është bërë me procedurë antiligjore, pasi shkarkimi bëhet me pëlqimin e 8 prej gjithsej 13 anëtarëve sa numëron Këshilli.

Veç kësaj, për shkarkim duhet të ketë bazë të fortë dhe jo arsyetimi për mospublikimin e një letre të ambasadores amerikane në Shkup, Angela Aggeler, me kritika për punën e Gjykatës së Apelit.

“Platforma vëren me keqardhje se Këshilli vazhdon t’i bazojë vendimet e tij në sjellje të paligjshme, duke rrënuar kështu reputacionin tashmë të keq të gjyqësorit në publik. Këshilli Gjyqësor ka humbur legjitimitetin për të qenë një organ që do të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, të përmirësojë reputacionin e sistemit gjyqësor në publik dhe të garantojë llogaridhënie dhe cilësi në punën e gjyqtarëve. Prandaj, kërkojmë nga anëtarët aktualë që të dorëzojnë dorëheqjet e tyre dhe të mundësojnë formimin e një përbërjeje tjetër të Këshillit, si e vetmja mënyrë për tejkalimin e situatave të shkaktuara nga veprimet e kundërligjshme të Këshillit”, thuhet në kërkesë.

Zhvillimet në Këshillin Gjyqësor janë kritikuar nga i gjithë opinioni maqedonas, përfshirë presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, dhe përfaqësitë diplomatike të shteteve perëndimore.

Këshilli, brenda pesë muajve ka ndërruar tre kryetarë, ndërsa shumë kërkesa për vlerësimin e punës së gjykatësve të caktuar janë anashkaluar.

Një prej tyre kishte të bënte edhe me punën e një gjykatësi të Gjykatës së Apelit, i cili me muaj të tërë nuk e kishte proceduar një lëndë kundër ish-shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, që kishte çuar në vjetërsimin e lëndës dhe lirimin e tij nga ndjekja e mëtejme penale.

“Puna e Këshillit Gjyqësor po shkakton një frustrim dhe dëshpërim te bashkësia ndërkombëtare mbi zhvillimet në gjyqësor. Kjo pakënaqësi ka të bëjë me mosveprimin e Këshillit për zgjidhjen e problemeve, të cilat janë trashëguar në 15 vjetët e fundit. Për këtë flet edhe letra e ambasadores amerikane, por edhe reagimet tjera që janë dëshmi se sa janë të angazhuar për t’i kthyer në binarë zhvillimet në gjyqësor”, tha Darko Avramovski, nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, që është pjesë e platformës së organizatave të shoqërisë civile për luftën kundër korrupsionit.

Janaki Mitrovski, njohës i çështjeve juridike, thotë se zhvillimet në Këshillin Gjyqësor janë pasojë e ndërhyrjes së politikës për mbrojtjen e gjykatësve të caktuar apo edhe të grupeve të ndryshme të interesit.

Lëndët e ish-zyrtarëve të lartë maqedonas zvarriten përmes rigjykimeve

Rigjykimi i Mijallkovit rrezikon vjetërsimin e lëndës

Sasho Mijallkov sprovon gjyqësorin maqedonas

Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, dy prej të cilëve, kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë, nuk kanë të drejtë vote. Tetë anëtarë të Këshillit zgjidhen nga radhët e gjykatësve, tre nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dhe dy me propozim të presidentit të Republikës.

“Ka shumë spekulime se duhej të mbrohej një gjykatës specifik, të cilët kanë vjetërsuar lëndë të profilit të lartë. Këshilli në shumë raste mban mbledhje me dyer të mbyllura, siç ishte edhe ajo e fundit lidhur me zgjedhjet. Këtu, edhe ligji, edhe rregullorja e punës së Këshillit Gjyqësor janë shkelur, sepse është e qartë se seancat me dyer të mbyllura mund të mbahen vetëm kur duhet [propozohet] të shkarkohet një gjykatës dhe kjo bëhet për mbrojtje të gjykatësve, sepse ndoshta mund edhe të mos shkarkohet, andaj është mirë që informacionet të mos dalin. Të gjitha seancat tjera duhet të jenë të hapura për publikun”, thotë Mitrovski për Radion Evropa e Lirë.

Qytetarët e Maqedonisë Veriore nuk kanë besim në gjyqësor

Ekspertët vlerësojnë se pas këtyre ngjarjeve, besimi i qytetarëve në gjyqësor do të ulet edhe më tej. Sipas hulumtimeve të fundit të opinionit publik nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), vetëm 4 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë në pushtetin gjyqësor. Besimi në gjyqësor një vit më parë ishte 8 për qind.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

МегаФон расширяет продажи в 10 регионах России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

В Душанбе открылась книжная выставка, посвящённая Юлии Друниной и Булату Окуджаве




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»


ATP

Немец Зверев выбил россиянина Медведева из топ-4 ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Киев

Зеленский объяснил, почему не хочет приглашать РФ на «саммит мира»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России