Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Май
2023

Kryeprokurori bullgar refuzon dorëheqjen, i quan rivalët "plehra politike"

0
Kryeprokurori bullgar refuzon dorëheqjen, i quan rivalët

Kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev, ka refuzuar të japë dorëheqje, duke grisur letrën e tij të dorëheqjes dhe duke i quajtur rivalët e tij në Parlament si "plehra politike".

"Unë do ta përfundoj mandatin tim", u ka thënë  gazetarëve 52-vjeçari Geshev më 15 maj gjatë një konference për media. "Unë nuk kam frikë".

Geshev u përball me thirrjet për të dhënë dorëheqje, pasi kundërshtarët e tij e akuzuan atë për orkestrimin e një shpërthimi pranë makinës së tij në fillim të këtij muaji, i cili u përshkrua si një tentativë për vrasje.

Përveç thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij lidhur me pretendimet se ai organizoi një shpërthim pranë makinës së tij, Geshev po përballet edhe me procedurat e shkarkimit të nisura nga prokurorët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mariya Gabriel, kandidate për kryeministre nga partia e qendrës së djathtë GERB, e cila së fundmi fitoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bullgari, ka njoftuar se ministrja e saj e ardhshme e Drejtësisë do të nisë procedurat për shkarkimin e Geshevit.

Megjithatë, Geshev, i cili nuk e ka komentuar incidentin e supozuar me makinën e tij, ka pohuar se ai ishte në shënjestër të "mafias politike, oligarkisë dhe krimit të organizuar" dhe ka drejtuar gishtin kah ish-kryeministri Bojko Borisov për presionin ndaj tij për të dhënë dorëheqjen.

Borisov i ka mohuar akuzat.

Geshev, i cili mban postin e kryeprokurorit që nga fundi i vitit 2019, për një mandat shtatëvjeçar, ka këmbëngulur se ka punuar gjithmonë për të mirën e Bullgarisë dhe të qytetarëve të saj, por ka pretenduar se ishte këshilluar nga një person anonim për të dhënë dorëheqjen e tij deri më 15 maj pasi u kthye nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka ka thënë se u kërcënua duke ia përmendur familjen dhe se iu tha që nëse nuk jep dorëheqjen, do të publikohen video kundër tij.

Geshev ka thënë, gjithashtu, se muajin e kaluar kishte marrë një ofertë, për të cilën i thanë se erdhi nga Borisovi, për të filluar një karrierë politike ose për të shkuar si ambasador në Izrael apo Turqi. Borisov ka mohuar të ketë bërë një ofertë të tillë dhe tha se nuk ishte në gjendje ta bënte një gjë të tillë.

Mediat bullgare dhe zyrtarët e prokurorisë thanë se Geshev dhe familja e tij mezi shpëtuan kur një eksploziv shpërtheu pranë makinës së tij në një rrugë në një zonë rurale.

Megjithatë, sipas ministrit të Brendshëm, Ivan Demerdzhiev, dhe zëvendësit të Geshevit, Borislav Sarafov, i cili gjithashtu drejton Shërbimin Kombëtar të Hetimit, Geshev po udhëtonte i vetëm gjatë shpërthimit dhe makina e tij e blinduar nuk u dëmtua.

Pavarësisht kësaj, Geshev më 15 maj kërkoi dorëheqjen e Sarafovit dhe kërcënoi se do të kërkonte shkarkimin e tij nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nëse ai refuzon të japë dorëheqjen.

Disa vëzhgues kanë spekuluar se vetë mbështetësit e Geshevit brenda partisë GERB mund të jenë kthyer kundër tij pas incidentit të 1 majit.

Aktualisht, partia GERB është duke zhvilluar negociata për të formuar një qeveri koalicioni që mund të zhbllokojë një ngërç të zgjatur politik që ka çuar në pesë zgjedhje të përgjithshme në dy vjet.

Presidenti Rumen Radev i ka dhënë kandidates për kryeministre Mariya Gabriel mandatin e parë për të formuar një qeveri dhe ajo ka shtatë ditë për të propozuar Këshillin e ministrave.

Nëse ajo dështon, mandati do t'i jepet grupit të dytë parlamentar më të madh, koalicionit pro-evropian Ne Vazhdojmë Ndryshimin-Bullgaria Demokratike.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий





Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Юлия Савичева

«Прыгала, как сумасшедшая»: Юлия Савичева рассказала об исполнении давней мечты в шоу «УТРО. ТНТ»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»


WTA

Рахимова прошла во второй круг турнира WTA в Рабате на отказе Таунсенд



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России