Të vrarë e të plagosur nga sulmet izraelite në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite ka kryer një operacion masiv ushtarak në kampin Jenin në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor. Operacioni nisi me disa sulme me dronë. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se gjatë operacionit janë vrarë të paktën tetë palestinezë dhe 50 të tjerë janë plagosur.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)