Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2023

Reklamimi i barnave pa licencë duke përdorur imazhet e mjekëve

0
Reklamimi i barnave pa licencë duke përdorur imazhet e mjekëve

“Halli të çon të besosh në çdo gjë, aq më shumë kur ke dhembje dhe sistemi shëndetësor është jofunksional siç është ky yni, andaj porosita barna kundër dhimbjes së gjurit nga ato që reklamohen online”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Maja Nikollovska, e cila punon si floktare.

“Kremrat, barnat, si të tilla tjetër gjë reklamohet në internet dhe krejtësisht diçka tjetër të vjen si porosi. Unë nuk u besoj reklamave në internet, por shfaqja e mjekëve të njohur pas shitjes së produktit bëri që të blej barna, edhe atë jo një po tri kuti, pasi kishte ulje shumë të madhe nëse i merrje dy pako e treta të vinte falas”, tregon ajo.

Pasi e ka marrë produktin, Majas i ka lindur dyshimi nga fakti se në kutinë e barnave nuk ka pasur asnjë sqarim për përmbajtjen barnave.

“Paratë që pagova për barnat shkuan dëm. Doja t’i ktheja, por askush nuk më përgjigjej në faqen në Facebook ku i kisha porositur. Kështu që më mbeten barnat në sirtar pasi kisha frikë t’i përdorja”, thekson Maja Nikollovska.

Produktet mjekësore reklamohen përmes intervistave të rrejshme me mjekë të njohur

Për të qenë më të besueshme produktet që ofrohen në rrjetet sociale, ata rekomandohen gjoja nga mjekë të njohur.

Pre e intervistave të fabrikuara rrejshme në Maqedoninë e Veriut janë mjekë të njohur për opinionin. Për këtë arsye tashmë dy mjekë, të cilëve u është keqpërdorur emri, kanë ngritur padi ndaj personave të panjohur.

Mjeku Velo Markovski thotë për Radion Evropa e Lirë se është tmerruar kur në rrjete sociale ka parë një intervistë ku ai rekomandon çajin ‘Parazol’ për t’i luftuar parazitët në zorrë.

Ai thotë se në këtë mënyrë seriozisht vihet në rrezik jeta e pacientëve.

“Shumë qytetarë e kanë blerë çajin si ilaç duke menduar se ai do t’u ndihmojë për problemet që kanë, pasi ai çaj në atë intervistë të rrejshme është rekomanduar nga unë. Njëherësh duke mos e ditur përbërjen e çajit, ndonjë nga konsumuesit mund të përballet me efekte të padëshiruara dhe seriozisht të dëmtojë shëndetin, veçanërisht këtu do të theksoja barërat për dobësim që jo rrallëherë rrisin tensionin tek ata që e konsumojnë”, thekson Markovski.

Çaji ‘Parazol’ tani nuk shitet në emër të mjekut Velo Markovski, por ai mbetet në treg me figurën e mjekëve imagjinarë pavarësisht se nuk është i regjistruar si produkt në farmacitë e vendit.

Një nga ata që e ka denoncuar keqpërdorimin e të dhënave personale është dhe mjeku Nikolla Panovski.

Ai, madje, në profilin e tij në Facebook kujton qytetarët se emri i tij është keqpërdorur në disa raste dhe në vazhdimësi u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhen pre e reklamave të tilla.

Reklama në emrin e tij për barnat për prostatën është larguar. Por, siç thekson ai, kjo luftë me lajmet e rrejshme është si përpjekjet e Sizifit pasi në vazhdimësi në profilin e tij i vijnë informacione se ai gjoja rekomandon barna të caktuara apo preparate te ndryshme mjekësore.

Mungon ligji për shitjen online të barnave

Ndërkohë nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, MALMED, theksojnë se “qytetarët duhet të kenë kujdes se çfarë përdorin, nga kush e blejnë produktin dhe nëse është me origjinë të verifikuar.

“Problem më vete paraqet fakti se shitja e barnave online në Maqedoninë e Veriut nuk është e rregulluar si çështje me ligj. Ne jemi në komunikim me Ministrinë e Ekonomisë që këtë çështje ta rregullojmë sa më parë. Deri atëherë u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos lëshohen në blerjen e barnave që nuk kanë kaluar filtrat e Agjencisë së Barnave pasi nuk janë të sigurta, nuk kanë kaluar filtrat e nevojshëm për përmbajtjen e tyre dhe nuk dihet se përmes cilave rrugë vijnë në duart e qytetarëve”, thotë për REL-in , Lirim Shabani, drejtor i Agjencisë së Barnave në Maqedoninë e Veriut.

Oda e Mjekëve në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar që institucionet kompetente të veprojnë për të shmangur çfarëdolloj shitjeje të barnave përmes ueb-faqeve, të cilat nuk janë të regjistruara në Maqedoninë e Veriut si farmaci të licencuara.

Autoritetet policore thonë se nuk mund të veprojnë pasi ueb-faqet përmes së cilave shiten barnat, kremrat dhe çaji me përmbajtje mjekësore nuk janë të regjistruara në Maqedoninë e Veriut.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë vepruar pas denoncimit të tre mjekëve, të cilëve u janë keqpërdorur të dhënat personale përmes intervistave të imagjinuara për shitjen e preparateve mjekësore duke mos dhënë detaje se deri ku ka mbërritur hetimi.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра





Москва

V Общероссийская конференция «Устойчивое развитие этнокультурного сектора» представит калейдоскоп успешных практик в сфере социального проектирования


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Анна Плетнева чуть не задохнулась на сцене из-за конфетти в виде сердца




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов


Камила Джорджи

Экс‑теннисистка Джорджи обвиняется в краже мебели и ковров на €100 тысяч — СМИ



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Архангельск

Архангельск впервые принял Всероссийские соревнования по танцевальному спорту



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России