Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2023

Vit i brishtë për vreshtarët e Kosovës

0
Vit i brishtë për vreshtarët e Kosovës

“Sot, sikur të ma jepnin nënshtetësinë e Zvicrës, do t'u thosha mbajeni, nuk më duhet, sepse unë i kam vreshtat e mia”.

Kështu e përshkruan pasionin që ka për vreshtarinë Fatmir Pajzaiti nga Potoçani i Ulët i Rahovecit - pjesa perëndimore e Kosovës.

Mëngjesi i 7 korrikut e gjeti atë duke i shikuar dëmet që ia shkaktoi një shi i rrëmbyeshëm, që kishte rënë gjatë natës.

Smederevkë, Hamburg dhe Zhametë janë tri llojet e rrushit që Fatmiri i kultivon. Por, moti i keq që dominoi muajt e pranverës dhe fillimverës ia ka shuar shpresat se sivjet do t'i nxjerrë investimet që i ka bërë.

Vitin e kaluar, Fatmiri thotë se ka shitur rreth 36 mijë kilogramë rrush të llojeve të ndryshme. Sivjet nuk beson se do të arrijë të vjelë as gjysmën e kësaj sasie.

Njëjtë si vreshtat e tij, shirat kanë dëmtuar edhe vreshtat e tjera përreth.

Disa punëtorë që ishin duke punuar në vreshtat e një kompanie të madhe të prodhimit të verës në Rahovec, i thanë Radios Evropa e Lirë se, krahas motit të keq, vreshtat këtë vit i kanë dëmtuar edhe sëmundje të ndryshme.

Ata thanë se po i spërkatnin hardhitë kundër sëmundjeve - disa prej të cilave, sipas tyre, janë shkaktuar nga moti i ligë.

“Sa më shumë shi, aq më shumë sëmundje për rrushin”, u shpreh njëri prej punëtorëve.

Sipas vreshtarëve, moti me shi dhe breshër i ka dëmtuar më shumë vreshtat e reja, që janë mbjellë në 3-4 vjetët e fundit.

Një vreshtë me hardhi të reja zakonisht fillon prodhimin e rrushit në vitin e tretë.

Por, këtë vit, duket se shumë vreshta nuk do të prodhojnë fare rrush, pasi janë tharë.

Vitet paraprake, kur moti në pranverë dhe në verë ka qenë më i mirë, vreshtarët kanë kontribuuar që në Kosovë të prodhohen mbi 8 milionë litra verë.

Mbi 7 milionë litra verë që prodhohen në Kosovë, eksportohen jashtë vendit.

Sipas një raporti të vitit 2017 të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, sipërfaqja me vreshta në Kosovë ka qenë rreth 9.000 hektarë në vitin 1988, ndërsa sot kultivohen mbi 3.100 hektarë, prej të cilëve 769 hektarë janë me rrush tryeze dhe rreth 2.300 hektarë me rrush për verë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, rreth 75% e vreshtave janë në pronësi të fermerëve, ndërsa pjesa tjetër - rreth 25% - është në pronësi të kompanive prodhuese të verës.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

Свыше 600 навалов мусора устранили в Подмосковье за неделю


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Кристина Агилера в боди вышла на сцену после похудения




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

«Молитесь, друзья»: сын олимпийского чемпиона Ивана Стретовича погиб во время родов в Новосибирске

Сергей Собянин подвел итоги Московской олимпиады школьников


WTA

Рахимова прошла во второй круг турнира WTA в Рабате на отказе Таунсенд



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России