Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2023

Tkurret shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut

0
Tkurret shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut i ka humbur edhe tre deputetë, duke e rrezikuar kështu jo vetëm miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por rrezikon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Tani numri i deputetëve të pozitës në Kuvend ka rënë nga 64 në 61, që do të thotë se mjafton largimi vetëm edhe i një deputeti që opozita ta ngrejë mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexheti, të hënën njoftoi për largimin nga BDI-ja dhe formimin e një lëvizjeje të re politike. Atij iu bashkua edhe një deputet tjetër i BDI-së, si dhe një deputet i pavarur, i cili më parë i mbështeste politikat e BDI-së.

“Ne deklarojmë se janë shterur të gjitha mundësitë për të funksionuar brenda BDI-së, prandaj japim dorëheqje nga të gjitha funksionet në BDI. Nuk jemi më anëtarë të BDI-së dhe që tani hapim një faqe të re, një fillim të ri”, deklaroi Mexhiti. Ai e arsyetoi largimin me pakënaqësinë me punën e Qeverisë, si dhe siç u shpreh ai, me kapjen e partisë nga disa persona, mungesën e mendimit ndryshme dhe çështje të tjera.

Largimi i tre deputetëve u bë në kohën kur shumica parlamentare po bënte gjithçka për ta siguruar mbështetjen prej dy të tretave në Kuvend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Këto ndryshime, që kërkohen me ngulm nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë vendimtare për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Ndryshimet kanë të bëjnë me përmbushjen e një marrëveshjeje me Bullgarinë, e cila si shtet anëtar i BE-së, ka kërcënuar me përdorimin e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, nëse nuk zgjidhen çështjet bilaterale për gjuhën dhe identitetin maqedonas, e në veçanti për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën maqedonase si popull shtetformues.

Ndryshimet duhet të miratohet deri në nëntor kur edhe përfundon procesi i skriningut, në mënyrë që t’i hapet rruga fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Nëse kjo nuk ndodh, Maqedonia e Veriut rrezikon të “izolohet”, siç kanë deklaruar ministrat e jashtëm të Austrisë, Gjermanisë, Francës, Sllovakisë, Çekisë dhe Polonisë, gjatë vizitave të fundit në Shkup.

Tkurrjen e shumicës parlamentare e mirëpriti opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja, e cila tash e një kohë të gjatë kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi ajo është e bindur se ndryshimet kushtetuese nuk do të miratohen.

VMRO DPMNE-ja është kundër ndryshimit të Kushtetutës, me arsyetimin se me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë, nuk do të marrë fund, sipas saj, “diktati bullgar” ndaj popullit maqedonas.

“Me ndërrimin e kësaj qeverie do të vijnë njerëz që do të dinë ta nxjerrin vendin nga kjo gjendje, në të cilën ndodhet. Brenda disa muajve do të kemi një qeveri të re që do të drejtohet nga VMRO DPMNE-ja”, tha kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski.

Ai tha se asnjë deputet i partisë së tij nuk do ta mbështesë ndryshimin e Kushtetutës ndërsa këtë, sipas tij, nuk do ta bëjnë as deputetët e partive tjera, prandaj edhe pret zgjedhje të parakohshme.

Shumicës parlamentare disa muaj më parë iu larguan edhe disa parti të vogla maqedonase që kishin nga një deputet dhe partia shqiptare Alternativa me tre deputetë. Por, shumica vendosi që ta marrë në qeveri partinë Aleanca për Shqiptarët, e cila ka tetë deputetë.

Por, as ky veprim nuk e rriti numrin e deputetëve të pozitës në 64, e cila ka ngelur me 61 deputetë  pas përçarjeve brenda BDI-së.

Pavarësisht kësaj, kryeministri Kovaçevski deklaroi se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

“Nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për momentin kemi Qeveri, e cila kujdeset për interesat kombëtare dhe dinjitetin e qytetarëve, pa i ndarë ata në baza etnike ose fetare. Kujdesemi pa dallime për të gjithë. Kështu që vitin e ardhshëm fillimisht do të kemi zgjedhje presidenciale dhe në gjysmën e dytë të muajit korrik zgjedhje parlamentare”, tha  Kovaçevski.

Qeveria nuk është e interesuar për ndryshimet kushtetuese pasi tashmë është e vetëdijshme se ato vështirë se do të miratohen andaj tani është e fokusuar në përfundimin e mandatit, pra të mos ketë zgjedhje, tha deputeti Fadil Zendeli nga lëvizja opozitare, Besa.

“Qeveria është duke blerë kohë që sa më shumë ta shtyjë procesin që të mos ketë zgjedhje të parakohshme dhe ta shtyjë mandatin qeverisës deri në fund. Kjo është kryesore brenda e saj e jo se si t’i miratojë ndryshimet kushtetuese apo si të punojë në të mirë të qytetarëve të vendit”, u shpreh  Zendeli.

Qeveria që drejtohet nga kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski u votua më 16 janar 2022 me 62 vota të deputetëve.

Ai në këtë post zëvendësoi ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje për shkak të humbjes së thellë të LSDM-së në zgjedhjet lokale.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Уникальные сервисы в центре "Профессии будущего" упрощают поиск работы





Москва

Ежегодный марш-бросок «Волоколамский рубеж» прошел в Подмосковье


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Уникальные сервисы в центре "Профессии будущего" упрощают поиск работы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Элджей

Члены «Русской общины» хотят отменить концерт Элджея в Новосибирске




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Адвокат Валиевой: ей подсыпали допинг и сделал дедушка». Серьёзное расследование.

«Адвокат Валиевой: ей подсыпали допинг и сделал дедушка». Серьёзное расследование.

Завершилась сап-экскурсия на фестивале «Москва — на волне. Рыбная неделя»


Людмила Самсонова

Самсонова с «баранкой» разгромила Хаддад-Майю и вышла в полуфинал турнира в Страсбурге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Утиные выводки направились из гнезд в водоемы столицы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России