Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2023

Problemet e BE-së me demografinë

0
Problemet e BE-së me demografinë

Largimi i shpejtë dhe i madh i të rinjve, që shkakton sfida serioze në shumë vende, sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është problem serioz edhe për Bashkimin Evropian.

Edhe vendet e këtij blloku janë të goditura nga ndikimi që këto lëvizje demografike kanë në ekonomitë e tyre, si dhe në parashikimin e së ardhmes, sidomos në tregun e punës.

Prandaj, në BE thonë se janë duke punuar në disa projekte, që kanë synim ta zbusin efektin negativ që shkakton i ashtuquajturi fenomen i “ikjes së trurit“, e që nënkupton largimin e të rinjve dhe të fuqisë punëtore nga një vend drejt një vendi tjetër.

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia, janë duke u përballur me largime të mëdha të fuqisë punëtore. Kjo ka bërë që në këto vende të zvogëlohet dukshëm fuqia punëtore dhe të vihet re edhe mungesa e disa kategorive të punëtorëve në tregun e punës.

Por, në të njëjtën kohë, edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, sidomos ato nga Evropa lindore, janë duke u përballur me këtë fenomen. Kroacia, ndoshta, më së shumti.

Për herë të parë, ky vend, sipas regjistrimit të popullsisë, ka rënë nën 4 milionë banorë. Për dhjetë vjet, që është anëtare e BE-së, Kroacia ka humbur gjysmë milioni banorë.

Krahas problemit kronik që kanë të gjitha vendet evropiane - zvogëlimit të vazhdueshëm të numrit të lindjeve - Kroacia ka regjistruar edhe largim masiv të të rinjve në vendet e tjera të BE-së.

Duke përfituar nga liria e lëvizjes së punëtorëve brenda tregut të përbashkët, shumë të rinj nga Kroacia kanë shkuar të punojnë në vende si: Irlanda, Gjermania dhe Austria.

Ky fenomen është regjistruar më herët edhe në vendet që kanë hyrë në BE para Kroacisë, si: Bullgaria, Rumania dhe Polonia.

Largimi i të rinjve, në kërkim të një vendi më të mirë të punës, ka pasur disa efekte pozitive.

Kroacia, për shembull, kur ka hyrë në BE në vitin 2013, ka pasur nivelin e papunësisë 17 për qind. Tash e ka diku rreth 6 për qind.

Por, Kroacia ka deficit të fuqisë punëtore, sidomos në fushën e turizmit dhe ndërtimtarisë. Këtë, ky vend, sikurse edhe vendet tjera të Evropës lindore, po e plotëson me fuqi punëtore nga vendet e treta, jashtë BE-së.

Vitin e kaluar, Kroacia ka shënuar rekord të dhënies së lejeve të punës për shtetasit e huaj, sidomos nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Dubravka Shuica, që është e caktuar të kujdeset për demografi dhe demokraci, thotë se për Bashkimin Evropian, zgjidhja më e shpejtë është migrimi i kontrolluar, sepse, siç thotë, pa ardhjen e fuqisë punëtore nga jashtë, ekonomia e BE-së do të humbë përparësitë ndaj konkurrencës.

Shuica, kur ka prezantuar disa herë planet e Komisionit Evropian për t’u përballur me këto sfida demografike, ka konstatuar se problemi i lëvizjes së të rinjve dhe fuqisë punëtore, nuk është vetëm nga lindja drejt perëndimit, nga një vend i BE-së në tjetrin, por edhe brenda shumë vendeve - nga zonat rurale në qytete.

Kjo, sipas Komisionit Evropian, ka thelluar edhe më shumë dallimet mes rajoneve në aspektin demografik. Prandaj, ka tërhequr vërejtjen Shuica, zvogëlimi i papunësisë në vendet e BE-së nuk duhet parë vetëm si gjë pozitive.

“Niveli i ulët i papunësisë është arritur, mes tjerash, edhe për shkak të ndryshimeve demografike. Tepër pak të rinj hyjnë në tregun e punës, lidin gjithnjë e më pak fëmijë, ndërkohë që ka lëvizje drejt vendeve tjera dhe dalje në pension, si rezultat i plakjes së popullsisë“, ka thënë Shuica disa herë gjatë debateve me qytetarë dhe me agjenci evropiane që merren me sfidat demografike.

Komisioni Evropian dëshiron të investojë në atë që e quan “migrim i kontrolluar“ dhe të bashkëpunojë me vendet e treta, të cilat do t’i edukonin punëtorët përpara se të hynin në BE. Por, duhet të përballet edhe me sfidë tjetër, sepse duke i tërhequr të rinjtë dhe fuqinë e kualifikuar të punës drejt BE-së, do të shkaktojë “ikje të trurit” në ato vende.

Prandaj, KE-ja dëshiron që të punohet në “qarkullimin e trurit“, e jo vetëm në “ikjen e trurit”. Kjo do të thoshte se ata që hyjnë për të punuar në një vend të BE-së, kur të krijojnë shkathtësi dhe përvojë, do të ktheheshin për të kontribuar në vendet e tyre të origjinës.

Sa u përket vendeve anëtare të BE-së, ato kanë qasje në fonde të mëdha nga politika e kohezionit, zhvillimit rural, digjitalizimit dhe edukimit.

Në të gjitha këto fusha, ku BE-ja ndan dhjetëra miliarda euro në vit, fokusi kryesor është në rritjen e shkathtësive për tregun e punës në zonat që kanë probleme demografike.

Në BE janë identifikuar 83 rajone që kanë probleme si plakja e popullsisë dhe largimi i të rinjve.

Vitin 2022, Komisioni Evropian e ka shpallur “Vit të të rinjve“, ndërsa vitin 2023 e ka shpallur “Vit të shkathtësive“.

Problem për tregun e punës është edhe dallimi i madh gjinor. Komisioni Evropian thotë se, aktualisht, janë mbi 7 milionë gra që nuk janë fare në tregun e punës - pra as të punësuara e as duke kërkuar punë.

Arsyet kryesore lidhen me kujdesin për fëmijët apo për të moshuarit, pasi në shumë rajone nuk ka çerdhe të fëmijëve dhe shtëpi të pleqve. Kujdesi institucional, ndërkaq, është aq i shtrenjtë, saqë nuk mund të punojnë dhe t’i paguajnë ato shpenzime.

Në BE, në fushën e përkujdesit punojnë 17 milionë gra dhe vetëm 450 mijë burra.

Në BE pranojnë se migracioni nuk mund të ndalet, se ai është i nevojshëm dhe se i ka dobitë e veta. Por, gjithashtu, theksojnë se janë të vetëdijshëm se vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me këtë fenomen më shumë se vendet tjera.

Prandaj, pasi që janë në procesin e integrimit në BE, sugjerojnë që edhe vendet e Ballkanit Perëndimor të investojnë më shumë në krijimin e kushteve për qytetarët e tyre që të rrinë në ato vende.

Për këtë thonë se duhet më shumë investim, sidomos në shkollim dhe në kujdes social - dy shkaktarët kryesorë të largimit të njerëzve nga ato vende.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: в ТиНАО создадут новые управы районов





Москва

Армяне России поддерживают движение «Тавуш во имя Родины»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: в ТиНАО создадут новые управы районов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Булат Окуджава

Урганта исключили из программы концерта памяти Булата Окуджавы




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Стартовал финальный этап всероссийского футбольного турнира «Будущее зависит от тебя»

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»


Даниил Медведев

Медведев с трудом одолел 121-ю ракетку мира на турнире в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Мир

Семьи со всего Уральского федерального округа приняли участие в конкурсе «Это у нас семейное»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России