Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2023

“Të vetëdijshëm për rrezikun”: Policët e rinj serbë nisin punën në veri të Kosovës

0
“Të vetëdijshëm për rrezikun”: Policët e rinj serbë nisin punën në veri të Kosovës

N.N. (identiteti i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë) është njëri nga 46 pjesëtarët e komunitetit serb që iu bashkuan Policisë së Kosovës, pas konkursit për plotësimin e pozitave vakante në drejtorinë për rajonin e veriut të Kosovës.

Në total, rreth 74 prej tyre nga radhët e komuniteteve joshumicë kanë filluar punën këtë javë.

“Pas përfundimit të trajnimit, ne u dislokuam në veri të Kosovës, ku nga e hëna shkoj çdo ditë me kolegët e mi”, thotë ai.

N.N. është nga një prej gjashtë komunave me shumicë serbe në jug të Ibrit dhe pranoi të flasë për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, sepse "nuk është e lehtë të punosh në veri".

“Kur kam aplikuar në polici kam qenë i vetëdijshëm për rrezikun që bart, aq më tepër që është veriu, të gjithë e dimë se si është situata aktuale”, vazhdon ai.

Në veri të Kosovës janë katër komuna me shumicë serbe – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potok – ku tensionet janë rritur që nga fundi i majit pas ardhjes në pushtet të kryetarëve shqiptarë.

Kësaj, si dhe krizave të mëparshme në veri, u ka paraprirë dorëheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar, duke përfshirë edhe punonjësit e policisë. Shkak ka qenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen nga përdorimi të targave të automjeteve, të cilat lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet e Kosovës.

Kështu, gjatë gjithë kohës në veri kanë qenë të pranishëm kryesisht policë shqiptarë. Ndërkohë, dy herë është shpallur konkursi për rekrutimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Zyrtarët e Kosovës dhe diplomatët e huaj veçanërisht i inkurajuan serbët që të aplikojnë në këto konkurse.

Deri më tani, në stacionin policor për rajonin e veriut punonin katër serbë, të cilët nuk dhanë dorëheqje, tha për REL-in zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Tani kemi 78 policë, 50 prej të cilëve janë serbë”, tha ai.

“Puna në Polici ka rëndësi për mua”

Bashkëbiseduesi i REL-it thekson se puna në Policinë e Kosovës ka shumë rëndësi për të, sidomos pas shumë vitesh kërkimi të një pune me “pagë të sigurt”.

“Kjo (punë) domethënë një lloj sigurie për mua, të paktën kur bëhet fjalë për sigurinë ekonomike”, thotë ai.

Ai shton se edhe më herët ka aplikuar për punë në Policinë e Kosovës, por edhe në institucione tjera. Megjithatë, deri më tani ai nuk ka pasur asnjë sukses.

“Kudo që kam aplikuar, nuk kam gjetur punë... Kjo punë më duhej shumë për shkak të detyrimeve familjare”, shprehet ai.

Ai shton se deri më tani nuk është përballur me presione apo kërcënime.

Kërcënuesit e "padukshëm" të serbëve të Kosovës

Kufiri vështirë i kalueshëm për disa serbë të Kosovës

Lista Serbe, ndërmjet pushteteve në Prishtinë dhe Beograd

Sërish “shënjestrimi” i serbëve

Por, më 25 korrik, në kanalet e Telegramit filloi të qarkullojë një postim me fotografi gjoja të serbëve që iu bashkuan Policisë së Kosovës.

Në përshkrim janë publikuar emrat, për të cilët pretendohet se janë policë të rinj nga radhët e komunitetit serb, të cilët u thirrën edhe me emra pezhorativë, kurse përdoret edhe gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Kanalet në gjuhën serbe në Telegram përcjellin rregullisht ngjarjet në veri të Kosovës që nga shpërthimi i krizës dhe kjo nuk është hera e parë që dikush është në “shënjestër” apo shpërndahen dezinformata.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën se fushata kundër policëve serbë në rrjetet sociale, e cila synon t'i frikësojë dhe kërcënojë ata, është e papranueshme për Qeverinë e Kosovës.

“Ata sot janë pjestarë të Policisë së Kosovës, sepse janë profesionistë të guximshëm, sepse janë qytetarë që kanë dashuri për vendin dhe e shprehin këtë duke i kontribuar atij”.

“Ata që integrohen jetojnë më mirë, ata që nuk integrohen, fatëkeqësisht, mbeten peng e subjekt i trysnisë financiare, dhe keqpërdorimit politik nga Beogradi zyrtar”, theksoi Kurti.

Ai tha se institucionet e sigurisë do t'u ofrojnë mbështetje të plotë policëve të rinj.

Kërcënimet i dënoi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

"Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë pranë policëve tanë, ndërsa ata shërbejnë me guxim për një ambient më të sigurt për të gjithë", tha presidentja Osmani.

Diplomatët e huaj në Kosovë reaguan dhe dënuan të gjitha kërcënimet ndaj policëve të rinj të Kosovës nga komunitetet joshumicë.

“Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë e Policisë së Kosovës në përfaqësimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit – EULEX.

Edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Policia e Kosovës ekziston për t'u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe se ajo duhet të pasqyrojë diversitetin e Kosovës.

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde shtoi se policët e rinj të Kosovës nga komunitetet joshumicë duhet të kenë mbështetjen e të gjithëve, veçanërisht të komunave dhe qytetarëve ku janë caktuar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani asnjë polic i ri nuk është përballur me ndonjë problem apo provokim, duke shtuar se institucionet janë të gatshme të reagojnë nëse ndodh një gjë e tillë.

"Do ta përballojmë, por disa gjëra vijnë me pozitën. Kur je polic duhet të parashikohen disa gjëra, mendoj se e dinë”, thotë Elshani.

Nga ana tjetër, politologu Ognjen Gogiq beson se Kosova mund t'i mbrojë policët e rinj në veri vetëm me ndihmën e njësisë speciale. Sipas tij, kjo do të ishte një “situatë absurde”.

“Që forcat speciale shqiptare i mbrojnë policët serbë nga popullata vendase serbe. Nëse do të ndodhte kjo, nëse ata (institucionet e Kosovës) duhej ta mbronin policinë e rregullt me njësi speciale, atëherë jemi në prag të një ripërshkallëzimi të ri”, thotë ai për REL-in.

Gogiq beson se para se të vendosen oficerët e rinj të policisë serbe në veri, është dashur të arrihet një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, ai konkludon se ardhja e policisë së rregullt në veri krijon mundësinë e tërheqjes së njësisë speciale dhe se një gjë e tillë mund të çojë në një “relaksim të situatës”.

Tërheqjen e forcave speciale të Kosovës nga veriu e kërkon edhe popullata vendase serbe, si dhe partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit – Lista Serbe.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о Международном форуме инноваций БРИКС





Москва

Свыше 600 навалов мусора устранили в Подмосковье за неделю


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Певица

Певица Кристина Агилера в боди вышла на сцену после похудения




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


ATP

Теннисиста Медведева выбили из топ-4 ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Глава СПЧ Фадеев считает необходимым ввести в России запрет на ношение никабов



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России