Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2023

Palestina thotë se u vra një 14-vjeçar, ministri izraelit viziton Malin e Tempullit

0
Palestina thotë se u vra një 14-vjeçar, ministri izraelit viziton Malin e Tempullit

Zyrtarët palestinezë thanë më 27 korrik se ushtria izraelite vrau një palestinez 14-vjeçar në Bregun e pushtuar Perëndimor. Në po të njëjtën ditë, një ministër i kabinetit izraelit vizitoi një vend të shenjtë të Jeruzalemit që ka shkaktuar shpeshherë dhunë midis Izraelit dhe palestinezëve.

Vizita e Itamar Ben-Gvir në atë kompleks, të njohur si Mali i Tempullit, mund t’i nxisë edhe më shumë luftimet mes Izraeli dhe palestinezëve, që kanë nisur me një intensitet të shtuar që një vit e gjysmë. Agjencia e lajmeve AP shkruan se kjo vizitë mund të ketë ngjallë reagime nga palestinezët që i shohin vizitat e tilla si provokuese.

Ky vend cilësohet i shenjtë edhe nga hebrenjtë, edhe nga myslimanët, dhe pretendimet e të dyja palëve lidhur me atë vend qëndrojnë në zemër të konfliktit izraelito-palestinez.

Në orët e hershme të 27 korrikut, Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se 14-vjeçari Fares Sharhabil Abu Samra u vra nga ushtria izraelite në qytetin Qalqilya të Bregut të pushtuar Perëndimor. Ushtria izraelite tha se palestinezët hodhën gurë dhe bomba zjarri ndaj trupave, të cilët u përgjigjën duke qëlluar në ajër.

Vizitës së Ben-Gvir në kompleksin e xhamisë Al-Aksa pritet t’i bashkohen qindra hebrenj për ta shënuar festën hebraike të Tisha B'Av, një ditë zie dhe pendimi për hebrenjtë që reflektojnë mbi shkatërrimin e Tempullit të Parë dhe të Dytë, dy ngjarje kryesore në historinë hebraike.

“Ky është vendi më i rëndësishëm për popullin e Izraelit, ku duhet të kthehemi dhe të tregojmë sundimin tonë”, tha Ben-Gvir në një video të publikuar nga zyra e tij.

Ben-Gvir, një ish-udhëheqës i kolonëve të Bregut Perëndimor dhe aktivist i së djathtës ekstreme, i cili vite më parë u dënua për nxitje dhe mbështetje të një grupi terrorist hebre, tani shërben si ministër i sigurisë kombëtare i Izraelit dhe mbikëqyr forcën policore të vendit.

Kjo është hera e tretë që ai viziton këtë vend të shenjtë që kur u bë ministër në qeverinë e ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Vendi, i njohur për hebrenjtë si Mali i Tempullit, është vendi më i shenjtë në judaizëm, pasi që aty qëndronin tempujt biblikë. Sot, aty qëndron Xhamia Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Vizita e tij mund të nxisë tensionet tashmë në rritje midis Izraelit dhe palestinezëve, të cilët janë përfshirë në luftime që kanë shkaktuar dhunën më intensive në gati dy dekada në Bregun Perëndimor.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Колледжи проведут Дни открытых дверей





Москва

Воскресшего Иисуса могут дополнительно установить в церквях, вместо черепа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Шнуров

Сергей Шнуров пристыдил Киркорова из-за "Евровидения": "Тебе велели проклинать!"




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Чья компания сильнее всех?

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»


ATP

Сумасшедший матч «Реала», Медведев опустился в рейтинге ATP. Главное к утру



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Реанимационное оборудование «Швабе» позволяет лечить новорожденных массой от 500 граммов



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России