Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2023

Kosova me qindra zjarrfikës mangët

0

Ulja e temperaturave dhe reshjet e dendura të shiut më 26 korrik ishin një ndihmesë për zjarrfikësit që të parandalonin përhapjen e disa vatrave të zjarrit në komunën e Prishtinës, atë të Obiliqit dhe të Fushë Kosovës.

“Kemi pasur dhjetë zjarre fushore. Në zjarre fushore hyjnë zjarret e hamulloreve, barit të thatë... Është numër i lartë, por, për fat, gjatë natës ka pasur disa reshje shiu”, thotë Malë Gashi, ushtrues i detyrës së komandantit të Brigadës profesionale të zjarrfikëseve dhe shpëtimit, që i mbulon këto komuna.

Kjo brigadë, sipas tij, operon me vetëm 80 zjarrfikës - numër i pamjaftueshëm për nevojat e popullatës në këto rajone.

Gashi thotë se brigada ka nevojë edhe për së paku 65 zjarrfikës të tjerë.

Ditëve të fundit, Kosova është përballur me temperatura të larta - mbi 37 gradë celsius.

Me rritjen e temperaturave rritet shpesh edhe rreziku për ndezjen dhe përhapjen e zjarreve.

Pothuajse çdo vit ka vatra zjarresh në pjesët malore, por edhe djegie të arave pas korrjes së të mbjellave.

Për këtë arsye, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarreve.

Në një thirrje të lëshuar më 18 korrik, kjo agjenci ka kërkuar po ashtu nga qytetarët që, në rast se vërejnë ndonjë zjarr, ta paraqesin atë në numrat emergjentë.

*Video nga arkivi: Sezoni i zjarreve me pak zjarrfikës

Numrat emergjentë pa pagesë janë:

Qendra Operative Emergjente: 112

Zjarrfikësit: 193

Policia: 192

Shërbimi Mjekësor Emergjent: 194

Kapacitete të pamjaftueshme zjarrfikësish

Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, thotë se menaxhimi dhe parandalimi i përhapjes së zjarreve paraqesin shqetësim për të, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të zjarrfikësve.

Në nivel vendi, sipas tij, janë rreth 800 zjarrfikës - kapacitete këto të pamjaftueshme për t’u përballur me ndonjë katastrofë natyrore apo me vatra të mëdha të zjarreve.

Ai konsideron se në bazë të numrit të përgjithshëm të popullatës, rreth 1.8 milion, Kosovës i nevojiten edhe 400 zjarrfikës.

Në bazë të rregullores për strukturën organizative të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, për çdo 1.500 banorë nevojitet së paku një zjarrfikës.

Në bazë të kësaj llogaritjeje, Kosova duhet të ketë rreth 1.200 zjarrfikës.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në vend nuk iu përgjigj interesimit të REL-it rreth numrit të zjarrfikësve, përkatësisht sa është i mjaftueshëm ai.

Tahir Ahmeti, drejtor ekzekutiv në Qendrën Kërkimore për Politika të Sigurisë, thotë se zjarrfikësit janë reaguesit e parë në rast të çfarëdo fatkeqësie natyrore dhe, për këtë arsye, rritja e numrit të tyre do të duhej të ishte prioritet për institucionet kompetente.

“Kur jemi te fatkeqësitë natyrore apo zjarret, duhet që çdoherë të jemi të përgatitur, sepse shteti apo institucionet nuk mund t’i parandalojnë fatkeqësitë natyrore, mirëpo duhet të jenë të përgatitura”, thotë Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.

Zjarrfikësit në Kosovë punojnë pa sigurime shëndetësore, ndërsa paga e tyre bazë është 520 euro.

Për shkak të temperaturave të larta, në javët e fundit, zjarret në Mesdhe kanë shkaktuar vdekjen e mbi 40 personave.

Në luftë të ashpër me to ka qenë sidomos Greqia, ku dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë.

Për valën ekstreme të të nxehtit në Evropën jugore - në disa vende mbi 44 gradë Celsius - janë fajësuar sidomos ndryshimet klimatike





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Главное за день





Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин принял решение о расширении мер поддержки промпредприятий



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Виктор Цой

Цой жил: съемки звезды «Кино» и эксперименты Билли Айлиш




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Курсант Пермского военного института Росгвардии принял участие в финале интеллектуальной олимпиады Приволжского федерального округа

Олимпийский чемпион Роман Костомаров поздравил победителей номинации «Экскурсия без границ» программы «Лига Экскурсоводов»


Елена Рыбакина

Рыбакина узнала свое место в новом мировом рейтинге



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России