Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2023

“Zhduket” aplikacioni i fundit për mesazhe në Turkmenistan, vendin me internetin më të ngadalshëm

0
“Zhduket” aplikacioni i fundit për mesazhe në Turkmenistan, vendin me internetin më të ngadalshëm

Njerëzit në Turkmenistan nuk kanë tashmë asnjë aplikacion për dërgimin e menjëhershëm të mesazheve, pasi i fundit që ekzistonte, IMO, është bërë i paqasshëm në këtë vend.

Të gjitha aplikacionet e tjera për mesazhe, si dhe rrjetet sociale, janë bllokuar tashmë nga qeveria autoritare në Ashgabat, e cila i ka shkëputur qytetarët e vet nga pjesa tjetër e botës.

Vendi i Azisë qendrore është përmendur vazhdimisht nga ekspertët ndërkombëtarë si vendi me shpejtësinë më të vogël të internetit në botë. Ajo shpejtësi me ritëm si të kërmillit është ngadalësuar edhe më shumë në javët e fundit, duke e bërë të pamundur hapjen e uebsajteve dhe duke e bërë “IMO-n të zhduket” nga vendi, thonë banorët.

“IMO-ja nuk funksionon më dhe gjithçka tjetër u bllokua shumë kohë më parë”, tha një banor i Ashgabatit për Radion Evropa e Lirë përmes emailit më 3 gusht.

“Madje edhe kanalet [e huaja] televizive po zhduken [nga interneti]. Kemi një javë tashmë që nuk mund ta shikojmë Euronews-in”, tha një banor në kushte anonimiteti.

Disa turkmenë vazhdojnë të kenë qasje në sajtet e bllokuara të rrjeteve sociale përmes rrjeteve pritave të internetit (VPN) – duke rrezikuar ndëshkim nga Qeveria – por interneti i ngadalshëm e bën pothuajse të pamundur për shumë njerëz që t’i hapin sajtet.

Konsumatorët thonë se një internet kaq i ngadalshëm është i paparë madje edhe për standardet e Turkmenistanit. Përveç se është tejet i ngadalshëm, shërbimet e internetit në Turkmenistan janë edhe ndër më të shtrenjtat në gjithë botën.

Një raport nga Cable.co.uk, me bazë në Britani të Madhe, për internetin me brez të gjerë në gjithë botën, gjeti se Turkmenistani – me një shpejtësi mesatare të internetit prej 0.50 megabajt për sekondë (Mbps) – është vendi më shpejtësinë e internetit më të vogël nga të gjitha 224 vendet dhe territoret ku bëri sondazh në vitin 2021.

Sipas raportit, u deshën 22 orë e 34 minuta për ta shkarkuar një film të një madhësi prej 5 gigabajtëve.

IMO-ja ishte aplikacioni i fundit për dërgimin e menjëhershëm të mesazheve në dispozicion në Turkmenistan, pasi autoritetet e bllokuan aplikacionin ICQ në fund të prillit.

WhatsApp, Viber dhe aplikacionet e tjera janë të paqasshme në Turkmenistan, njëlloj siç janë edhe rrjetet sociale si Facebook, X (ish-Twitter), VK, Odnoklassniki, dhe platforma për shpërndarjen e videove YouTube.

Shumica e mediave të pavarura online dhe mediat e huaja që përqendrohen në Turkmenistan, nuk mund të hapen brenda vendit pa përdorur VPN.

Qeveria turkmene është e njohur për ndërmarrjen e masave ekstreme për ta kontrolluar rrjedhjen e informacioneve nga vendi dhe jashtë tij, si dhe për ta izoluar popullin e vet nga bota ndërkombëtare. Në Turmenistan nuk ka media të pavarura dhe të gjitha radiot, televizionet, gazetat dhe portalet online, kontrollohen nga shteti.

Qeveria i kontrollon, po ashtu, edhe lëvizjet e njerëzve duke mos i lejuar shumë prej tyre të udhëtojnë jashtë vendit – madje duke i larguar udhëtarët nga fluturimet jashtë vendit, pavarësisht se ata kanë bileta dhe viza të vlefshme.

“Mjeti i vetëm me të cilin unë mund të kontraktoj me njerëz në botën e jashtme, është emaili, në të cilin ende mund të kesh qasje përmes telefonit të mençur”, tha banori i Ashgabatit.

Ata kanë kërkuar të mos u telefonojmë përmes telefonit mobil, sepse “shërbimet e sigurisë në Turkmenistan i mbikëqyrin telefonatat nga jashtë”.

Disa njerëz thanë për Shërbimin e Radios Evropa e Lirë në Turkmenistan se ishin ankuar në operatorin e internetit Turkmentelecom – i cili është në pronësi të shtetit – për përkeqësimin e vazhdueshëm të shpejtësisë së internetit, por asgjë nuk kishte ndryshuar.

Të tjerët thanë se ishin përpjekur të blinin pako më të shtrenjta, me shpresën për të siguruar internet më të shpejtë. Por, thanë ata, vetëm i humbën paratë sepse interneti mbeti i ngadalshëm sikur një kërmill.

Në vitin 2022, atëbotë presidenti Gurbanguly Berdymukhammedov e urdhëroi Ministrinë për Siguri Kombëtare ta shtojë edhe më shumë kontrollin mbi internetin e kufizuar dukshëm tashmë.

Asgjë nuk ka ndryshuar që nga dorëheqja e tij si president vitin e kaluar dhe emërimi i djalit të tij, Serdar, në vend të tij.

Autoritetet e Turkmenistanit i thirrën disa blogerë dhe influencerë të njohur vendas dhe i paralajmëruan të shpërndajnë përmbajtje që tregojnë vetëm gjëra pozitive për Turkmenistanin në rrjetet e tyre sociale.

Policia tha se ta kritikosh Qeverinë në rrjetet sociale mund të nënkuptojë burgim, thanë disa prej blogerëve. Oficerët paralajmëruan se, madje edhe pëlqimi apo komentimi në përmbajtje që e kritikon Qeverinë, është e ndaluar dhe mund të shihet si “veprim kundër Qeverisë”, thanë ata.

Ata që u thirrën nga policia ishin influencerë të rinj, të cilët e përdorin Instagramin, TikTok-un dhe YouTube-n, për të shpërndarë video, për të promovuar shërbime dhe produkte, për të folur për veten, apo për të shprehur mendime për temat të ndryshme – kryesisht tema jopolitike.

Mediat shtetërore në Turkmenistan e promovojnë vetëm narrativen e Qeverisë për një komb “të lumtur dhe përparues”, duke shfaqur pamje të fabrikuara, si dhe ngjarje dhe parada të organizuara nga shteti. Mediat dhe zyrtarët nuk e përmendin krizën e rëndë ekonomike, varfërinë dhe papunësinë që e ka kapluar që disa vite shtetin e pasuruar me gaz.

Përgatiti: Ekrem Idrizi





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра





Москва

Lipatov Sound заявил о выходе нового трека “Red City”


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Неделя мэра



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Иоганн Себастьян Бах

«Бах vs Шопен» от Amadeus Concerts




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Клиенты СберСтрахования стали в 1,5 раза чаще приобретать страховки для бегунов

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве


Дарья Касаткина

Касаткина, Андреева и Кудерметова — в тройке лидеров в борьбе за звание лучшей теннисистки



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Москве произошла драка с участием 15 человек, двое в больнице



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России